LIVE UPDATES

Masa për ish-kreun e SHISH “ndez” Kuvendin! Debate mes palëve, Berisha: Seancë e turpshme, Klosi: Kemi tjetër standard ne

♦Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. ♦Sipas rendit të ditës, pritet të zhvillohen dy interpelanca të kërkuara nga opozita, përkatësisht me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupajn, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron. ♦Por, pak para nisjes, PD ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës, pasi kërkon debat për masën ndaj Vlora Hysenit. ♦Gjithashtu, opozita kërkon llogari nga kryeministri Edi Rama për emërimin e saj në krye të SHISH. ♦Para Kuvendit, ministri i Drejtësisë Toni Gogu komentoi zhvillimet e fundit, duke e quajtur masën ndaj Hysenit si përgjegjësi individuale, teksa theksoi se përgjegjësi politike është marrë në momentin që qeveria e shkarkoi nga detyra. ♦Ndërkohë, para nisjes së seancës, qytetarët janë mbledhur dhe kanë nisur protestën e tyre. Tensionet e para kanë nisur, teksa janë shoqëruar deri tani të paktën 2 protestues. 

5 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

Nis protesta dhe tensionet para Kuvendit, shoqërohen 2 persona

Masa për ish-kreun e SHISH “ndez” Kuvendin! Debate mes
pamje nga protesta

TIRANË- Ka nisur protesta para Kuvendit, teksa raportohen edhe përplasjet e para pranë Ministrisë së Brendshme. 

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë shoqëruar nga Policia, mes tyre Dritan Goxhaj. Raportohet se protestuesit janë arrestuar pasi kanë tentuar të thyejnë rrethimin metalik të vendosur në zonën përreth godinës së Kuvendit.

Protesta zhvillohet në një kohë kur në Kuvend pritet të nisë seanca plenare. Qytetarët kanë paralajmëruar se çdo seancë do të shoqërohet me protestë dhe me tubime çdo pasdite. /ZËRI

2 ORE ME PARE

Sot Kuvend, PD kërkon ndryshim të rendit të ditës për masën e kreut të SHISH: Rama të japë llogari

Masa për ish-kreun e SHISH “ndez” Kuvendin! Debate mes
kuvend-kerkesa e pd

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, pak para nisjes së seancës së sotme plenare. PD ka kërkuar që në fokus të jenë zhvillimet e fundit, lidhur kme situatën e krijuar në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) pas masës së sigurisë ndaj ish-drejtueses Vlora Hyseni.

Masa për ish-kreun e SHISH “ndez” Kuvendin! Debate mes

Masa për ish-kreun e SHISH “ndez” Kuvendin! Debate mes
kerkesa e pd

Në kërkesën e depozituar nga kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, kërkohet heqja e rendit të ditë të dy interpelancave urgjente me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Sipas kërkesës së demokratëve, këto mbeten çështje me interes publik, por kërkojnë ndryshim të rendit të ditës për shkak të zhvillimeve në SHISH.

Ndërkaq, opozita kërkon që në vend të tyre të shtohet një pikë me titull: “Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rëndë në Shërbimin Informativ Shtetëror.”

Sipas PD-së, zhvillimet e fundit përbëjnë një çështje që duhet të marrë vëmendjen e Kuvendit dhe të trajtohet përmes kontrollit parlamentar. Në kërkesë, theksohet se Kuvendi duhet t’i kërkojë Kryeministrit Edi Rama shpjegime mbi përzgjedhjen e Vlora Hysenit në krye të SHISH, si dhe mbi veprimtarinë e saj gjatë drejtimit të institucionit./ZËRI

2 ORE ME PARE

Kreu i SHISH në arrest shtëpiak, ministri Gogu: Është përgjegjësi individuale, ndërsa ajo politike...qeveria e shkarkoi

Masa për ish-kreun e SHISH “ndez” Kuvendin! Debate mes
toni gogu

TIRANË- Pak para nisjes së seancës plenare, ka mbërritur Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili është ndalur për një prononcim për mediat. Në hyrje të Kuventi, Gogu ka komentuar masën ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, duke theksuar se ajo është përgjegjësi individuale. Sipas ministrit, qeveria e mori përgjegjësinë politike me vendimin për shkarkimin e saj nga drejtimi i SHISH.

“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve. Qeveria e shkarkoi drejtuesin për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit. Për sa i përket se çfarë ka ndodhur në institucion duhet të presim të gjithë procesin. Përgjegjësia politike është kur ti merr drejtimin që institucioni të vazhdojë të bëjë punën”, tha Gogu./ZËRI

3 ORE ME PARE

Kuvendi rrethohet me gardhe metalike, shtohen masat e sigurisë para protestës (VIDEO)

Masa për ish-kreun e SHISH “ndez” Kuvendin! Debate mes
pamje-kuvend

TIRANË- Pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit dhe protestës së paralajmëruar nga “Flamingot”, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në zonën përreth Parlamentit.

Godina e Kuvendit është rrethuar me gardhe metalike, ndërsa në rrugët që të çojnë drejt saj është shtuar prania e forcave të policisë. Disa akse janë bllokuar, duke kufizuar lëvizjen në zonën përreth.

Pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Parlamentit, duke nisur protestën e paralajmëruar. Tubimi pritet të nisë rreth orës 09:00, rreth 30 minuta para seancës plenare./ZËRI

 

4 ORE ME PARE

Sot mblidhet Kuvendi, dy interpelanca urgjente! Jashtë, qytetarët në protestë

Masa për ish-kreun e SHISH “ndez” Kuvendin! Debate mes
kuvend

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca të kërkuara nga opozita me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupajn, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron.

Ministri Jaupaj do t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës lidhur me situatën e 102 kontejnerëve që përmbajnë rreth 2,816 tonë mbetje të rrezikshme dhe toksike. Ndërsa në interpelancën me ministren Kumbaro, opozita pritet të kërkojë sqarime për situatën në kopshte dhe çerdhe. 

Në rendin e ditës janë përfshirë edhe disa projektligje. Kuvendi pritet të shqyrtojë dërgimin e trupave ushtarake shqiptare në Gaza, në kuadër të Forcës së Stabilitetit të krijuar nga Bordi i Paqes, nismë e thirrur nga presidenti amerikan Donald Trump. Pritet të diskutohet edhe projektligji për sigurinë juridike, mbrojtjen e zotëruesve të titujve dhe integritetin e tregut. Nisma synon të përcaktojë më qartë kompetencat dhe rolin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 24.9.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.9.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”.

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Paralelisht, këtë të enjte qytetarët do të mblidhen në orën 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë, kur deputetët do të zhvillojnë seancën plenare. Prej ditësh, protestuesit kanë paralajmëruar se seancat e Kuvendit do të shoqërohen me tubime paradite, duke e zhvendosur për disa orë protestën nga Kryeministria drejt Parlamentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB