LIVE UPDATES

Berisha 5 minuta në SPAK, akuza Dumanit dhe Ballës: Do i sulmoj të gjithë!

➤ 5 minuta ka zgjatur "takimi" i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha me SPAK. ➤ Edhe sot, kryedemokrati u prit nga simpatizantë të PD-së. ➤ Paraditen e sotme, kryedemokrati Berisha shkoi në SPAK në bindje të urdhrit të Gjykatës së Posaçme për t'u paraqitur para Policisë Gjyqësore, në respektim të masës "detyrim paraqitje". ➤ Pasi doli nga ambientet e godinës, para turmës së protestuesëve që ishte mbledhur në mbështetje të tij, Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. ➤ Po ashtu, Berisha nxori një dokument për mediat, për të cilat pretendoi se ishin përgjime nga "bandat e Elbasanit". ➤ Sipas tij, një anëtar me nofkën “Target” i ka premtuar Taulant Ballës vota për zgjedhjet e vitit 2021, në këmbim të arrestimit të kundërshtarëve. ➤ Gjithë takimin e tij, e mbylli me një konferencë për mediat në seli.

6 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Mjaftonte vetëm firma! Ja çfarë shkroi Berisha në procesverbalin e SPAK: Do vazhdoj denoncimet!

Berisha 5 minuta në SPAK, akuza Dumanit dhe Ballës: Do i sulmoj
Sali Berisha

TIRANË- Përveçse foli para kamerave të mediave, kryedemokrati Sali Berisha ka lënë edhe një shënim në procesverbalin që firmosi në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Edhe pse mjaftonte që të hidhte firmën e tij, Berisha nuk e ka lënë që t'i ikë rasti pa sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. 

"Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës 'kukull' i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale,”- ka shkruar Berisha mbi dokument.

Berisha 5 minuta në SPAK, akuza Dumanit dhe Ballës: Do i sulmoj

Paraditen e sotme, kryedemokrati Berisha shkoi në SPAK në bindje të urdhrit të Gjykatës së Posaçme për t'u paraqitur para Policisë Gjyqësore, në respektim të masës "detyrim paraqitje". Sipas vendimit që është marrë për të, kryedemokrati duhet të paraqitet para Policisë Gjyqësore të hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Rama e zëvendësoi me Shalsin, Berisha: Majko u përgjua nga SHISH! Socialisti: Kënaqësi që më fyet!

Berisha 5 minuta në SPAK, akuza Dumanit dhe Ballës: Do i sulmoj
Pandeli Majko dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vendimin e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të larguar si drejtues politik të Kukësit, Pandeli Majkon. Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendon se zëvendësimi i Majkos me Eduart Shalsin ndodhi për shkak të një përgjimi të Shërbimit Informativ të Shtetit. Berisha pretendon se Majko ishte kapur nga një përgjues i vendosur për të zbuluar "pazaret" e trafikantëve të armëve dhe drogërave. Po sipas kryedemokratit, në përgjime Majko flet për blerje votash.

