LIVE UPDATES

Konferenca e fundvitit/ Rama bën bilancin: Numër i ulët vrasjesh! Samiti i NATO-s dhe Trump në Tiranë në 2027

➤Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e 2024 në konferencën e fundvitit me gazetarët. ➤Rama e nisi fjalën e tij duke deklaruar se Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë marrë dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen e madhe europiane në disa specifike. ➤Kreu i qeverisë u ndal edhe tek Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku tha se Shqipëria do përfitojë 1 mld euro. ➤Rama është ndalur edhe te samiti i udhëheqësve të NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027. Ai foli edhe për transformimin e administratës dhe luftën ndaj korrupsionit për shërbimet që qytetarët merrnin në sportelet apo zyrat e institucioneve. ➤Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi se bonusi i pranverës pë pensionistët do të jepet çdo vit. ➤ Ndër të tjera Rama konfirmoi se rrjeti social TikTok do të mbyllet në Shqipëri.

5 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: I cënohet jeta! Linçimi publik që po i bëhet, i neveritshëm

Konferenca e fundvitit/ Rama bën bilancin: Numër i ulët vrasjesh!
Edi Rama dhe Erion Veliaj

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. I pyetur gjatë konferencës me gazetarët për fundvit nëse Erion Velijat i cenohet jeta politike në PS nga hetimet, Rama u shpreh se nuk bën komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Sipas kreut të qeverisë Veliajt po i bëhet gjyq publik dhe shtoi se kërkimi i gijotinës për të, është skandaloz. 

Edi Rama: Përkohësisht di që Erion Veluajt i cenohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cenohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulët nëpër klube mediatike, apo të fshehur pas ekraneve të portaleve. Këtë e di me siguri. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër nuk bën përjashtim askush nga ajo që kam thënë në fillim, nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Deri sot është qëndrimi im, mund të komentoj vendime të formës së prerë për një shpifës, që për mua ka qenë një nga vendimet më të drejta. Linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm, kërkimi i gijotinës për të është skandaloz. Këto janë komentet.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një hetim ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Dy ditë më parë kryebashkiaku u thërrit në SPAK ku dëshmoi për 5 orë. Veliaj tha se ishte thirrur për të "bashkëpunuar" me SPAK, pasi kishte mbërritur një denoncim një qytetar anonim. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, ai quhet Nesti Angoni, ndërsa shton se ky qytetar nuk ekziston. Kryebashkiaku i Tiranës e konsideroi denoncimin anonim ndaj tij si një kurth, teksa bëri me dije se do të jetë bashkëpunues me drejtësinë.  Ndërsa SPAK-u dje bëri të ditur se Veliaj dhe familjarë të tij, po hetohen jo vetëm për “korrupsion pasiv”, por edhe me vepra të tjera penale si “korrupsion aktiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurish”./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"Dy “spektakle” ai i Pogradecit dhe i Martin Canit, Rama: Mbyllim vitin me numrin më të ulët të vrasjeve

Konferenca e fundvitit/ Rama bën bilancin: Numër i ulët vrasjesh!
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët, u shpreh se u bë spektakël mediatik dhe politik në lidhje me vrasjen e Egli Progës në Pogradec dhe 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli” në Tiranë. Rama deklaroi se u thanë të pavërteta dhe pati sajime në lidhje me këto dy ngjarje të rënda. Kreu i qeverisë theksoi se ky vit ishte viti me numrin më të ulët të vrasjeve.

Edi Rama: Mbyllim vitin me numrin më të ulët të vrasjeve. E kemi nisur me një vrasje në 3 ditë kur morëm detyrën dhe kemi ardhur duke e ulur, por jeta mediatike dhe politike kanë nevojë për të vrarë dhe spektakël. Këtë vit ka pasur dy spektakle që për nga intensiteti dhe manipulimi i publikut kanë qenë për t’u lavdëruar. Por, në raport me të vërtetën u tregua se si gënjehet publiku. Spektakli i pas vrasjes në Pogradec, që u karakterizua nga sajesa pas sajesash në aspektin e integritetit të shërbimit ndaj publikut, duke nisur nga politikanët e pastaj o burra kush flet më shumë në drejtim të gabuar. Spektakli tjetër, edhe më i shëmtuar, ka qenë ai me 14-vjeçarin. U sajuan vrasës të tjerë, u sajuan edhe thika të tjera, u treguan versione kriminale. Unë e quaj kriminale që në kushtet e atyre emocioneve për humbjen e një jete aq të re, ti të furnizosh publikun me helm. T’i thuash publikut që policia ka fshehur një vrasës tjetër, që vrasësi tjetër është djali i një hetuesi të BKH-së dhe për këtë arsye e kanë fshehur. Ky është krim moral. Bëhet fjalë për dy raste, dy të vdekur që u rivranë disa herë.

1 MUAJ ME PARE

Rama i vendosur: Nuk lëviz nga vendimi për mbylljen e TikTok, do të na duhen 6-8 javë

Konferenca e fundvitit/ Rama bën bilancin: Numër i ulët vrasjesh!
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek vendimi për mbylljen e Tik Tok, në konferencën e fundvitit. Rama u shpreh se nuk do të tërhiqet nga vendimi që ka marrë dhe se do të duhet një periudhë 6 deri në 8 javë për mbylljen e platformës.

Edi Rama: Kemi një situatë që ju e njihni, lidhur me TikTok-un. Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë. Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, dhe siç e kam paralajmëruar, është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6-8 deri javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë.

Kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, njoftoi mbylljen e platformës si pjesë e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla. Rama tha se vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit pas vrasjes me thikë të  14-vjeçarit Martin Cani, nxënës i shkollës 'Fan Noli', gjatë një konflikti me një tjetër nxënës Mario Përlleshi, ndodhur më 18 nëntor 2024. 

Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre. Pa prova konkrete që vërtetojnë se TikTok është shkaku kryesor i problemeve të identifikuara, ndalimi mund të konsiderohet i pabazuar dhe arbitrar./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Do të jetë i përvitshëm

Konferenca e fundvitit/ Rama bën bilancin: Numër i ulët vrasjesh!
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës me gazetarët, ka folur në lidhje me pensionitët dhe bonuset. Rama tha se bonusi i pranverës për pensionistët do të jepet çdo vit.

Edi Rama: Jemi në kushtet ku për shkak të rritjes kemi vendosur një volum financimi të pensionistë për fundvitit. Diskutimi është pak, nuk është asnjëherë shumë. Ama, 100 mln euro bonus i fundvitit është një shumë që sot e kemi mundësinë duke u lehtësuar sa do pak një barrë e madhe e viteve. Kjo është shenjë e rritjes ekonomike. Dhe nga ana tjetër, fakti që kemi mundësinë të vendosim një bonus të pranverës, që do ta mbajmë në të gjitha vitet si një pasqyrë që do të reflektojë çdo rritje mbi parashikim është përsëri domethënës. Por, përveç kësaj jemi në një proces pune me partner dhe ekspertë ndërkombëtare për një reformë të pensioneve. Kush e ka qeverisur Shqipërinë më parë, e shkatërroi sistemin demokratik të pensioneve. E trajtoi pensionin si lëmoshë dhe sabotuar të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore, me një pension tavan 240 mijë lekë që të hidheshe përpjetë gjithë jetën nuk ngjiteshe mbi atë tavan, dhe me një nr pensionistësh që nxjerrë në pension që 40-45 vjeç, ku u shkatërruar komplet struktura e vjetër dhe s’u bë asnjë për një sistem të ri. Dhe sot i kërkohet qeverisë se pse ka një disbalancë mes pensioneve të të njëjës kategori, të njëjtat vite pune, ndërkohë që përgjigja është shumë e thjeshtë; nëse qeveria do ti trajtojë pensionet si një detyrim që financohet nga taksat, ajo që ka bërë Sudja, Xhafer dhe Saliu s’do të jetë me ë rëndë që ka parë.

Sa i përket bonusit të pranverës, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë do të përfitojnë 10,000 lekë, ndërsa ata mbi këtë shumë do të marrin 5,000 lekë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"Trump në Tiranë në 2027”, Rama bën bilancin e vitit: Për 3 vite marrim 1 mld euro

Konferenca e fundvitit/ Rama bën bilancin: Numër i ulët vrasjesh!
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët, e nisi fjalën e tij duke deklaruar se Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë marrë dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen e madhe europiane në disa specifike. Rama është shprehur se Shqipëria është vend i vogël dhe me peshë modeste, por ka arritur të fitojë respekt në arenën ndërkombëtare. Një arritje tjetër e rëndësishme për këtë vit, sipas Ramës, është dalja e Shqipërisë nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, pas 29 vitesh. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku tha se Shqipëria do përfitojë 1 mld euro. 

Edi Rama: Po e nis me faktin më domethënës të vitit që po lëmë pas, sipas meje, çelja e negociatave për anëtarësim me BE, praktikisht të dy grupkapitujve të rëndësishëm duke nisur nga themelorët që janë në një mënyrë grupi i grupeve dhe marrëdhënieve me jashtë. Është me rëndësi të theksoj diçka që e keni dëgjuar edhe më parë, që procesi i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia, do të ishte pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë, qindra punonjës, nuk do të kishin bërë më parë punën e shkëlqyer me procesin screening ose diagnozën e sistemit të RSH ën të gjitha fushat. Për hir të së vërtetës, ecuria e procesit, vlerësimet befasuese të KE dhe qeverive që ishin tipikisht përfaqësuese të vendeve më skeptike për përformancës e skuadrës sonë, janë një shtysë e motivim e fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite. Këtë vit, nuk jam një ndjekës i rregullt i lajmeve, nuk ka bërë bujën e duhur, por Shqipëria ka dalë pas 20 vjetësh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të KiE. Jemi njësoj si ato vende që duam të bashkohemi në familjen europiane brenda kësaj dekade. Së treti, Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim edhe me vendet e tjera të rajonit, nga ku doli plani i rritjes së BE në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një proces jo i lehtë, një këmbëngulje e vazhdueshme nga të gjitha kontaktet, shkëmbimet e dokumenteve me zyrën e Presidentes së KE me disa nga kancelaritë kryesore të BE, për të arritur në procesin tradicional i integrimit të hyjë një element i ri i cili tanimë ka hyrë edhe në fjalorin e bisedimeve si anëtarësimi gradual. Kjo do të thotë se ndryshe nga sa ka ndodhur, ne vendet e rajonit kemi një instrument të ri financiar në planin e rritjes ku në periudhën nga sot në 2027 do të thithim rreth 1 mld euro plus dhe kemi njëkohësisht edhe dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen europiane në disa segmente të europës së bashkuar. Që nga 21 nëntori shqiptarët në të gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona të BE drejt Shqipërisë, nuk do të kenë më asnjë komision ekstra në transfertat e tyre sepse Shqipëria është zyrtarisht anëtare e zyrave të pagesave unike europiane, kursen miliona euro nga xhepat e dërguesve nga jashtë, brenda perimetrit të BE.

Më tej Rama renditi disa nga arritjet dhe ndryshimet e bëra nga qeveria gjatë vitit 2024, ku është ndalur edhe te samiti i udhëheqësve të NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027. Sipas tij ardhja e Presidentit Trump dhe krerëve të shteteve anëtare të NATO-s është tregues i faktit se sot Shqipëria është një vend i barabartë me vendet e tjera.

Edi Rama: E pamendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë. Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, pozicionin tonë politik. Ne kemi peshë modeste, por sot trajtohemi si të barabartë, në aspektin formal, por me një respekt që asnjëherë më parë nuk e kemi pasur në historinë tonë. Kjo është panoramë e Shqipërisë në sytë e Evropës dhe botës, e cila nuk është një fasadë, por rezultat i jashtëzakonshëm, i një pune të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet.

Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu edhe te rritja e pagave në administratë, ku në qershorin 2024 pagat arritën në nivelin mesatar 900 euro. Rama foli edhe për transformimin e administratës dhe luftën ndaj korrupsionit për shërbimet që qytetarët merrnin në sportelet apo zyrat e institucioneve. Në fund ai përmendi edhe zhvillimin teknologjik apo hapin e fundit që i ka mbetur administratës në shërbime online dhe teknologjike, Kadastra./ZËRI

Poll

MOS HUMB