SKEMA/ Si ndodhi arratia në Elbasan, Liçi dhe Peqini ia mbathën me vrap sa zbritën nga makina e policisë

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dhënë më shumë detaje përsa i përket arratisjes së ndodhur në Elbasan këtë mesditë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Nazmi Liçi dhe Ervis Peqini janë shoqëruar mëngjesin e sotëm pasi ishin shpallur në kërkim për vjedhje. Pasi efektivët i kanë zbritur nga automjeti me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, të dy kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan. Peqini është kapur, ndërsa Liçi është ende në kërkim.
Njoftimi i policisë Elbasan
Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale "Vjedhja", pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.
Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L.. Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.
Arratisja në Elbasan, policia del me njoftim zyrtar: Peqini u kap, vijon kërkimi për Liçin

TIRANË- Një nga personat e arratisur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, është gjetur dhe është vënë në pranga. Ervis Peqini është personi që është prangosur. Ndërsa, Liçi është ende në kërkim. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, të dy akuzohen për vjedhje.
Njoftimi i policisë Elbasan
Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale "Vjedhja", pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.
Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L.. Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.
EKSKLUZIVE/ ZËRI zbardh emrat e të arratisurve nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit

ELBASAN- ZËRI ka mësuar ekskluzivisht emrat e dy personave që janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm dhe janë arratisur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit. Bëhet fjalë për Ervis Peqinin dhe Nazmi Liçi, të dy persona me precedent penalë.
Nazmi Liçi është një nga personat e vënë në pranga për djegien e automjetit të Jorgo Zhidros, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2023. Vetë Liçi, i ka treguar Jorgo Zhidros, se makinën ia kishte djegur ai me urdhër dhe financim të Ambri Sinakolit, që njihet si Ambri i Universit. Për këtë ‘punë’, Liçi është paguar 1 milion lekë nga Sinakoli.
Në vitin 2021, Nazmi Liçi është vënë në pranga dhe për një sërë vjedhjesh që kishte kryer në Ksamil dhe Sarandë.
Ndërsa Ervis Peqini është arrestuar në vitin 2015 për një plagosje me thikë. Ervis Peqini, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur një herë më thikë, në pjesën e kurrizit, A.T., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Nuk dihet ende se për cilën ngjarje janë vënë në pranga Liçi dhe Behari mëngjesin e sotëm. Kërkimet për riarrestimin e tyre vijojnë.
U prangosën ditën e fundit të vitit! Arratisen nga Drejtoria e Policisë në Elbasan dy të arrestuar!

ELBASAN- Dy persona, të cilët ishin vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, janë arratisur. Weblajm shkruan se bëhet fjalë për dy kontigjentë të krimit që ishin prangosur disa orë më parë. Por, prej më shumë se gjysmë ore, ata janë në arrati. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Elbasanit lidhur me ngjarjen në fjalë.