LIVE UPDATES

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë 'aksionin': Gurë, zjarre dhe shkatërrim...Tirana në KAOS (ZHVILLIME)

♦Dita e tretë e protestës së studentëve e ka gjetur Tiranën mes kaosit dhe dyndjes së të rinjve në rrugët e kryeqyteti, pavarësisht thirrjes së kryeministrit Edi Rama për dialog. ♦Ndryshe nga dy ditët e para protesta është shtrirë edhe në qytete të tjera, si: Durrës, Korçë, Shkodër, Elbasan dhe Kukës, ku studentët janë përplasur me efektivët. ♦Që prej mëngjesit, situata mbetet e tensionuar në kryeqytet, ku pasi qëlluan me gurë godinën e Ministrisë së Arsimit, studentët marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit. ♦Fillimisht shënjestruan selinë e PS-së, më pas Bankën e Shqipërisë dhe Bashkinë e Tiranës, ndërsa dogjën edhe banka të nivelit të dytë. ♦Ndërkohë, prej orësh, Bulevardi përpara Kryeministrisë është kthyer në 'arenë lufte', më gurë, molotovë dhe ujë e gaz lotsjellës. ♦Ashtu sikur ndodhi mbrëmjen e djeshme, pas episodeve tek Kryeministria, protestuesit nisin të shpërndahen në zona të tjera të kryeqytetit. 

21 artikuj për këtë temë.
3 ORE ME PARE

Protestat në Tiranë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Gati të negociojmë dialogun

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
foto ilustruese

TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestat dhe situatën e krijuar në vend, kryesisht në Tiranë. Përmes një mesazhi publik, OSBE bën thirrje për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës. Gjithashtu, OSBE shpreh gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e dialogut mes palëve, nëse një gjë e tillë kërkohet.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në mesazhin e tyre.

Reagimi i OSBE-së vjen pas apelit të Presidentit Bajram Begaj, i cili përsëriti sërish thirrjen për qetësi dhe për dialog, me qëllim uljen e tensioneve në vend. /ZËRI

3 ORE ME PARE

Peleshi thirrje për vetëpërmbajtje pas protestave të dhunshme: Integrimi në BE mund të pengohet (VIDEO)

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
Niko Peleshi

TIRANË- Ka reaguar përmes një videokonference Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi lidhur me protestat e dhunshme që kanë përfshirë vendin prej tri ditësh, duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe reflektim.

Për shkak të situatës së tensionuar Peleshi bëri të ditur se ka vendosur të shtyjë me një javë seancën plenare të parashikuar për sot me argumentin se synon të shmangë çdo shkak për provokim të mëtejshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ai dënoi aktet e dhunës, djegiet dhe grabitjet, duke pretenduar se ato po u atribuohen qëllimisht studentëve. Sipas Peleshit, përshkallëzimi i situatës rrezikon të dëmtojë edhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Kreu i Kuvendit u bëri thirrje qytetarëve, partive politike dhe shoqërisë civile të zgjedhin dialogun dhe të shmangin përfshirjen e të miturve në protestat e dhunshme.

Reagimi i plotë i Niko Peleshit:

Çmoj si detyrim shtetëror dhe kombëtar të ndaj me opinionin publik një sqarim për ditën e sotme, ditë seance plenare për Kuvendin e Shqipërisë, si dhe një qëndrim për situatën që po kalon vendi.

Me përgjegjësinë për të garantuar një seancë të qetë, ku çdo deputet të ketë hapësirën kushtetuese dhe ligjore për të ushtruar detyrën e tij shtetërore, përballë një situate të paprecedentë dhune ndaj institucioneve të shtetit, pronës publike dhe pasurisë private të qytetarëve; në dritën e të dhënave shqetësuese nga institucionet ligjzbatuese për skenarë të rrezikshëm që po cenojnë rëndë rendin, sigurinë dhe qetësinë publike në vendin tonë dhe për të mos dhënë asnjë shkas për provokim, vendosa ta shtyj me një javë seancën plenare të planifikuar për sot.

