LIVE UPDATES

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO 'arrest shtëpie' për kreun e SHISH! Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin, ndalohet në Morinë

♦SPAK ka zhvilluar sot kontrolle në banesën e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe ka lëshuar masë sigurie ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. ♦Kontrolle po zhvillohen gjithashtu edhe në banesat e disa zyrtarëve të tjerë. ♦Për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. ♦Operacioni lidhet me fraksionin e AKSHI-t për hetimet ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë. ♦Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, pasi konkretisht dyshohet se i ka çuar informacione shtetërore Ergys Agasit. ♦Sipas burimeve, pas arrestimit të Agasit dhe Shpatarakut, këqyrja e telefonave të tyre dyshohet se u ka ofruar hetuesve të dhëna të reja. ♦Gjithashtu, disa pamje filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, së bashku me prova të tjera të administruara nga SPAK, i kanë shërbyer Prokurorisë së Posaçme për të zgjeruar hetimet dhe për të hapur një fraksion të ri të dosjes AKSHI. ♦Në vijim, priten detaje të tjera dhe informacione zyrtare nga autoritetet.♦ Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar shkarkimin nga detyra të drejtueses së SHISH Vlora Hyseni, ndërsa është shprehur se drejtësia duhet të bëjë punën e saj. ♦ Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shetit Vlora Hyseni është ndaluar në pikën kufitare të Morinës pak minuta më parë, në vendin e quajtur Vermicë. Sipas informacioneve paraprake ajo është vetëdorëzuar në pikën kufitare që lidh Shqipërinë me Kosovën pas udhërit të lëshuar mëngjesin e sotëm nga SPAK, ku kërkon "arrest shtëpie" për ish-drejtuesen e SHISH, pasi dyshohet për dy vepra penale: “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

17 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Skandali i AKSHI-t/ SPAK kërkoi "arrest shtëpie" për drejtuesen e SHISH, ndalohet në Morinë Vlora Hyseni

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
Vlora Hyseni

MORINË- Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shetit Vlora Hyseni është ndaluar në pikën kufitare të Morinës pak minuta më parë, në vendin e quajtur Vermicë. Sipas informacioneve paraprake ajo është vetëdorëzuar në pikën kufitare që lidh Shqipërinë me Kosovën pas udhërit të lëshuar mëngjesin e sotëm nga SPAK, ku kërkon "arrest shtëpie" për ish-drejtuesen e SHISH, pasi dyshohet për dy vepra penale: “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Mësohet se ajo nuk ishte në Shqipëri gjatë kohës kur SPAK zhvilloi aksionin, teksa kishte shkuar për vizitë zyrtare jashtë vendit.

Operacioni i sotëm nga SPAK lidhet me fraksionin e AKSHI-t për hetimet ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë. Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, pasi konkretisht dyshohet se i ka çuar informacione shtetërore Ergys Agasit. Sipas burimeve, pas arrestimit të Agasit dhe Shpatarakut, këqyrja e telefonave të tyre dyshohet se u ka ofruar hetuesve të dhëna të reja. Ajo u shkarkua sot nga detyra me urdhër të kryeministrit Rama. 

Gjatë aksionit blic, SPAK dhe ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjithashtu edhe në bazat e grupit të njohur si "Troplini" në Durrës./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

SPAK i caktoi masën “arrest shtëpie”/ Rama shkarkon Vlora Hysenin: Askush nuk është mbi ligjin

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
EDI RAMA

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një reagimi të gjatë në rrjetin social X, ku ka folur në lidhje me operacionin që SPAK ndërmori ditën e sotme. Ai është shprehur se askush nuk është mbi ligjin dhe se drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

Rama tha se pas kthimit në Tiranë nga Shtetet e Bashkuara, do të konsultohet me Presidentin Bajram Begaj, për të zgjedhur drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Reagimi i Edi Ramës:

Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë.

Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.

Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.

Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj.

E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.

As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.

Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi:

Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.

Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Pas aksionit ndaj Hysenit dhe Prodës, shtetrrethim në Shkozet, RENEA 'zbarkon' në bazën e Troplinve (VIDEO)

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
pamje-shkozet

DURRËS- Një operacion i gjerë i ndërmarrë nga SPAK dhe BKH që në orët e para të mëngjesit është shtrirë edhe në Shkozet të Durrësit, ku janë kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente.

Kontrolle janë raportuar në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe në banesat e disa zyrtarëve të tjerë. Ndërkohë, aksioni është shtrirë edhe në Shkozet, ku dyshohet se Ergys Agasi ka kaluar një pjesë të periudhës së arratisë së tij.

Siç duket edhe në këto pamje, Forcat Speciale RENEA kanë rrethuar bazat e grupit të njohur si “Troplini” në Durrës, ndërsa kontrolle janë ushtruar në disa prona, banesa dhe ambiente të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Burime i thanë ZËRI se kontrollet janë fokusuar në banesat e Xhevdet Troplinit (POJA) dhe të nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, i shpallur në kërkim nga SPAK që në maj të vitit 2025, si koka e një grupi kriminal në operacionin "URA". 

Ndërkohë, operacioni po vijon dhe pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në lidhje me kontrollet dhe personat e përfshirë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vlora Hyseni në "arrest shtëpie" dhe masat për 2 të tjerët, SPAK me njoftim zyrtar: Kontrolle në 2 vila në Durrës

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
spak-foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar mbi operacionin e zhvilluar këtë të martë lidhur me hetimet për AKSHI-n.

SPAK njofton se masën e sigurisë "arrest shtëpie" për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Po ashtu, edhe dy masat "arrest me burg" për Fatjon Kalluçi (Shef në Laboratorin Shkencor të Policisë) dhe për biznesmenin durrsak Embro Sulejmani për përkrahje të autorit. Sipas njoftimit të SPAK, kontrolle janë ushtruar edhe në dy vila në Shkozet të Durrësit. 

Njoftimi i plotë i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar,  me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.

Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.

Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

1 MUAJ ME PARE

Ku u gjetën materialet sekrete të SHISH? DETAJE të bujshme që çuan SPAK deri te Vlora Hyseni

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
foto ilustrim: vlora hyseni-ergys agasi

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i SPAK mëngjesin e kësaj të marte, që çoi në arrestin shtëpiak të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Këtë të fundit, Prokuroria e Posaçme e akuzon për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për disa materiale të klasifikuara sekrete të dala nga Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH). Materiale të cilat, mësohet se janë gjetur gjatë kontrolleve të bëra pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi dhe ish zyrtarit të lartë të policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, SPAK ka ndërmarrë një aksion blic dhe ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ndërsa, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni është pezulluar nga detyra dhe është lënë nën masën "arrest shtëpie"./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK/ Kontrolle edhe te bazat e grupit të Troplinëve

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
Elvis Doçi

TIRANË -SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle edhe në bazat e grupit të njohur si "Troplini" në Durrës. Kontrollet janë kryer në Shkozet, atje ku dyshohet se Ergys Agasi ka kaluar një pjesë të arratisë të tij. Burime i thanë ZËRI se kontrollet janë fokusuar në banesat e Xhevdet Troplinit (POJA) dhe të nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, i shpallur në kërkim nga SPAK që në maj të vitit 2025, si koka e një grupi kriminal në operacionin "URA". 

Reagimi vjen pas operacionit të sotëm të SPAK, ku për herë të parë në historinë e vendit është lëshuar një urdhër arrest ndaj kreut të SHISH. Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni, e emëruar në 2023, është pezulluar nga detyra me urdhër të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”. 

Bëhet fjalë për një operacion që është ende në zhvillim dhe po ushtrohen kontrolle edhe te ish-kryepolici Ilir Proda, si edhe në zonën e Shkozetit në Durrës. Deri më tani janë ekzekutuar në total 2 urdhërarreste, ndërsa Hyseni rezulton jashtë shtetit, në një konferencë me 83 drejtues të tjerë të Shërbimit Informativ nga e gjithë bota, në Baku të Azerbaxhanit.

Në pranga kanë rënë, Fatjon Kalluçi- shefi tek laboratori Shkencor i Policisë, si edhe Embro Sulejmani - kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës, i cili dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit për të fshehur gjurmët e tij në këto ambiente./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Me cigare në dorë sapo del nga SPAK, momenti kur Ilir Proda lë ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
Ilir Proda duke dalë nga SPAK

TIRANE- Fill pasi SPAK dhe BKH i shkuan pranë banesës për t'ja kontrolluar ish-kryepolici Ilir Proda është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Burime i thanë ZËRI se Proda është marrë në pyetje për operacionin me urdhër të SPAK, ku emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit. Pas daljes nga SPAK, Proda është filmuar duke pirë cigare ndërsa nuk ka pranuar të komentojë për gazetarët. 

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
Ilir Proda duke dalë nga SPAK

Po sot, SPAK arrestoi shefin e Laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi, dhe administratorin e agroturizmit "Kodra e Kuajve" dhe lokalit të Bllokut Qeveritar në Durrës. GJKKO gjithashtu ka lëshuar një masë "arrest shtëpie" ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
Ilir Proda duke dalë nga SPAK

SPAK dhe BKH nuk e kanë ekzekutuar sot masën ndaj Hysenit pasi ajo ndodhet jashtë vendit në një vizitë zyrtare në Baku të Azerbaxhanit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Thellohet skandali/ Biznesmeni dyshohet se fshiu pamjet e kamerave të sigurisë kur Agasi ka hyrë te lokali i bllokut qeveritar në Durrës

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
Embro Sulejmani

TIRANE- Embro Sulejmani, administratori i agroturizmit "Kodra e Kuajve" është njëherazi edhe administrator i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës. Kjo dyshohet se është edhe arsyeja e arrestimit të tij. Sulejmani dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin kur Ergys Agasi është arrestuar, për të fshehur gjurmët e frekuentimit të tij në këto ambiente. 

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
Embro Sulejmani

Po sot, SPAK arrestoi shefin e Laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi, ndërsa kreu kontrolle te banesa e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe ka lëshuar një masë "arrest shtëpie" ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
Embro Sulejmani

SPAK dhe BKH nuk e kanë ekzekutuar sot masën ndaj Hysenit pasi ajo ndodhet jashtë vendit në një vizitë zyrtarë në Baku të Azerbaxhanit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK/ Arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe administratori i Agroturizmit ‘Kodra e kuajve’ (EMRAT-FOTO)

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani

TIRANË- Një zyrtar policie dhe një biznesmen u arrestuan në kuadër të operacionit të ndërmarrë sot nga SPAK, lidhur me hetimet që po kryhen në kuadër të dosjes “AKSHI.

Në pranga ka përfunduar Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë. Gjithashtu është arrestuar edhe Embro Sulejmani. Ky i fundit, është administratori i agroturizmit “Kodra e kuajve” në qytetin bregdetar të Durrësit. Njëherazi është kryekamarier i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës. 

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, SPAK ka ndërmarrë një aksion blic dhe ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ndërsa, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni është pezulluar nga detyra dhe ëshë lënë nën masën "arrest shtëpie"./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Nga shkarkimi në Kosovë, në krye të SHISH...Sot u pezullua nga detyra! Kush është Vlora Hyseni?

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
vlora hyseni

TIRANË- Vlora Hyseni është shkarkuar sot nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e “AKSHI”. 

Hyseni akuzohet për dy vepra penale, konkretisht “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimi nga detyra.

Por kush është Vlora Hyseni dhe si mbërriti në krye të SHISH?

Vlora Hyseni u emëruar në krye të SHISH në vitin 2023. Më 17 mars 2023, kryeministri Edi Rama njoftoi se i kishte propozuar Presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Në atë kohë, Hyseni vinte nga Kosova, ku kishte mbajtur postin e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), por ishte shkarkuar nga detyra.

Pikërisht kjo pikë, do të kthehej në një çështje debati dhe kundërshtime, pasi opozita kërkonte të merrte informacione të plota rreth saj dhe arsyet e shkarkimit nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Megjithatë, më 3 prill 2023, rreth dy javë pas propozimit të kryeministrit, Presidenti Bajram Begaj e dekretoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it.

Detyra në Kosovë

Hyseni kishte punuar për disa vite në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Fillimisht, ajo kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe më pas, nga viti 2019, atë të zëvendësdrejtoreshës. Por, më 30 qershor të vitit 2021, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkarkuan Vlora Hysenin nga detyra e zëvendësdrejtores.

“Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit Nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (GZ, Nr. 30, 15 qershor 2008). Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara. Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të shpërndarë për mediat në 30 qershor 2021.

Nga drejtimi i SHISH te hetimi i SPAK

Sot, pas më shumë se tre vitesh në krye të SHISH, Vlora Hyseni do duhet të përballet me akuzat e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e “AKSHI”.

Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Ndërsa shkak, mësohet se janë bërë disa pamje filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, së bashku me prova të tjera të administruara nga SPAK./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Përkrahje e autorit dhe nxjerrje sekreti hetimor/ SPAK i shkoi 'te dera', Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
Vlora Hyseni

TIRANË- GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e “AKSHI”.

Megjthatë, mësohet se masa nuk është ekzekutuar ende. Sipas burimeve, aktualisht drejtoresha e SHISH nuk ndodhet në Shqipëri.

Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për dy vepra penale, konkretisht për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Ilir Proda del nga SPAK, u mor në pyetje pas kontrollit në banesë (VIDEO)

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
ilir proda

TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pak orë pas kontrollit të banesës së tij.

Kontrolli në banesën e Prodës është kryer rreth orës 06:40 të mëngjesit, ndërsa pas këtij veprimi ai është thirrur në SPAK për të dhënë deklarime.

Proda është marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme dhe pas përfundimit të deklarimeve, ka lënë ambientet e SPAK./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Aksioni i SPAK/ Masa sigurie për dy ekspertë të kriminalistikës, disa policë të arrestuar

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
foto ilustruese

TIRANË- Dy masa të tjera sigurie janë ekzekutuar, përveç masës së arrestit në shtëpi dhe pezullimit nga detyra të vendosur ndaj Vlora Hysenit nga GJKKO. Bëhet fjalë për dy ekspertë kriminalistë të Policisë së Shtetit, njëri me detyrë në Tiranë dhe tjetri në Durrës. 

Ndërkohë, raportohet se janë lëshuar edhe masa “arrest me burg” për disa efektivë të Policisë së Shtetit. Sipas burimeve, mësohet se masat e sigurisë ndaj efektivëve janë ekzekutuar./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"Më provoni që kam bërë korrupsion", Ergys Agasi dje në gjykatë: Kam takuar ministra e drejtorë...

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
ergys agasi

TIRANË-Disa filmime të marra në ambientet e zyrës së biznesmenit Ergys Agasi dyshohet se janë bërë shkak për nisjen e hetimeve nga SPAK. Materialet e siguruara janë bërë pjesë e hetimit, ndërsa SPAK po verifikon kontaktet dhe takimet e Agasit me persona të ndryshëm, përfshirë zyrtarë të lartë.

Ndërkohë, një ditë më parë, gjatë paraqitjes së tij para gjykatës, Agasi ka mohuar përfshirjen në veprime korruptive. Ai është shprehur se ka takuar zyrtarë të lartë, por ka mohuar se këto takime kanë pasur lidhje me veprime të paligjshme.

“Kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion”, mësohet se është shprehur biznesmeni para gjykatës./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

U pezullua nga detyra, dyshohet se Vlora Hyseni i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit (AKUZAT)

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
vlora hyseni-ergys agasi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i SPAK të nisur mëngjesin e kësaj të marte, në kuadër të hetimeve që lidhen me AKSHI-n.

Sipas burimeve, kontrollet janë shtrirë në disa banesa të zyrtarëve, emrat e të cilëve dyshohet se lidhen me një prej fraksioneve të dosjes së AKSHI-t, konkretisht me hetimet ku është përfshirë edhe Ergys Agasi. 

Në fokus të hetimit është edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni. Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Po sipas burimeve, një prej dyshimeve që po verifikohet nga hetuesit është se Hyseni i ka përcjellë informacione shtetërore Ergys Agasit.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në orët në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me personat dhe rrethanat që janë në fokus të këtij aksioni të SPAK./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

SPAK 'mësyn' në banesën e ish-kryepolicit Proda, DETAJE: Zbulime në telefonin e Ergys Agasit

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO

TIRANË- Këtë të martë, SPAK ka kryer një aksion kontrollesh në banesat e disa zyrtarëve të lartë. Mes tyre edhe të ish-kryepolicit, Ilir Proda, si dhe në banesën e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Për këtë të fundit, me urdhër të GJKKO-së është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është pezulluar nga detyra.

Sipas burimeve, aksioni në fjalë po kryhet në kuadër të hetimeve për AKSHI-n dhe me një prej fraksioneve të dosjes ku po hetohet Ergys Agasi, i cili u arrestua disa javë më parë. Në momentet e arrestimit, ishte në shoqërinë e ish-efektivit Uljan Shpataraku.  

Burimet bëjnë me dije se pas arrestimit të Agasit dhe Shpatarakut, këqyrja e telefonave të tyre dyshohet se u ka ofruar hetuesve të dhëna të reja, të cilat kanë çuar në verifikimin e personave të tjerë dhe zgjerimin e hetimit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Hetimet për Ergys Agasin/ SPAK kontrolle në banesën e Ilir Prodës, pezullim e 'arrest shtëpie' për kreun e SHISH, Vlora Hyseni

Skandali me dosjen e AKSHI-t, shkundet 'KUPOLA' e Shtetit/ GJKKO
ilir proda-vlora hyseni

TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po zhvillon kontrolle në banesën ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Ndërkohë, përveç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të personave të tjerë në aksionon që ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mes tyre edhe banesa e drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Për këtë të fundit, SPAK ka kërkuar pezullimin nga detyra dhe masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

Sipas burimeve, aksioni në fjalë bëhet në kuadër të hetimeve për AKSHI-n dhe me një prej fraksioneve të dosjes ku po hetohet edhe Ergys Agasi, i cili u arrestua disa javë më parë. Burimet bëjnë me dije se pas arrestimit të Agasit, këqyrja e telefonave të tij dyshohet se u ka ofruar hetuesve të dhëna të reja, të cilat kanë çuar në verifikimin e personave të tjerë dhe zgjerimin e hetimit.

Në vijim pritet të ketë më shumë detaje dhe informacion zyrtar nga autoritetet.

 

Lajmi në përditësim...

MOS HUMB