"Pandeli Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës. Pandeli Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar, jo për Pandeli Majkon, por për trafikantë droge dhe armësh që mblidheshin aty. Aty shkon dhe bie zoti Pandeli. Dhe aty, është shumë e vërtetë, dosja është edhe tek ata, është edhe tek unë, aty shkon Pandeliu me këtë Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit dhe fillojnë. I thotë atij drejtorit, ti në Has do të kërkosh kaq shtylla centrifugale dhe do i marrësh në një kompani këtu buzë Erzenit. Ato kushtonin nja 40 deri në 60 mijë euro. Por i thotë, do faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 do i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do dërgohen në Durrës, të tjerat do përdoren në Kukës. Oficeri, i cili ishte në detyrë për të hedhur në çark trafikantët, habitet. Përveç kësaj, në bisedë aty, përfaqësuesit e Hasit kërkojnë armë, sepse Miftar Dautin, thonë ata, nuk e mundim dot. Kandidatin tonë, është reale çdo gjë. Tani ky oficer, njeri i përgjegjshëm, njeri i ligjit, e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe shkon e dorëzon në Skap. Po, dokument zyrtar. Vlora që vodhi arkivën sekrete të shërbimit të Kosovës dhe e çoi aty ku e çoi, ajo e di, dyshime shumë të forta se e çoi në Beograd, refuzon ta presë oficerin. Dhe oficeri mbetet jashtë shërbimi, kishte kryer në mënyrë të shkëlqyer detyrën dhe sot nuk e di ku është. Pra, ky është Majko. Majko shkoi përsëri në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe e kanë sjellë në Tiranë, po sjell gjysmën e ministrave të tij në Tiranë se qytetarët e Tiranës kanë një revoltë të jashtëzakonshme me Lal Vjedhësin, njeriun më të shpifur që ka pasur ndonjëherë Tirana si kryetar bashkie,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

Pas deklaratës së Berishës, një koment ka ardhur edhe nga vetë Majko për kryedemokratin. Në rrjetet e tij sociale, socialisti shprehet se e vërteta e Berishës është konfuzioni. Për të, fakti që Berisha e përmend, përkthehet se ka bërë një punë të mirë në drejtimin politik të qarkut të Kukësit.  

"Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e sdo te shohin cmendurinë që kane para syve! Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës! Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur! Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të! Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur! Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!,"-shkruan Majko në Facebook.

Në takimin e sotëm me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama bëri një ndryshim i rëndësishëm në terren. Pandeli Majko është sjellë në Tiranë, si drejtues politik, ndërsa në qarkun e Kukësit, në vendin e tij është dërguar Eduart Shalsi. Edhe pse lajmi është bërë me dije për mediat, nuk ka ende një sqarim të këtij ndryshimi në "bazën" e socialistëve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Berisha nxjerr përgjimet: Banda e Elbasanit i premtoi vota Ballës në këmbim të burgosjes së kundërshtarëve

Berisha 5 minuta në SPAK, akuza Dumanit dhe Ballës: Do i sulmoj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, hodhi akuza ndaj ministrit të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Taulant Balla. Berisha nxori një dokument për mediat, ku tha se janë përgjime nga bandat e Elbasanit. Sipas tij, një anëtar me nofkën “Target” i ka premtuar Ballës vota për zgjedhjet e vitit 2021, në këmbim të arrestimit të kundërshtarëve.

“Irena me 5 mbiemra dhe Irenat me 5 mbiemra gjykatë i çuan ti?! Urdhëro pra, ka marrë përsipër arrestimin dhe i ka arrestuar. Shko, shih kronologjinë. Pra, ky vendos edhe për gjykatën, edhe për prokurorët. Sepse këtu nuk thuhet prokurorët, thuhet Taulanti garantoi. Dhe ata u arrestuan. Tani, kush i arrestoi ata? Gjykatës të pavarur i arrestuan apo Taulanti? Kjo është shumë evidente. Ajo që kanë deklaruar rezolutat ndërkombëtare, se kemi të bëjmë me një sipërmarrje kriminale shtetërore në Shqipëri, shteti dhe krimi së bashku, kjo është e vërteta.

Tjetër punë se akoma nuk është arritur të realizohet nga mediat për arsye të ndryshme, por kjo është një narkodiktaturë, në të cilën ky shtet funksionon me një organizatë të përbashkët me krimin. Ja, urdhëro ku e keni. Të mos kërkohen më tendera publike, pra janë kërkuar tendera, përcaktonte tendera ky për banadat. As favore të tjera, pra u shpërndante favore këtyre, por tani vetëm burgosjen e kundërshtarëve tanë. Dhe kjo u garanton votat... Në qoftë se një prokuror merr dosjet e krimit dhe bën gjithçka që ta mbyllë atë dhe nuk e heton, ai bashkëpunon me krimin. Çfarë ndodhi dje me dosjen Toyota Yaris? Ishte akti më i shëmtuar. Në këtë dosje është Zarka me atë avokatin dhe dy të tjerë, por janë tre prokurorë kryesorë këtu, të cilët sikur të ishin ushtarë të asaj Eriona Daupajt, e cila bënte ndërmjetësin mes bandave dhe prokurorit. Taulanti është zë i veçantë në këtë dosje, jo për atë që i ka thënë Lulzim Basha, por për ndërhyrjet që bënte në polici për të zgjidhur akuzat ndaj tyre.

Taulanti është veças, por janë tre prokurorë që marrin shuma të mëdha, që kërkojnë 100 mijë, 70 mijë euro, janë të gjitha të regjistruara këto... E thirri Dumanin njëri, kjo është shumë e vërtetë, i tha e ke parë çfarë thotë Eriona këtu, Dumani i tha, zotrote, i bëra 19 pyetje Ymer Lalës, të denoncuar nga Luftim Reçi për vrasje, një i penduar i drejtësisë, dhe ti nuk i bëre asnjë pyetje për vrasje dhe në fund, i tha ai, ti e ekzonorove Reçin nga vrasjet. Dhe i tha, gojët e liga këtu në SPAK thonë se ke marrë 1 milion euro për ta shpëtuar nga akuza për vrasje. E mbylli gojën Dumani. Ja pra konkretisht. Ne i kemi denoncuar këta të gjithë për shpifje, për manipulime, për falsifikime. I denoncuam në Prokurorinë e Tiranës. Prokuroria e Tiranës, pa bërë asnjë njoftim i sjell në SPAK dhe mbesa e Ulziut, një prokurore e SPAK-ut, e mbyll çështjen.

Sigurisht ne e kemi çuar në gjykatë këtë dhe do e ndjekim në të gjitha instancat. Në rastin konkret, ne i kemi dërguar. Kurse këto duhet t’i mësjë publiku njëherë. Sepse aty ku nuk funksionon drejtësia, ka një prokurori publike. Po a pe Edi Ramën çfarë u tha gazetarëve? I kam përdorur këto Encrochatet, por i kanë përdorur të tjerët më shumë se unë. Tani më shumë se ai, përveç Taulantit nuk di t’i ketë përdorur kush. Megjithëse me ato që di unë, Rama është përdoruesi numër 1. Janë 73 aparate të identifikuara në Këshillin e Ministrave. E kisha ndërmend që paraqitjen e dokumenteve ta filloja pas vitit të ri, falënderoj Skapin që më dha këtë mundësi ta filloj tek dera e tij”, tha Berisha. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Berisha del nga SPAK: Dumani fle mbi dosjet e krimit

Berisha 5 minuta në SPAK, akuza Dumanit dhe Ballës: Do i sulmoj
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha pasi doli nga Prokuroria e Posaçme tha se kreu i SPAK Altin Dumani po fle mbi dosjet e krimit. Ai tha para mediave se SPAK ka kërkuar të rikthehet në masën arrest shtëpie, me akuzën se ka sulmuar gjykatësit dhe prokurorët. Berisha u shpreh se në momentin momentin kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë.

“Siç e dini, organizata kriminale Skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët. Këtu ne arrijmë në një moment dramatik, në momentin kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë.

Sali Berisha i ka sulmuar, do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm, njerëz që bëjnë ligjin. Sali Berisha ka sulmuar dhe do faktojë që sot para jush se si Altin Dumani fle mbi dosje krimi. Do faktoj para jush se si këta anëtarë të organizatës kriminale, në deklaratat e tyre, deklarojnë siç deklaron Dumani se e kam blerë me 380 metër katror apartamentin, kurse ekspertët e tij i urdhëron të vlerësojnë me 520 metër katror ndërtimin e viteve ’70.

Ndërtimi i viteve 2000 e sa vlerësohet me 380, kurse ndërtimi i viteve 70 vlerësohet me 520. Altin Dumani është një kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz elektoral.

Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Altin Dumanit, po e trajnonte Dumanit. Nuk e solla unë McGonigalin aty, ai i thoshte se në këtë mënyrë duhet të veprosh herët e tjera. Gjeta aty Lali Vjedhësin, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën këtu dhe nuk thërrisni Lindën që e keni të regjistruar duke ndërhyrë në tenderat e AKSHI-t, regjistrim ambiental.

Gjeta aty Ulsin, po zihej me Dumanin aty për çantën Louis Vuitton. Sepse Ulsiu, pasi ka marrë një pagesë të madhe shumë, i kërkon me dokumente çunit të Londrës edhe një çantë Louis Vuitton. I thotë ai për kë e do ti, nuk e them bisedën tjetër se është intimitet familjar. Unë gjeta aty raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin si çakej me njëri-tjetrin. Gjeta paratë e sterilizimit, të cilat përsëri kishin arritur këtu”, tha Berisha. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Berisha paraqitet në SPAK, mbështetësit protestë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Berisha 5 minuta në SPAK, akuza Dumanit dhe Ballës: Do i sulmoj
Sali Berisha në SPAK

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot sot në Prokurorinë e Posaçme në bindje të urdhrit të Gjykatës së Posaçme për t'u paraqitur para Policisë Gjyqësore, në respektim të masës "detyrim paraqitje". Kryedemokrati duhet që të shkojë të hënën e parë dhe të fundit të muajit para organeve ligjzbatuese.

Berisha tha para gazetarëve se do të mbajë deklaratë pasi të dalë nga ambientet e SPAK. 

"Deklarata pasi të dal", tha Berisha. 

Po ashtu, mbështetësit e PD-së u mblodhën para ambientëve të SPAK për të mbajtur protestë, pas thirrjes së kryedemokratit. 

Berisha 5 minuta në SPAK, akuza Dumanit dhe Ballës: Do i sulmoj
Protestuesit

Forca të shumta policore janë vendosur para godinës, në mënyrë që të parandalojnë incidentetet./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

'Partizani'/ Berisha përballë SPAK, GJKKO vendos nëse dosja do të kalojë për gjykim, PD në protestë

Berisha 5 minuta në SPAK, akuza Dumanit dhe Ballës: Do i sulmoj
Sali Berisha

TIRANË- Sot në orën 10.00 të paradites, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Berisha do të shkojë në bindje të urdhrit të Gjykatës së Posaçme për t'u paraqitur para Policisë Gjyqësore, në respektim të masës "detyrim paraqitje". Kryedemokrati duhet që të shkojë të hënën e parë dhe të fundit të muajit para organeve ligjzbatuese.

Po ashtu, sot është një ditë e rëndësishme për Berishën, pasi do të presë vendimin për fatin e dosjes "Partizani". Hetimet për dosjen janë mbyllur dhe do të jetë GJKKO, ajo që do të vendosë nëse do të kalojë për gjykim çështjen, apo do t'ja rikthejë SPAK për hetime të mëtejshme.

Vendimin nëse dosja "Partizani" do të kalojë apo jo në Gjykatën e Posaçme, do të jepet nga e njëjta gjyqtare që e nxori Berishën nga izolimi në shtëpi, Flojera Davidhi. Por, Berisha nuk do të shkojë i vetëm në SPAK. Atje, ai do të pritet nga mbështetës të Partisë Demokratike, që kanë paralajmëruar protestë në kundërshtim të hetimeve që po bëhen liderit të opozitës. Thirrje publike për mbështetësit ka bërë numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në Facebook.

“Nesër, në orën 09:30, le të jemi të gjithë së bashku përpara selisë së SPAK, për të protestuar kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duar të Ramës po bën ndaj kundërshtarëve të tij politikë,”- shkroi Noka në Facebook.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja./ZËRI

Poll

MOS HUMB