LIVE UPDATES

Konflikt në familje! Gruaja vret burrin me sëpatë, dyshohet se Elvira Tahiraj vuante nga probleme të shëndetit mendor

➤Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq, Sarandë. ➤Elvira Tahiraj ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. ➤Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konfikti mes tyre. ➤Mësohet se çifti Tahiraj kanë 3 vajza, dy prej të cilave të martuara. ➤Dyshohet se autorja Elvira Tahiraj vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. ➤49-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës.

3 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Kush është 49-vjeçarja që vrau bashkëshortin me sëpatë

Konflikt në familje! Gruaja vret burrin me sëpatë, dyshohet se
Foto ilustruese

SARANDË- Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçarja, Elvira Tahiraj e ka goditur për vdekje bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre.

Gruaja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Gruaja vrau burrin me sëpatë, fqinji: Ajo kishte probleme të shëndetit mendor, ai punonte

Konflikt në familje! Gruaja vret burrin me sëpatë, dyshohet se
fqinji i familjes Tahiraj

SARANDË-Një ngjarje e rëndë në fshatin Metoq në Sarandë ka tronditur opinionin publik, ku gruaja vrau burrin me sëpatë.  Një nga banorët e fshatit ka rrëfyer për mediat si e ka njohur çiftin Tahiraj. Fqinji rrëfen se Elvira Tahiraj ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa viktima, bashkëshorti i saj, Llazar Tahiraj, punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.

'Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dlite puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit.'-u shpreh fqinji.

Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçarja, Elvira Tahiraj e ka goditur për vdekje bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre. Gruaja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Krim i rëndë në familjen në Sarandë! Gruaja vret burrin me sëpatë në kokë (EMRAT)

Konflikt në familje! Gruaja vret burrin me sëpatë, dyshohet se
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një grua raportohet të ketë vrarë bashkëshortin me sëpatë. Elvira Tahiraj ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçarja e ka goditur bashkëshortin e saj, 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre. Gruaja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Njofimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB