LIVE UPDATES

Ekzekutimi i parë për këtë vit, 33-vjeçari gjendet i vrarë në makinë, babai i viktimës: Nuk ka pasur probleme!

➤Një 33-vjeçar u gjet i vrarë në fshatin Dragoç të Shkodrës. Ishin banorët ata që e gjetën të riun të pajetë në makinë dhe lajmëruan Policinë. ➤Viktima u identifikua si 33-vjeçari Ramazan Mataj. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e 4 janarit, ndërsa dyshohet se autorët po e vëzhgonin dhe pritën deri sa ai të dilte në rrugën kryesore të fshatit dhe ta ekzekutonin. ➤ Babai i viktimës, Fatmir Mataj deklaroi se djali nuk ka pasur probleme me askënd dhe nuk ka asnjë dijeni që ai të ketë pasur konflikte. ➤ Po ashtu, edhe xhaxhai i tij, Naim Mataj, tha se viktima punonte në Malin e Zi çdo ditë në ndërtim, ndërsa ka jetuar rreth 1 viti e gjysmë në Belgjikë. Gjithashtu edhe vëllai i tij jeton në Belgjikë. ➤ Një nga fqinjët tha se i dëgjoi të shtënat, por duke qenë se ndodhën pranë një lokali ku organizohen dasma, mendoi se ishin dasmorët. ➤ Zona ku ndodhi vrasja është në një rrugë dytësore dhe nuk ka kamera sigurie. ➤Deri më tani, nuk janë verifikuar ende autorët, ndërsa Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

9 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi 33-vjeçarit/ Autorët po e vëzhgonin, i bënë pritë në hyrje të fshatit, si ndodhi vrasja në Shkodër (DINAMIKA)

Ekzekutimi i parë për këtë vit, 33-vjeçari gjendet i
Ramazan Mataj

SHKODËR- Një 33-vjeçar u gjet i vrarë në fshatin Dragoç të Shkodrës. Ishin banorët ata që e gjetën të riun të pajetë në makinë dhe lajmëruan Policinë. Viktima u identifikua si 33-vjeçari Ramazan Mataj. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e 4 janarit, ndërsa dyshohet se autorët po e vëzhgonin dhe pritën deri sa ai të dilte në rrugën kryesore të fshatit dhe ta ekzekutonin.

Babai i viktimës, Fatmir Mataj deklaroi se djali nuk ka pasur probleme me askënd dhe nuk ka asnjë dijeni që ai të ketë pasur konflikte.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik. Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja”, ka thënë ai.

Po ashtu, edhe xhaxhai i tij, Naim Mataj, tha se viktima punonte në Malin e Zi çdo ditë në ndërtim, ndërsa ka jetuar rreth 1 viti e gjysmë në Belgjikë. Gjithashtu edhe vëllai i tij jeton në Belgjikë.

“Punonte në Malin e Zi në ndërtim. Para një viti e gjysmë ka qenë në Belgjikë ndërsa kohët e fundit ka punuar në Malin e Zi. Vëllai i tij ndodhet në Belgjikë. Nuk kanë probleme apo ndonjë konflikt. Janë rritur me vështirësi sepse nuk e kanë patur gjendjen ekonomike të mirë”, tha xhaxhai i viktimës.

Një nga fqinjët tha se i dëgjoi të shtënat, por duke qenë se ndodhën pranë një lokali ku organizohen dasma, mendoi se ishin dasmorët. Zona ku ndodhi vrasja është në një rrugë dytësore dhe nuk ka kamera sigurie. Deri më tani, nuk janë verifikuar ende autorët, ndërsa Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, flet xhaxhai i viktimës: Punonte në ndërtim

Ekzekutimi i parë për këtë vit, 33-vjeçari gjendet i
Naim Mataj

SHKODËR- Xhaxhai i viktimës, Naim Mataj, ka thënë se nuk kanë problem me askënd dhe Ramazani punonte në ndërtim në Malin e Zi. Më tej, xhaxhai ka thënë se 33-vjeçari ka jetuar në Belgjikë për afro 1 vit e gjysmë, ndërsa vëllai i tij ndodhet atje.

“Punonte në Malin e Zi në ndërtim. Para një viti e gjysmë ka qenë në Belgjikë ndërsa kohët e fundit ka punuar në Malin e Zi. Vëllai i tij ndodhet në Belgjikë. Nuk kanë probleme apo ndonjë konflikt. Janë rritur me vështirësi sepse nuk e kanë patur gjendjen ekonomike të mirë”, tha xhaxhai i viktimës.

Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri plumbash në rrugën kryesofre të fshatit Dragoç. Dyshohet se autorët ishin duke e vëzhguar dhe në momentin kur ai ka dalë në rrugë e kanë qëlluar. I riu u gjet i vrarë brenda makinës së tij nga banorët e fshatit. Babai i tij ka dëshmuar në Polici se nuk ka pasur probleme me askënd. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

U ekzekutua me breshëri plumbash, ky është 33-vjeçari që u gjet i vrarë në Shkodër

Ekzekutimi i parë për këtë vit, 33-vjeçari gjendet i
Ramazan Mataj

SHKODËR- Ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda makinës së tij. Dyshohet se autorët ishin duke e vëzhguar të riun, i cili sapo doli në rrugën kryesore të fshatit Dragoç, u vra. Babai i viktimës ka dëshmuar se djali nuk ka pasur probleme me asnjë person.

Një nga fqinjët tha se ai dëgjoi të shtënat, por duke qenë se janë pranë një lokali dasmash mendoi se ishin dasmorët. 33-vjeçari u gjet këtë mëngjes i vrarë nga banorët e fshatit /ZËRI

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO- Ekzekutohet me breshëri plumbash 33-vjeçari, pamje nga vendngjarja

Ekzekutimi i parë për këtë vit, 33-vjeçari gjendet i
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- 33-vjeçari Ramazan Mataj është ekzekutuar me breshëri plumbash në makinën e tij. Ai u gjet i vrarë këtë mëngjes nga banorët e fshatit, të cilët lajmëruan Policinë. Dyshohet se autorët ishin duke vëzhguar lëvizjet e të riut dhe më pas sapo ai ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë ekzekutuar.

Babai i viktimës ka dëshmuar se djali nuk ka pasur probleme me asnjë person. Një nga fqinjët tha se ai dëgjoi të shtënat, por duke qenë se janë pranë një lokali dasmash mendoi se ishin dasmorët. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Makina e bërë “shoshë” nga plumbat, autorët po e vëzhgonin, detaje të reja nga vrasja në Shkodër

Ekzekutimi i parë për këtë vit, 33-vjeçari gjendet i
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Zbardhen detaje të reja nga atentati në Dragoç të Shkodrës, ku u ekzekutua 33-vjeçari Ramazan Mataj. Ndaj të riut është qëlluar me breshëri plumbash, kur ka qenë duke ikur në shtëpi. Makina e tij, tip “Benz” është bërë shoshë nga breshëria e plumbave.

Autorët kanë qëlluar disa herë nga ana e shoferit, ndërsa dyshohet se kanë vëzhguar lëvizjet e tij gjatë mbrëmjes së djeshme. Në momentin kur 33-vjeçari ka dalë në rrugën kryesore të fshatit, ata kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Ramazan Mataj u gjet këtë mëngjes i vrarë nga banorët e fshatit. Babai i viktimës ka dëshmuar se nuk ka pasur probleme me asnjë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

33-vjeçari u ekzekutua pranë një lokali dasmash, fqinji: Dëgjova të shtëna, mendova se ishin dasmorët

Ekzekutimi i parë për këtë vit, 33-vjeçari gjendet i
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Një 33-vjeçar është gjetur i ekzekutuar brenda makinës së tij në Shkodër. Viktima është identifikuar si Ramazan Mataj. Një prej fqinjëve tha se dëgjoi të shtënat mbrëmë, por për shakk se afër ndodhet një lokal ku organizohen dasmat, mendoi se bëhej fjalë për të shtëna nga dasmorët. Ai u shpreh se nuk ishte në dijeni se ndodhi një vrasje.

I riu u gjet i vrarë në makinën e tij nga banorët e fshatit Dragoç. Babai i viktimës ka dëshmuar se djali nuk ka pasur probleme më parë. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

U gjet i vrarë në makinë, flet i ati 33-vjeçarit: Nuk ka pasur probleme me asnjë

Ekzekutimi i parë për këtë vit, 33-vjeçari gjendet i
Babai viktimës

SHKODËR- Fatmir Mataj, babai i Ramazanit, i cili u gjet i vrarë nga banorët në makinën e tij, ka deklaruar në polici se nuk ka informacion se pse ka ndodhur ngjarja. Ai ka thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë problem apo shqetësim.

Fatmir Mataj, ka rrëfyer se kontaktin e fundit e ka pasur me djalin mbrëmjen e djeshme dhe ai nuk i ka thënë asgjë.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik. Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja”, ka thënë ai.

33-vjeçari është qëlluar në makinën e tij nga persona të paidentifikuar. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

33-vjeçari u gjet i vrarë nga banorët, Policia: U qëllua me armë zjarri drejt makinës së tij

Ekzekutimi i parë për këtë vit, 33-vjeçari gjendet i
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë mëngjes në Dragoç, ku një person u gjet i vrarë në makinë. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 të mëngjesit, ku është qëlluar me armë zjarri drejt makinës së 33-vjeçarit Ramazan Mataj. Si pasojë e plagëve, Mataj ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vritet një person me armë zjarri në Shkodër, identifikohet viktima

Ekzekutimi i parë për këtë vit, 33-vjeçari gjendet i
Foto ilustruese

SHKODËR- Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij në fshatin Dragoç të Shkodrës. Viktima është identifikuar si Ramazan Mataj, 33 vjeç. Mataj është gjetur i vrarë nga banorët, të cilët kanë lajmëruar Policinë për ngjarjen e rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB