Vrau komshiun 82-vjeçar, dëshmia e autorit: Më kishte borxhe, e qëllova disa herë me çekiç

DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, 30 dhjetor, në Durrës, ku 82-vjeçari Paulin Gina u gjet i vrarë në banesë e tij. Autori Fation Janina që vrau 82 vjeçarin në Durrës, ka pranuar se e ka kryer ai krimin. Në dëshminë e bërë në polici, ai është shprehur se është zënë me viktimën për një borxh prej 200 mijë lekësh në banesën e 82 vjeçarit dhe më pas e ka qëlluar.
Dëshmia: Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati I 5 ku unë banoj të sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam leke. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me cekici derisa ngeli I shtrire ne toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe I dergova ne shtepine time. Kur dola mbyllja edhe deren e jashtme te tij me celes. Shkova ne shtepi fsheva thikat dhe cekicin, nderrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psokologjike ika edhe nga shtepia une nga frika e policise.
Masakroi me thikë 82-vjeçari, arrestohet fqinji, dinamika: Shkoi për t'i kërkuar borxh

DURRËS-Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 82-vjeçarit Paulin Gina në Durrës. Fation Janina, 39-vjeç është vënë në pranga pasi u identifikua si personi që masakroi mbrëmjen e djeshme me thikë dhe çekiç të moshuarin.
Nga hetimet dyshohet se autori, kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë. Në këto kushte, Fation Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta, më pas i ka marrë një shumë prej 800 mijë lekësh të vjetra.
Njoftimi i policisë:
Policia e Durrësit, pas kontrolleve të shumta dhe ndërmjetësimit me vëllait e autorit të dyshuar të vrasjes së 82-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 16, vë në pranga për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 39-vjeçarin F. J.
Ky shtetas, dyshohet se më datë 30.12.2024, ka vrarë me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin P. G., në banesën e tij, në lagjen nr.16. Pas kryerjes së krimit, autori ka mbyllur me çelës derën e banesës së viktimës dhe ka fshehur mjetet e krimit, të cilat u gjetën në banesën e autorit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar. Ka qenë familja e viktimës që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit. Janina pasi ka vrarë të moshuarin fshehu mjetet e krimit në një qese mbeturinash dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit./ZËRI
Krimi makabër në Durrës! 82-vjeçari u vra me çekiç dhe thikë nga fqinji, arrestohet 39-vjeçari

DURRËS- Është zbardhur krimi i rëndë i ndodhur ditën e djeshme, 30 dhjetor në Durrës, ku 82-vjeçari, Paulin Gina u gjet i masakruar me thikë e çekiç në banesën e tij. Policia ka identifikuar dhe arrstuar, fqinjin e tij 39-vjeçar Fation Janina i cili e goditi për vdekje me thikë dhe çekiç.
Janina pasi ka vrarë të moshuarin fshehu mjetet e krimit në një qese mbeturinash dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.
Njoftimi i policisë:
Vrau me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin, fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës, pas disa orësh punë hetimore dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi autorin e vrasjes dhe e shpalli në kërkim.
Gjithashtu, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjeteve të krimit dhe veshjeve që ka patur autori kur ka kryer krimin.
Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit (fqinj i viktimës).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, rreth orës 18:50 të datës 30.12.2024, kanë marrë njoftim se në lagjen nr.13, Durrës, ishte gjetur i pajetë në banesë, dyshohej i dëmtuar me mjet prerës, një 82-vjeçar.
Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë, grupi hetimor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.
Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçarit P. G., eksperti mjekoligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta.
Pas një pune intensive hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit F. J., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, fqinj i 82-vjeçarit.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.
Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit.
Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar. Ka qenë familja e viktimës që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit./ZËRI