Sot është dita kur çdo shtetar, çdo parti politike, çdo organizatë jofitimprurëse, përfaqësuesit e elitës akademike dhe të biznesit, dhe çdo qytetar i denjë i këtij vendi duhet t’i thërrasë arsyes dhe instinktit tonë kombëtar për paqe.

Jetojmë në demokraci. Kemi orientime politike të ndryshme. Kemi interesa të ndryshme. Grindemi, zemërohemi, protestojmë. Por mbi çdo ndryshim qëndron një interes i përbashkët kombëtar, një tokë e përbashkët: Shqipëria jonë.

Studentët, nxënësit dhe fëmijët tanë do ta trashëgojnë këtë vend, e bashkë me të edhe përgjegjësinë për ta bërë më të mirë.

Ata kanë të drejtë të kërkojnë prej nesh më shumë dhe më mirë.

Kanë të drejtë të dëgjohen më shumë.

Kanë të drejtë të ulen më shpesh në tryezat e përbashkëta që i fituan vetë duke ngritur zërin, si Tryeza e Paktit për Universitetin.

Studentët tanë do të jenë shqiptarët e parë që do të dalin në jetë si europianë, pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian.

Prandaj ngjarjet e fundit të dhunës, djegieve dhe grabitjeve, që qëllimisht po u vishen atyre, janë një dëm i madh për të gjithë ne.

Shqipëria ka pritur shumë.

Shqipëria ka punuar shumë.

Shqipëria e meriton të hyjë në BE si e barabartë.

Asgjë nuk është e garantuar, sepse ky proces nuk është vetëm në duart tona dhe jo të gjithë janë miq e dashamirës. Kjo vlen aq më tepër në një kohë gjeopolitike plot tensione dhe lojëra influence, veçanërisht në rajonin tonë të trazuar të Ballkanit Perëndimor.

Ky proces mund të pengohet nga forca malinje, por kurrsesi nuk duhet të pengohet, as të prishet, nga vetë ne, shqiptarët modernë të shekullit XXI.

Ndaj, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, si qytetar dhe si student i Dhjetorit ‘90, bëj thirrje për përmbajtje dhe reflektim.

Shoqëria jonë duhet ta mbajë frymën dhe të reagojë njëzëri për t’i mbajtur larg dhunës të miturit dhe nxënësit e gjimnazeve.

Ata nuk duhet të ushqehen me urrejtje. Ata nuk duhet të formohen nga dhuna e rrugës. Ata nuk duhet të lihen në duart e forcave të errëta, me qëllime aspak shqiptare.

Këtu duhet të jemi të gjithë bashkë, pa dallime politike: demokratë, socialistë apo të paangazhuar. Fëmijët janë interesi më i lartë i një vendi. Ashtu siç edukohen sot, ashtu do të jetë Shqipëria nesër.

Edhe një herë, t’i thërrasim arsyes. Të tregojmë se fatin e vendit tonë e mbajmë në duart tona, përkrah aleatëve tanë strategjikë, me idealin e shqiptarizmës së Rilindasve në zemër.

Të ulemi. Të flasim. Të diskutojmë dhe të debatojmë për të ardhmen, pa harruar kurrë se, mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë./ZËRI

5 ORE ME PARE

Pas tensioneve dhe përplasjeve, Bashkia e Shkodrës blindon godinën në prag të protestës së nesërme

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
foto nga bashkia shkoder

SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka nisur vendosjen e barrierave metalike në katin e parë të godinës, në kuadër të masave mbrojtëse të marra pas protestave dhe episodeve të tensionit të regjistruara gjatë ditës së sotme.

Masa vjen në prag të një tjetër proteste të paralajmëruar për ditën e nesërme, ndërsa ndërtesa po përforcohet për të parandaluar incidente të mundshme.

Shkodra u përfshi sot nga momente tensioni gjatë ndërhyrjes së efektivëve të Policisë për shoqërimin e disa protestuesve. Situata u shoqërua me reagime nga familjarët e tyre dhe pjesëmarrës të tjerë në tubim.

Pas zhvillimeve të sotme, vendosja e barrierave metalike në godinën e Bashkisë shihet si një masë paraprake në funksion të protestës së paralajmëruar për nesër./ZËRI

5 ORE ME PARE

Kaos në 'Rrugën e Elbasanit', hidhet gaz lotsjellës! Përplasje mes policisë

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
Foto nag rruga e elbasanit

TIRANË- Situatë e tensionuar është krijuar në 'Rrugën e Elbasanit' ku protesta është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Në përpjekje për të shpërndarë turmën, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës, ndërsa situata është përshkallëzuar në rrugë. Gazi ka prekur edhe qytetarë që ndodheshin në zonë dhe që nuk ishin pjesë e protestës.

Paralelisht një kioskë përgjatë aksit rrugor vijon të jetë e përfshirë nga flakët. Në vendngjarje nuk është konstatuar prania e një automjeti zjarrfikës duke bërë që disa qytetarë të ndërhyjnë vetë për të shuar zjarrin.

Përplasjet tymi dhe flakët kanë krijuar kaos në 'Rrugën e Elbasanit', ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar./ZËRI

6 ORE ME PARE

Trazirat në protestë, Hita: Nëse vazhdohet kështu, do të tregojmë forcën e ligjit (VIDEO)

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
skender hita

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka dalë në një konference për mediat lidhur me situatën e krijuar për shkak të protestës së studentëve, prej 3 ditësh.

Hita bëri thirrje për distancim nga aktet e dhunës, teska bëri me dije se janë identifikuar dhe arrestuar disa prej protestuesve që kanë dëmtuar dhe grabitur bankat e nivelit të dytë në Tiranë. Hita deklaroi se nëse situata vijon kështu, do të tregojnë forcën e ligjit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“Funksionaliteti i dhunës ka qenë në përputhje me të gjitha ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe standardet që ne kemi. Janë mbi 70 policë të plagosur, çka tregon qartë se atje ka pasur një dhunë. Sa u takon të gjithë organizatorëve në protestë, dihet shumë mirë që ajo nuk është një protestë e studentëve. Ne duhet të distancohemi nga dhuna dhe nuk duhet që të jemi pjesë e saj. Deri në këto momente, sa u takon edhe veprimtarive të vjedhjeve të bankave, janë arrestuar persona për këto akuza. Vazhdon puna për identifikimin e këtyre personave. Edhe sot në drekë u dëmtua një institucion financiar. Nëse kjo dhunë vazhdon me këto përmasa, do të vazhdojnë me forcën e ligjit dhe të vëmë përpara të gjithëve”, tha Hita.

6 ORE ME PARE

Protesta dhe kaos, reagon PS: Kush ka dorë në akte dhune do të përgjigjet para ligjit! (VIDEO)

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
pamje nga protesta prane selise se ps

TIRANË- Partia Socialiste ka reaguar pas protestës që po zhvillohet në disa qytete të vendit. Në reagimin e bërë publik, thuhet se të gjithë personat përgjegjës për aktet e dhunës dhe dëmtimet do të përballen me ligjin.

“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do të paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, thuhet në reagimin e publikuar nga PS.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/ZËRI

6 ORE ME PARE

Plas tek Kryeministria: Sulme me gurë, molotov e sende të forta, policia i shpërndan me ujë (VIDEO)

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
pamje nga kryeministria

TIRANË- Protesta tashmë është zhvendosur përpara godinës së Kryeministrisë. Situata vijon të jetë e tensionuar, ku në drejtim të godinës po hidhen tulla, sende të forta dhe molotovë. Ndërkohë që nga ana tjetër, policia ka përdoru gaz losjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/ZËRI

7 ORE ME PARE

U godit me gurë në kokë, shefi i forcave të rendit në Shkodër niset me urgjencë drejt Tiranës

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
pamje-shkoder

SHKODËR- Situata në Shkodër është përshkallëzuar, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë. Raportohet se komandanti i forcave të rendit, Fasli Rama, ka mbetur i plagosur rëndë gjatë incidenteve. Sipas informacioneve paraprake, Rama është goditur me gur në kokë gjatë përleshjeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Për shkak të plagës së rëndë, ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor. Gjendja e tij shëndetësore raportohet si kritike, ndërsa priten informacione të mëtejshme lidhur me ecurinë e saj./ZËRi

8 ORE ME PARE

Protestat e tensionuara, Policia apel prindërve: Mbani fëmijët larg përplasjeve gjatë protestave

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
pamje nga protesta

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me praninë e të miturve në protestë. Sipas njoftimit, në disa raste të miturit janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, mes sendeve të forta, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.

Policia u bën thirrje prindërve të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve të tyre dhe të mos lejojnë që ata të përfshihen në situata që rrezikojnë jetën dhe shëndetin.

Deklarata e plotë e Policisë:

Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit.

Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e situatës.

Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim.

Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke treguar kujdes të veçantë për mbrojtjen e të miturve. Por kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë.

Prandaj, u drejtohemi përsëri prindërve me një apel të qartë:

Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.

Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut për qëllime të caktuara.

Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre.

Çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t'u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.

Policia e Shtetit respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë të drejtat e të miturve, por do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre.

Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara.

Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin./ZËRI

9 ORE ME PARE

Situatë e tensionuar në Shkodër, protestuesit sulmojnë godinat e PS dhe PD (VIDEO)

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
shkoder

SHKODËR- Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë përhapur edhe në qytete të tjera të vendit, përveç Tiranës. Tensione janë regjistruar në Shkodër, ku protestuesit kanë sulmuar godinat e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Këto zhvillime vijnë në ditën e tretë të protestave, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe dëme materiale. Pavarësisht situatës që ka përshkallëzuar dhe vendi është në kaos total, të rinjtë vijojnë të bëjnë rezistencë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre. /ZËRI

9 ORE ME PARE

Situata jashtë kontrollit në Durrës, digjen kosha e pemë, thyhet dhe dera e Prefekturës (VIDEO)

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
durres

DURRËS- Studentë dhe gjimnazistë në Durrës kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën, ndërsa raportohet se situata ka dalë jashtë kontrollit. Marshimi nëpër rrugët e qytetit bregdetar është shoqëruar me tensione dhe dëme materiale.

Raportohet se protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash, si dhe disa pemë në ambientet e jashtme të Bashkisë së Durrësit. Madje, disa protestues kanë thyer derën e Prefekturës dhe kanë hyrë brenda godinës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/ZËRI

9 ORE ME PARE

Ministrja Kumbaro thirrje prindërve: Duar të errëta duan destabilizimin e Shqipërisë, mos lejoni që fëmijët të përdoren!

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
Mirela Kumbaro

TIRANE- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje prindërve të komunikojnë vazhdimisht me fëmijët e tyre dhe të mos lejojnë që ata të bëhen pjesë e akteve të dhunës gjatë protestave. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Kumbaro u shpreh se, ndërsa disa persona hedhin tymuese dhe shashka, si dhe shkatërrojnë biznese private e prona publike, duhet bërë gjithçka që të rinjtë të mos bëhen viktima të kësaj situate.

Mirela Kumbaro: Thirrje për bashkëpunim. Si ministre dhe nënë, ndërsa duar të errëta hedhin tym të erret shashkash dhe shkatërrimi në biznese private apo prona publike, të mos lejojmë që fëmijët tanë të jenë viktima të kësaj tymnaje.
Në shumë shkolla vijon normalisht mësimi.
E di që shumë janë tërhequr nga prindërit në shtëpi për t’i mbrojtur. Në këto moment duart e errëta duan që maskat t’u vënë fytyrave të fëmijëve tanë. Ishim gjithë kohës në komunikim.
Nuk janë studentë dhe nxënës ata që shkatërrojnë. E vetmja mënyrë që kemi është që energjia e protestës të kthehet në dialog.
Do të jemi bashkë që shkollat të vijojnë të jenë baza të dijes. Mos lejoni që fëmijët të përdoren nga duart e errëta që duan destabilizimin e Shqipërisë./ZËRI

10 ORE ME PARE

Deri në 13:00! 60 minuta nga afati...Rama: Nuk jap dorëheqjen! Çfarë pritet të ndodhë?

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë

TIRANË- Vetëm 60 minuta para skadimit të ultimatumit të vendosur nga protestuesit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen. Në një përgjigje me shkrim për Reuters, kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se nuk do të largohet nga detyra pavarësisht protestave që kanë hyrë në ditën e tretë radhazi.

Protestuesit i kanë lënë Ramës afat deri këtë të enjte, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen. Një natë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave në rast se kërkesa e tyre nuk merret parasysh.

Sipas njoftimit të tyre, nëse kryeministri nuk largohet nga detyra brenda afatit të përcaktuar, protestuesit do të marshojnë drejt Presidencës, ku do të kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit.

Ndërkohë, me vetëm 60 minuta të mbetura nga afati, studentë dhe gjimnazistë në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit kanë bojkotuar mësimin dhe vijojnë protestat për të tretën ditë radhazi. Situata në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera paraqitet e tensionuar. Gjatë marshimeve, protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash, kanë shkulur kangjella dhe kanë hedhur lëndë piroteknike.

Me skadimin e ultimatumit në orën 13:00, mbetet për t’u parë nëse protestuesit do të kalojnë në fazën e paralajmëruar të përshkallëzimit. Nga ana tjetër, mbetet për t'u parë cili do të jetë edhe reagimi i institucioneve përballë kërkesave të tyre, por edhe reagimi i vetë kryeministrit...nëse do të ketë sërish një të tillë./ZËRI

10 ORE ME PARE

Studentët në revoltë, Rama për Deutche Welle: Nuk jap dorëheqjen!

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë

TIRANË-Kryeministri Edi Rama i tha agjencisë Reuters se nuk do të jepte dorëheqjen përballë protestave të dhunshme të udhëhequra nga studentët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e tyre të tretë radhazi. Në përgjigjet me shkrim drejtuar Reuters-it, Rama deklaroi se nuk do të lejonte që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Studentët që protestojnë kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës.

“Sa i përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne patëm zgjedhje vitin e kaluar, jo një revolucion”, tha Rama në përgjigjet me shkrim për Reuters.

"Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të adresoj shqetësimet legjitime dhe ta ndihmoj Shqipërinë të ecë përpara. Alternativa do të ishte tradhtia ndaj shqiptarëve që më dhanë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian."

Rama tha se do të ishte gati të diskutonte koston në rritje të arsimit, por shtoi: “Sulmi ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe kërcënimi i sigurisë publike nuk kanë të bëjnë fare me kërkesat legjitime të studentëve.”

Protestat shënojnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili fitoi një mandat të katërt vitin e kaluar. Trazirat vijnë pas muajsh demonstratash kryesisht paqësore të nxitura nga planet për të ndërtuar një vendpushim luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë të mbështetur nga dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, një projekt që është përballur me sfida ligjore.

10 ORE ME PARE

"Të dashur nxënës, të nderuar prindër"/Policia e Shtetit del me thirrje: Distancohuni nga dhuna, këshillojini fëmijët

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
pamje nga protesta

TIRANË-Policia e Shtetit ka dalë me një thirrje drejtuar nxënësve dhe prindërve lidhur me protestat që po zhvillohen në ven. Policia ka kërkuar nga nxënësit të distancohen nga aktet e dhunës gjatë protestave dhe të largohen nga vendet ku ka përplasje. Ndërkohë, blutë u kërkojnë prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre.

THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE:

Të dashur nxënës, të nderuar prindër!

Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!

Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!
Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!

Një apel i veçantë për prindërit!

Kujdesuni për fëmijët tuaj!
Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.
Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!

Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.

Ju lutemi, bashkëpunojmë!

11 ORE ME PARE

Protesta e studentëve 14 tetor! Policia: 55 të arrestuar, 98 në hetim- u shkatërruan bankomate, kamera, semaforë, ministri

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
pamje nga protesta

TIRANË-55 persona janë arrestuar dhe 98 të tjerë janë proceduar penalisht, pas protestës së studentëve të zhvilluar një ditë më parë në 14 tetor. Mes të arrestuarve janë dhe dy të mitur, 15 dhe 17 vjeç. 

Blutë njoftojnë se të arrestuarit ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore, pronë publike dhe private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera, automjete dhe rrethime metalike gjatë tubimit. Policia bën me dije gjithashtu se gjatë protestës është dëmtuar godina e Komisariatit të Policisë Nr. 2, është djegur një automjet policie dhe janë dëmtuar tre automjete të parkuara.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore, pronë publike dhe private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera, automjete dhe rrethime metalike gjatë tubimit të datës 14.10.2026, arrestohen në flagrancë 55 shtetas.

Procedohen penalisht 98 shtetas të tjerë.

Gjatë tubimit të zhvilluar më datë 14.10.2026, përpara Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit dhe më pas në zona të tjera, dhjetëra pjesëmarrës të maskuar kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri, sende të forta metalike, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore, subjekteve private dhe ambienteve publike.

Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar kangjellat rrethuese, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjithashtu, janë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore, banka, institucione financiare dhe biznese të ndryshme.

Më pas, protestuesit janë zhvendosur në akse të ndryshme rrugore të kryeqytetit, përfshirë bulevardet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Gjergj Fishta”, rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe rrugën e Durrësit, duke vijuar aktet e dhunës dhe dëmtimet ndaj institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Gjithashtu, gjatë akteve të dhunës janë dëmtuar fasada xhami, bankomate, kamera, semaforë, sinjalistika dhe kangjella rrethuese të pronës publike dhe private.

Gjatë tubimit, disa prej protestuesve kanë hyrë në rrethimin e godinës së Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku kanë goditur me sende të forta dhe lëndë piroteknike, duke dëmtuar xhamat e fasadës së godinës dhe portën hyrëse. Gjithashtu, kanë djegur me lëndë djegëse një automjet të Policisë dhe kanë dëmtuar me sende të forta tre automjete të parkuara.

Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar në shërbim janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, përmes hedhjes së gurëve, sendeve të forta, kapsollave dhe koktejeve molotovi nga grupe pjesëmarrësish të maskuar.

Si pasojë, janë dëmtuar 51 punonjës policie.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kryerjes së veprimeve procedurale:

U bë arrestimi në flagrancë i 55 shtetasve, konkretisht: E. L., 18 vjeç; N. T., 23 vjeç; H. A., 18 vjeç; B. M., 20 vjeç; B. B., 22 vjeç; N. Sh., 18 vjeç; A. Th., 19 vjeç; K. B., 28 vjeç; S. F., 18 vjeç; S. A., 45 vjeçe; A. H., 18 vjeç; J. P., 29 vjeç; Z. M., 30 vjeç; F. B., 18 vjeç; Sh. M., 22 vjeç; E. B., 23 vjeç; V. A., 36 vjeç; A. M., 18 vjeç; D. L., 18 vjeç; N. Ll., 28 vjeç; K. B., 26 vjeç; L. P., 20 vjeç; E. Sh., 18 vjeç; E. K., 19 vjeç; Xh. M., 26 vjeç; Xh. M., 24 vjeç; E. T., 18 vjeç; A. T., 30 vjeç; E. L., 19 vjeç; V. Ll., 27 vjeç; A. K., 22 vjeç; A. Ç., 36 vjeç; G. Q., 18 vjeç; A. Ç., 37 vjeç; D. D., 30 vjeç; E. S., 26 vjeç; E. C., 19 vjeç; E. C., 19 vjeç; A. B., 24 vjeç; G. S., 22 vjeç; E. Sh., 19 vjeç; I. M., 23 vjeç; A. A., 44 vjeç; K. O., 20 vjeç; A. A., 24 vjeç; A. N., 19 vjeç; A. Z., 28 vjeç; A. J., 18 vjeç; R. C., 19 vjeç; S. H., 20 vjeç; K. B., 24 vjeç; R. S., 21 vjeç; R. D., 18 vjeç dhe 2 shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç.

