LIVE UPDATES

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin, Gjekmarkajt i bie të fikët! Berisha: E goditi Policia!

➤ Mbështetës të Partisë Demokratike kanë dalë sërish në protestë sot! ➤ Që nga ora 17.00 e pasdites, opozita blloki disa nga akset kryesore të kryeqytetit. ➤ Të bllokuara ishin: rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”. ➤ Për herë të parë pas thuajse 1 viti në "arrest shtëpie", kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bashkuar me protestuesit në "Rrugën e Elbasanit". ➤ Tubimi i sotëm është shoqëruar me shumë tensione dhe dhunë. ➤ Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka goditur një punonjës policie. ➤ Ndërsa tek "Pallati me Shigjeta" deputetit Agron Gjekmarkajt i ra të fikët. Ai është nisur tek Trauma, edhe pse është në gjendje më të mirë shëndetësore. ➤ Për rastin e Gjekmarkajt, Berisha tha se deputeti ishte goditur nga një efektiv i Policisë së Shtetit. ➤Tubimi zgjati për 3 orë duke shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve, por edhe të qytetarëve. Menjëherë pas protestës, kanë nisur edhe shoqërimet e para nga ana e policisë.

17 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

"Ore hap rrugën, do bëj masakër", Qytetari konfrontohet me protestuesit që i bllokuan rrugën (VIDEO)

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Protesta e opozitës ka ngjallur edhe tensione në mesin e qytetarëve që nuk janë bërë pjesë e tubimit. Drejtuesit e mjeteve të bllokuar në trafik janë përplasur me protestuesit, duke bërë thirrje që të hapin rrugën. 

Në një video të publikuar duket një i ri i cili është bllokuar ndërsa bën thirrje që protestuesit ti hapin rrugën pasi do të shkojë drejt "Rrugës së Elbasanit". I nervozuar drejtuesi i mjetit ka kërcënuar që do të bëjë masakër ndërsa hipën në makinë dhe nis të ecë drejt protestuesve.

Pesë akset kryesore të Tiranës u bllokuan për rreth tre orë, pas tubimit të organizuar nga opozita. Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Përplasje fizike pati edhe mes deputetëve dhe forcave policore, ku deputeti Flamur Noka qëlloi e shtyu shefin e komisariatit nr.1, Robert Losha. Një incident ndodhi edhe me deputetin Xhelal Mziu i cili u shfaq me dorën e gjakosur, duke pretenduar se një polic e gjuajti me skafandë. 

Ndërkohë nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës. Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet pasi ai u është prezantuar si i tillë. Më pas ai është tranportuar drejt spitalit të Traumës./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ I shtrirë në krevat dhe i rrethuar nga doktorët, Berisha viziton Gjekmarkajn te Trauma

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
Sali Berisha dhe Agron Gjekmarkaj

TIRANË-Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ndodhet në spitalin e Traumës pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së opozitës. Gjekmarkaj shihet i shtrirë në shoqërinë e doktorëve, ku pranë tij ka shkuar edhe kryetari i PD-së Sali Berisha. 

“Gjekmarkaj po merr ndihmën e parë, është vizituar nga mjekët me përgjegjësi, do qëndrojë sonte në vëzhgim dhe shpresojmë që gjendja e tij të mos përkeqësohet natën, por të përmirësohet dhe të largohet nesër nga spitali. Gjekmarkaj është rrethuar në mënyrën më të pakonceptueshme nga 15 narkokomisarë dhe policë”, tha Berisha per mediat.

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës dhe u transportua drejt Traumës. Gjekmarkaj deklaroi se ai ishte sulmuar nga policia. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet. Po ashtu edhe Berisha deklaroi se është dhunuar nga efektivët e policisë. 

Nga ana tjetër Policia e Shtetit i përgënjeshtroi deklaratat e Berishës, duke sqauar se deputeti nuk u dhuna nga asnjë punonjës policie, por ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.

“Policia e Shtetit ka përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë. Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta”, theksoi policia në një reagim për mediat./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

U godit nga efektivët? Policia e Shetit: Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,

TIRANË-Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar e ka cilësuar të pavërtetë deklaratën në media të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë. Gjekmarkaj deklaroi se ai ishte sulmuar nga policia. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet. 

"I thashë jam Nënkryetari i Parlamentit por këtu nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare. E gjitha është përpjekje për të krijuar provokim, sepse qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. Bashkia e Tiranës i bën aktivitetet në rrugë edhe PS, është e drejta e Partisë Demokratike, e qytetarëve të protestojnë në rrugë. Po rrëmbejnë qytetarët. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në protestë. Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë për mënyrën si po sillen. Një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma sikur të mos ishim njerëz po prej betoni,"-i shpreh nënkryetari i PD.

Në njoftim thuhet se Gjekmarkaj nuk u dhuna nga asnjë punonjës policie, por ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta. Ndër të tjera Policia ka reaguar edhe sa i përket incidentit të deputetit Flamur Noka i cili u përplas fizikisht me shefin e komisariatit nr.1, Robert Losha. Në njoftim thuhet se Noka nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

REAGIMI:

Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë.

Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë që ishin në detyrë për të liruar rrugën me qëllim lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Policia e Tiranës ka evidentuar të gjithë ata shtetas që bllokuan në mënyrë antiligjore rrugën dhe kundërshtuan urdhrin e punonjësve të Policisë për ta liruar atë dhe do të procedohen sipas ligjit.

Bllokimi i rrugëve është vepër penale, çka u është bërë e qartë organizatorëve të protestës në përgjigjen e kthyer nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, që mori përsipër garantimin e protestës, por pa bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Përfundon pas 3 orësh protesta e opozitës, Berisha shkon te Trauma pranë Gjekmarkajt

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
pamje nga protesta

TIRANË-Ka përfunduar pas tre orësh protesta e opozitës. Qytetarët kanë nisur shpërndajen nga pikat kryesore të kryeqytetit, duke u hapur kështu plotësisht edhe qarkullimi i mjeteve. Deputetët e opozitës janë nisur drejt selisë blu, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar te spitali i Traumës, ku ndodhet edhe nënkryetari i partisë Agron Gjekmarkaj.

Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Përplasje fizike pati edhe mes deputetëve dhe forcave policore, ku deputeti Flamur Noka qëlloi e shtyu shefin e komisariatit nr.1, Robert Losha. Një incident ndodhi edhe me deputetin Xhelal Mziu i cili u shfaq me dorën e gjakosur, duke pretenduar se një polic e gjuajti me skafandë. 

Ndërkohë nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës. Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet pasi ai u është prezantuar si i tillë. Më pas ai është tranportuar drejt spitalit të Traumës./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Tensionet gjatë protestës! Gjakoset në dorë Xhelal Mziu: Më gjuajti polici

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
Xhelal Mziu

TIRANË-Deputeti Xhelal Mziu i ndodhur në rrugën e Elbasanit për protestën e opozitës në disa akse rrugore në kryeqytet, është gjakosur në dorë gjatë përplasjes me efektivët. Vetë deputeti ka deklaruar se është konfrontuar me efektivët në momentin kur kanë tentuar të shpërndajnë turmën.

"Po rrinin, erdhi turma e policëve dhe njëri me skafandër më goditi me skafandër dhe më qau dorën. Thjesht duke ndenjur për të larguar turmën me urdhër të kryepolicit, kryehajdutit, polici na goditi me skafadër,"-u shpreh Mziu.

Opozita ka bllokuar 5 akset kryesore në Tiranë, kryqëzimin tek rruga e Elbasanit, sheshin para bashkisë së Tiranës, sheshin Uillson, zonën tek Pallati me Shigjeta dhe Zogun e Zi./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Gjekmarkajt i bie të fikët te "Pallati me Shigjeta": Polici më gjuajti me shkelma

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
pamje nga protesta

TIRANË-Tensione dhe përplasje janë shënuar tek Pallati me Shigjeta në Tiranë në protestën e PD-së. Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat gjatë protestës. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Gjekmarkaj është dhunuar nga efektivët e policisë. Berisha u shpreh se sulmi ndaj nënkryetarit të PD është urdhëruar nga Edi Rama.

Gjekmarkaj deklaroi se ai ishte sulmuar nga policia. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet. 

"I thashë jam Nënkryetari i Parlamentit por këtu nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare. E gjitha është përpjekje për të krijuar provokim, sepse qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. Bashkia e Tiranës i bën aktivitetet në rrugë edhe PS, është e drejta e Partisë Demokratike, e qytetarëve të protestojnë në rrugë. Po rrëmbejnë qytetarët. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në protestë. Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë për mënyrën si po sillen. Një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma sikur të mos ishim njerëz po prej betoni,"-i shpreh nënkryetari i PD.

