Përkeqësimi i motit në vend, Ministria e Mbrojtjes njoftim zyrtar, zonat më problematike

TIRANË- Ministra e Mbrojtjes ka ofruar informacion në lidhjre me situatën vend pas motit të keq. Sipas instuticionit, Në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi, dhe Vlahen të bashkisë Has. Po ashtu probleme qarkullimi shfaqen dhe në qarkun e Dibrës, ndërsa rruga e Arbrit është e pakalueshme në Qafë Murriz.
Sipas deklaratës, më problematike shfaqen disa zona në qarqet e veriut. Ndërsa në qarkun e Durrësit, Elbasanit, Beratit, Korçës, Fierit, Gjirokastrës, Kukësit, Shkodrës dhe Burrelit po punohet për kthimin e energjisë elektrike.
“Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:
Akset rrugore
Sipas ARRSH, të gjitha akset kombëtare janë kalueshëm, me përjashtim të.
* Në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi, dhe Vlahen të bashkisë Has.
* Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.
1. Bashkia Dibër ka të bllokuar rrugënnga qendra administrative Lurë me aksin kryesor por po punohet për hapjen e kalimit nga Rrësheni. Gjithashtu edhe rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative Selishtë.
2. Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara rrugë të brendshme të njësive administrative Ostren, Trebisht dhe pjesërisht në njësinë administrative Zerqan, Martanesh dhe Fushë-Bulqizë.
3. Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.
4. Në bashkinë Mat janë bllokuar vetëm 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.
* Në qarkun Durrës aksi rrugor Cudhi-Qafështamë, tashmë është i kalueshëm pas punës me mjetet e bashkisë Krujë. Aktualisht po punohet në rrugën që lidh fshatin Bruz-Mal me aksin Cudhi-Qafështamë.
* Qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve qëlidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj. Ndërsa segmenti Kir-Shosh vazhdon të jetë i bllokuar.
* Qarku Lezhë të gjithë akset rrugorë kombëtarë janë të kalueshme duke përfshirë edhe rrugën e Kishës, e cila u hap për qarkullim rreth orës 13:30 me goma dimërore.
Furnizimi me energji elektrike:
Ekipet e OSSHE po punojnë për kthimin e energjisë elektrike në disa zona të bashkive: Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Shkodër e Burrel
Lumenjtë dhe rezervuarët
1. Në fshatin Vadardhë, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës pati dalje nga shtrati të lumit Erzen duke përmbytur 1 serë dhe 4 dynym tokë bujqësore, por pas ndërhyrjes me ekskavator nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit u eliminua rreziku. Dalje nga shtrati të lumit Erzen pati edhe në fshatin Katund duke përmbytur vetëm oborret e disa banesave.
2. Në fshatin Murqinë, njësia administrative Bubq, bashkia Krujë, ku ditën e sotme lumi Ishëm doli nga shtrati, aktualisht është tërhequr uji nga tokat bujqësore.
Efektivët e Forcave të Armatosura ndodhen në qytetin e Vlorës, ku po ndihmojnë bashkinë për përballimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet.
Gjithashtu, pas kërkesës së bërë nga Prefekti i Qarkut Tiranë ditën e sotme për mbështetje me mjete të rënda, u dërgua në Njësinë Administrative Dajt, Bashkia Tiranë një fadromë dhe një kamion nga FA në ndihmë të komunitetit. Ndihma do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në Linzë, në ndihmë të komunitetit.
Parashikimi motit në vijim
Nesër (e martë dt. 14) reshjet dobëta të dëborës pritet të përfshijnë zonat Veri-Lindore, Qendrore dhe Jug-Lindore të territorit në lartësitë mbi 500 m.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 1 / 11 °C dhe në vendet malore: -5 / 1 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.
Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet”, thuhet në njoftim. /ZËRI
Në errësirë prej 3 ditësh, mijëra banorë në fshatrat e Lezhës pa energji elektrike për shkak të motit të keq

LEZHË- I gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ku në shumë zona të Shqipërisë raportohet për probleme me energjinë elektrike dhe me qarkullimin. Situata kritike është paraqitur dhe në fshatrat e qytetit të Lezhës, ku mijëra banorë në Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, janë në errësirë prej 3 ditësh, për shkak të probleme me energjinë elektrike.
Dëmtimet e shkaktuara nga moti i keq ende nuk janë rregulluar, për shkak të erës së ftohtë. Mungesa e energjsië elektrike ka shkaktuar vështirësi tek bizneset dhe familjet. /ZËRI
Po kurohej nga pneumonia/ Ursula von der Leyen lë spitalin, ja kur do të rikthehet në detyrë

BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila u shtrua në spital për gati një javë me pneumoni të rëndë, “tani është kthyer në shtëpi”. Ajo ndodhet në shtëpi në Hanover të Gjermanisë, ka bërë të ditur sot përfaqësuesja e Komisionit, Paola Pino.
Ursula von der Leyen nuk do të jetë në gjendje të kryesojë Dhomën e Komisionerëve këtë javë dhe i ka kërkuar Zëvendës Presidentes Ekzekutive Teresa Ribeira ta zëvendësojë. Kryetarja e Komisionit pritet që në fillim të javës së ardhshme t'i marrë plotësisht detyrat e saj.
Komisioni Evropian kishte njoftuar më 3 janar anulimin e udhëtimeve të Ursula von der Leyen për 15 ditë për shkak të “pneumonisë së rëndë”. 66-vjeçarja ka qenë në krye të Komisionit Evropian, që nga 1 dhjetori 2019./ZËRI
Kamionët dhe autobusët prej orësh në radhë, Greqia rilejon kalimin e mjeteve të rënda

KAPSHTICË-Pas orëve të gjata pritjeje, pala greke sapo ka njoftuar se do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionave dhe autobusëve drejt Greqisë nëpërmjet doganës së Kapshticës.
Prej orës 17:00 të së dielës policia greke nuk lejoi kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës drejt vendit fqinj. Autoritetet greke kanë njoftuar palën shqiptare, se përveç kamionëve ndalohej lëvizja edhe e autobusëve në Kapshticë, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike. Ndalimi shkaktoi radhë të gjata në pikën kufitare. Udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve u shprehën të shqetësuar për këtë situatë.
"Në vijim të informacionit të dhënë më datë 12.01.2025, për njoftimin nga Policia Kufitare greke, për bllokimin e lëvizjes së kamionëve dhe autobusëve, në PKK Kapshticë, informojmë se: Ditën e sotme, në orën 14:35, pas kontaktit me palën greke, ka filluar lëvizja e kamionëve dhe autobusëve në drejtim të Greqisë,"-thuhet në njoftim./ZËRI
Përmbytje në Kurbin, uji hyn në banesa, e moshuara: Mbrëmë kam fjetur në shi…

KURBIN- Reshjet e shiut gjatë natës së kaluar kanë përmbytur disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore në zonën e Kurbinit. Shkaku kryesor i këtij fenomeni është mospastrimi i kanaleve kulluese, sipas banorëve të fshatit Fushë-Milot dhe fshatit Lap, pranë autostradës. Siç kanë deklaruar fermerët, kjo situatë përsëritet çdo vit, por asnjëherë nuk dëmshpërblehen.
“Kam një metër ujë në arë, apel i kam bërë Perfekti e nënperfektit. Komplet ajo zonë është e mbytur me ujë, ta dijë qeveria. Emergjencat Civile të shohin familjet që kanë nevojë. S’pyet kush për ne!”, ka thënë njëri prej tyre.
“Kanali ka 20 vite që s’është pastruar. Jemi dhe pa drita prej tre ditësh, kemi shkuar 10,15 herë në bashki…por nuk pyet njeri”, ka shtuar një banor tjetër.
Një familje në Fushë-Milot jeton në kushte mjaft të vështira me banesën e dëmtuar nga tërmeti. E moshuara e cila jeton me burrin e sëmurë, i bën thirrje qeverisë që ta ndihmojë të strehohet.
“Kam shku në këmbë te Majlinda Cara. Pasha Zotin kam 4 vite kështu, kam ardhur me mijëra herë për t’u ankuar, asgjë s’është bërë. Nana s’ka shoqëri, asgjë. Fondet s’kanë ardhur, asnjë përgjigje s’më japin te bashkia! Mbrëmë kam fjetur në shi, s’i s’paska dhimbje shteti për dy të moshuar. I bëj thirrje shtetit ta ndihmojnë këtë nënë, po kërkoj shtëpi, jo vilë! Sa me më strehu”, tha e përlotur e moshuara për Klan.Tv.
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe për jugun e vendit. Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Dushk, Golem, Grabjan gjithashtu dhe buzë lumit Seman në Imshtë njësia administrative Bubullimë./ZËRI
Era e fortë përmbys kamionin tek ura e Milotit

MILOT-Orët e para të mengjesit janë shoqeruar me erëra mjaft te forta në rrethin e Lezhës. Kjo ka sjellë dëme të konsiderueshme duke dëmtuar biznese dhe duke thyer pemë në vend.
Si pasojë e kësaj situate nje kamion është përmbysur ne superastraden Lezhe-Laç prane ures se Milotit. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Policia mbërriti shpejt në vendngjarje për të shmangur edhe trafikun në këtë aks.
Për shkak të erës së fortë janë dëmtuar linjat elektrike. Pa energji elektrike kanë mbetur qindra familje në të gjithë Lezhën. /ZËRI
Moti i keq në Korçë, problematika në qarkullim, disa fshatra pa energji elektrike

KORÇË- Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në vend. Autoritetet janë duke punuar në segmentin Qafë Thanë- Doganë, pasi ka përqëndrim të dëborës për shkak të erës. Po ashtu, për shkak të motit të keq ka ndërprje të energjisë elektrike në disa fshatra të këtij qarku.
Deri më tani raportohet se ka ndërprerje në fshatrat Tudas, Denas, Xerje, Mazrekë dhe Brozdovec, në Moglicë, Lumaj, Kodras, Dushar dhe Zerec, Barmash, Shalës, Gërmenjë, Kalatanj, Qesarakë, Radivickë dhe Novoselë, në Çervenakë.
Grupet e punë po punojnë për riparimin e defekteve. Strukturat e Emergjencës Civile nuk kanë raportuar problematika të veçanta. /ZËRI
Moti i keq në vend, si paraqitet situata në Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike

SHKODËR- Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë “paralizuar” Shqipërinë. Në qarkun e Shkodrës për shkak të reshjeve të dëborës është bllokuar aksi rrugor Kire-Shosh, ndërsa rruga Bardhet-Iballe vazhdon të jetë e bllokuar. Po ashtu në disa fshtara të qarkut të Shkodrës raportohet se ka problem me energjinë elektrike, më konkretisht në Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi.
Gjithashtu hidrovoret kanë pas ndërprerje energjie elektrike, por nuk kanë shkaktuar probleme në nivelet e ujit dhe janë në funksion.
“Nga DRV Shkoder informohemi se akset rrugore qe mbulon kjo drejtori jane te qarkullueshme. Ne te gjitha akset ne zonat malore ka prani te debores dhe ere te forte.
Kontraktoret jane ne gadishmeri me mjete dhe puntore per pastrimin dhe kriposjen e rrugeve.
Qarkullimi i automjeteve ne zonat malore duhet te kryhet me goma dimerore dhe zinxhire.
Nga bashkia Shkoder, informohemi se vazhdojne ererat e forta.
Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane probleme me furnizimin me Energji Elektrike.
Aksi rrugor Kire – Shosh eshte i bllokuar. Rruga per ne Theth eshte e kalueshme por me ngrica.
Nga bashkia Malësi e Madhe, deri ne keto momente nuk raportohen probleme te EC.
Nga bashkia Vau Dejes, informohemi se kemi mungese te furnizimit me energji elektrike ne Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Vazhdojne ererat me intensitet te larte. Dy njesite malore jane te izoluara nga debora.
Nga bashkia Puke, informohemi se reshjet e bores kane pushuar, vijon kriposja e rrugeve. Probleme te tjera nuk raportohen deri ne keto momente.
Nga bashkia Fushe Arrez, informohemi se kane vazhduar reshjet e debores gjate nates se mbremshme dhe erave e fuqishme. Rruga nacionale Fushe-Arrez-Qafe Mali eshte pothuajse e pa kaluesh pasi akoma nuk e ka pastruat asnje mjete borpastrues. Vazhdon te jete e bllokuar rruga Bardhet – Iballe dhe kemi probleme per sa i perket furnizimit me energji elektrike ne fshatrat e NjA Qafe-Mali dhe Iballe.
Nga Druk Lezhe informohemi se rrjeti kullimit, argjinaturat e diga Shtoder nuk kan probleme.
Nivelet e ujit jane nen kuotat e rrezikut.
Hidrovoret kan pas nderprerje energjie elektrike por pa shkaktuar probleme ne nivelet e ujit. Aktualisht janë ne funksion e ne gjendje gadishmeri”, njofton Mbrojtja Civile. /ZËRI
Moti i keq në vend/ Vlora dhe Lushnja nën ujë, ushtria u shkon në ndihmë

VLORË-Reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Vlorës gjatë ditës së djeshme, ku shkaktuan përmbytje të disa rrugëve. Ndërkohë ditën e sotme ushtria po punon për heqjen e ujit dhe heqjen e llumit në zonat më problematike.
Ndërkohë ka rënie gurësh dhe dherash në aksin Himarë-Kuç, rruga e lumit të Vlorës. Reshjet kanë shkaktuar probleme në territorin e bashkive Lushnje e Divjakë. Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Dushk, Golem, Grabjan gjithashtu dhe buzë lumit Seman në Imshtë njësia administrative Bubullimë. Gjatë natës gjithashtu ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike përkatësisht në bashkinë Divjakë njësinë administrative Dushk dhe Golem./ZËRI
Rruga e bllokuar nga dëbora, fëmija i sëmurë në Ostren transportohet me mjet ushtarak në Bulqizë

BULQIZË-Vijon të jetë situata e rënduar në të gjithë rrethin e Bulqizës ku rrugët janë nën pushtetin e dëborës dhe ngricave. Si pasojë e situatës së rënduar shumë fshatra të njësive administrative Ostren, Trebisht, Zerqan, Martanesh, Fush Bulqizë, Shupenz janë të bllokuar. Në fshatrat e bllokuar ka dhe persona të sëmurë, ku rasti i një fëmije ka sjellë ndërhyrjen e Forcave të Armatosura për transportimin e tij drejt spitalit të Bulqizës.
Njoftimi:
Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës. Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit. Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente./ZËRI
Situata në juglindje/ Nga Qafë Thana në Korçë-Ersekë, autoritet- shoferëve: Pajisuni me goma dimërore

KORÇË-I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëbora duke shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në disa akse rrugore. Në aksin nacional Përrenjas-Qafë Thanë ka prani të dëborës dhe ngricave. Aktualisht rruga është e kalueshme, por me vështirësi. Në segmentet Libonik-Rëmbec-Plasë, Korçe-Ersekë dhe Zëmblak-Goricë Policia nuk lejon kalimin e mjeteve te pa pajisura me zinxhirë dhe goma dimërore.
Shërbimi për largimin e dëborês dhe kriposjen nuk është ndërprerë gjatë gjithë natës e do të vijojë pa ndërprerje edhe gjatë ditës. Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.
Kërkohet nga drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore ose zinxhirë kur kjo komunikohet nga autoritetet. Gjithashtu, kërkohet mirëkuptim nga qytetarët kur fluksi i mjeteve që lëvizin gjatë ditës është më i lartë e për pasoje ulet ritmi i shpejtësisë së përshkrimit të segmenteve rrugore nga borëpastrueset./ZËRI
Era e fortë në Lezhë/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina

LEZHË-Erërat e forta në qytetin e Lezhës kanë sjellë problemet e para. Mësohet se gjatë natës era e fortë ka rrëzuar dy pemë të mëdha pranë oborrit të spitalit rajonal të Lezhës. Pemët siç shihet edhe nga pamjet kanë rënë sipër një dyqani që ndodhet aty pranë. Gjithashtu janë dëmtuar disa automjete të parkuara.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar për disa orë për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit. Në fshatrat e Lezhës ka probleme edhe me energjinë elektrike./ZËRI
Moti i keq, pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla

TIRANË-Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se, për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, sot, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.
Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim. Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq.
Më poshtë lista e shkollave ku pezullohet përkohësisht mësimi deri në një njoftim të dytë:
1. Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” Mat
2. Shkolla “26 Korriku” Mat
3. Shkolla “Rexhep Kërtuka” Mat
4. SHMB Zall- Dardhë, Dibër
5. Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër
6. Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomire, Dibër
7. Shkolla 9- vjeçare Selishte,Dibër
8. Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtem,Dibër
9. SHMB” Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
10. Shkolla “Arberia”, Bulqizë
11. Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë
12. Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë
13. Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë
14. Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë
15. Shkolla Demokracia, Bulqizë
16. Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë
17. Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë
18. Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë
19. Shkolla “Man Jella”, Bulqizë
20. Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë
21. Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë
22. Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë
23. Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë
24. Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë
25. Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
26. Shkolla e Bashkuar Shishtave Kukës
27. Shkolla 9 vjeçare Kalimash,Kukës
28. Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës
29. Shkolla 9 vjeçare Orogjost, Kukës
30. Shkolla 9-vjeçare Cinamakë, Kukës
31. Shkolla Shën Mëri Kukës
32. Shkolla e bashkuar Zapod, Kukës
33. Shkolla 9-vjeçare Malqene,Ujmisht, Kukës
34. Shkolla e Bashkuar Bushtrice, Kukës
35. Shkolla 9-vjeçare Helshan,Has
36. Shkolla 9-vjeçare Letaj Has
37. Shkolla 9-vjeçare Metaliaj Has
38. Shkolla 9-vjeçare Fajza Has
39. Shkolla Metaliaj, Has
40. Shkolla e mesme e bashkuar Golaj Has
41. Shkolla Sejdi Dida, Has
42. Shkolla 9-vjeçare Vlahen Has
43. Shkolla 9-vjeçare Nikoliq Has
44. Shkolla 9-vjeçare Tregtan Has
45. 69-Shkolla e mesme Skenderbeu, Has
46. Shkolla e bashkuar “Mark Jaku” Pukë
47. Shkolla e Bashkuar “Nikoll Lleshi” Gjegjan, Pukë
48. Shkolla Iballë, Pukë
49. Shkolla Perlat Qender, Mirditë
50. Shkolla 9- Vjeçare " Mark Trokthi", Kurbin
51. Shkolla 9- Vjeçare " Gjin Pjetri", Kurbin
52. Shkolla 9- Vjeçare Nr.3,Kurbin
53. Shkolla 9- Vjeçare "Gjoke Elezi", Kurbin
54. Shkolla 9- Vjeçare, "Gjon Gjonaj", Kurbin
55. Shkolla 9- Vjeçare "Migjeni", Kurbin
56. Shkolla 9- Vjeçare "Besnik Syla", Kurbin
57. Shkolla 9- Vjeçare "Demokracia" , Kurbin
58. Shkolla 9- Vjeçare "Ismail Dema", Kurbin
59. Shkolla 9- Vjeçare "Dan Bajrami", Kurbin
60. Shkolla 9- Vjeçare "Fran Pal Piroli", Kurbin
61. Shkolla 9- Vjeçare Milot, Kurbin
62. Shkolla 9- Vjeçare "28 Nentori", Kurbin
63. Shkolla 9- Vjeçare "Cub Çapani", Kurbin
64. Shkolla 9- Vjeçare Shullaz, Kurbin
65. Shkolla 9- Vjeçare Skuraj, Kurbin
66. Shkolla 9- Vjeçare "Nike Tom Prela", Kurbin
67. Shkolla 9- Vjeçare Adriatik, Kurbin
68. Shkolla 9- Vjeçare "Nikoll Miri", Kurbin
69. Gjimnazi "At Shtjefen Gjeçovi" Kurbin
70. Gjimnazi "Arif Halil Sulaj" Mamuras,
71. Gjimnazi "At Shtjefen Kurti" Gorre,
72. Gjimnazi Milot
73. Shkolla "Hamdi Mansaku” Tiranë
74. Shkolla “Bahri Nela” Tiranë
75. Shkolla “Zenel Bastari” Tiranë
76. Shkolla “Vilëz” Tiranë
77. Shkolla ShMB Shëngjergj Tiranë
I gjithë vendi është përfshirë në reshje të dendura dëbore. Në Dibër, Peshkopi dhe Bulqizë trashësia e dëborës ka arritur rreth 20 cm, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 cm. Probleme janë hasur edhe rrugët nacionale prej ditës së djeshme (12 janar), ku reshjet me stuhi të fortë po bllokojnë shpeshherë aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në drejtim të Peshkopisë. Probleme ka pasur edhe në Korçë e Kukës./ZËRI
Reshje dëbore në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot

TIRANË-Dita sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar.
Në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 300-400 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke sjellë mot të kthjellët por shumë të ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 8°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë./ZËRI