U proceduan penalisht 98 shtetas të tjerë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 14.10.2026.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

12 ORE ME PARE

VIDEO/ Tensione në protestën e të rinjve në Elbasan, shkulen barrierat metalike, policia nis shoqërimet

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
Pamje nga shoqerimet

TIRANE- Policia e Elbasanit ka nisur shoqërimin e disa të rinjve gjatë protestës së zhvilluar sot në qytetin e Elbasanit.
Tubimi, i organizuar pas thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale, është shoqëruar me tensione dhe raportime për akte shkatërrimi.

Pas përshkallëzimit të situatës, uniformat blu kanë ndërhyrë, duke shoqëruar disa prej protestuesve./ZËRI

 

 

 

 

12 ORE ME PARE

Jo vetëm Tirana, bojkotit të mësimit u bashkohen studentët e Durrësit, Shkodrës e Korçës

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë

TIRANË-Pas Tiranës, studentë të Durrësit, Korçës dhe Shkodrës kanë bojkotuar mësimin në shenjë revolte. 

Mbi 80% e studentëve në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë nuk janë paraqitur në auditorë në shenjë mbështetjeje për protestën e zhvilluar në Tiranë. Studentë dhe nxënës të gjimnazeve në Korçë kanë paralajmëruar edhe një protestë e cila pritet të mbahet rreth orës 11:00 në qendër të qytetit.

Ndërkohë edhe studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë. Ata i janë drejtuar bashkisë dhe po bëjnë thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë nisur bojkotin e auditorëve, për t’u bashkuar në protestën e paralajmëruar prej tyre dhe në solidarizim me studentët e Tiranës. Lëvizja ka nisur në kampusin universitar të Spitallës dhe është parashikuar të zhvendoset në qendër të qytetit, me marshimin drejt Bashkisë Durrës.

13 ORE ME PARE

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë 'aksionin': Gurë, zjarre dhe shkatërrim...Tirana në KAOS (ZHVILLIME)

13 ORE ME PARE

Gjimnazistë e Tiranës nisin tensionet, djegin koshat e mbeturinave, nxënësit e 'Petro Ninit' përplasen me Policinë

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Nxënësit e disa prej gjimnazeve në Tiranë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë në shenjë revolte. Gjimnazistët e 'Ismail Qemalit' kanë djegur koshat e mbeturinave në rrugë, ndërsa përplasje me efektivët janë regjistruar tek gjimnazi 'Petro Nini Luarasi'. 

Edhe nga shkollat e Kamzës ka bojkot të mësimit me thirrjen “të gjithë së bashku!”

14 ORE ME PARE

Protesta nis sot nga Kamza, gjimnazistët bojkotojnë mësimin, dynden në rrugë: Të gjithë së bashku...

DITA 3-Rama: Nuk dorëhiqem! Studentët vijojnë
pamje nga ngjarja

TIRANË-Dita e tretë e protestës ka filluar nga kamza. Janë gjimnazistët ata të cilët kanë startuar tubimin, duke bojkotuar masivisht mësimin dhe kanë dalë në protestë. Me flamujt kuq e zi në duar dhe me thirrjen: 'Hajde të gjithë së bashku', nxënësit kanë nisur marshimin në rrugë.

Protesta pritet të shtrihet më tej në të gjithë Tiranën.

Poll

MOS HUMB