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Gjekmarkaj është dhunuar nga efektivët e policisë. Berisha u shpreh se sulmi ndaj nënkryetarit të PD është urdhëruar nga Edi Rama.

"Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Ervini me 3 mbiemra do të marrin përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj nënkryetarit të PD-së dhe Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. Edi Rama ndjek i tmerruar protestën e opozitës, këtë mosbindje civile dhe më pas targeton deputetët dhe drejtuesit e PD-së duke urdhëruar dhunën ndaj tyre,"-u shpreh Berisha.

Opozita ka bllokuar 5 akset kryesore në Tiranë, kryqëzimin tek rruga e Elbasanit, sheshin para bashkisë së Tiranës, sheshin Uillson, zonën tek Pallati me Shigjeta dhe Zogun e Zi./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Tensionet në protestë! Bardhi - ministrit të Brendshëm: Mos provokoni protestuesit, do kallëzoheni penalisht

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
Gazment Bardhi

TIRANË-Policia e Shtetit është përplasur me protestuesit në të 5 pikat ku mbështetës të opozitës po protestojnë në kuadër të ‘mosbindjes civile’ për të liruar rrugët e bllokuara nga qytetarët. Teksa shoqërimet e para nga Policia kanë filluar, Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i pozicionuar te sheshi Wilson, ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe kreun e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se do të përballen me kallëzime penale.

Gazment Bardhi: Po shkelni kushtetutën, po shkelet e drejta kushtetuese e qytetarëve për të protestuar. Ta harrojë Ervin Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, dhe drejtori i Policsë, i caktuar nga bandat, se mund të frikësojnë qytetarët. i bëj thirrje të mos provokojnë qytetarët.

Protesta pritet të zgjasë rreth tre orë, ndërsa policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

"Lëshojeni!"/ Policia tenton të shoqërojë protestuesin, Bardhi ua "heq nga duart"

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
Pamje nga momenti

TIRANË- Policia e Shtetit ka tentuar që të shoqërojë në Komisariat një protestues që i ishte bashkuar tubimit tek sheshi "Wilson". Por në momentin që i riu është shoqëruar nga uniformat blu, pranë tij ka shkuar menjëherë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

MOMENTI ME VIDEO:

Ky i fundit ka ndaluar shoqërimin e të riut, ndërkohë që në përplasje janë përfshirë edhe demokratët e tjerë: Luan Baçi, Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Tensione te 'Pallati me Shigjeta', Policia shoqëron dy protestues

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Po shoqërohet me përplasje protesta e opozitës pasditen e sotme në Tiranë. Policia po tenton të zhvendosë protestuesit për të liruar trafikun por ka hasur në rezistencën e protestuesve dhe deputetëve të PD-së. Përplasje ka patur te 'Pallati me Shigjeta', ku dy protestues janë shoqëruar nga Policia.

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
pamje nga shoqërimi

Përplasje ka patur dhe te 'Sheshi Willson', pasi punonjësit e policisë kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit. Protesta pritet të zgjasë rreth tre orë., ndërsa policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Policia përplaset me protestuesit, ndërhyn Bardhi me Baçin: Më goditën me grusht në bark

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Janë regjistruar përplasjet e para mes forcave të policisë dhe protestuesve. Protestuesit janë përplasur fizikisht me punonjësit e policisë, pasi këta të fundit kanë tentuar për t’i shpërndarë dhe zhbllokuar trafikun te sheshi Willson.

Pjesë e përplasjes është bërë edhe kreu i grupit Parlamentar të PD-shë Gazment Bardhi dhe deputeti Luan Baçi. Ky i fundit pretendon se policët e kanë gjuajtur me grushte në bark.

“Më gjuajtën me grushte në bark”, tha Baçi përpara mediave.

Tensionet kanë nisur, pasi policia ka bërë thirrje për largim të protestuesve. Protesta pritet të zgjasë rreth tre orë., ndërsa policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

“Hapni rrugën, kam fëmijën e sëmurë”/ Qytetarja përplaset me protestuesit (VIDEO)

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
Qytetarja

TIRANË- Protesta e opozitës ka ngjallur edhe tensione në mesin e qytetarëve që nuk janë bërë pjesë e tubimit. Tek zona e mbikalimit pranë "Pallatit me Shigjeta", një zonjë është revoltuar me protestuesit, pasi ishte nisur për të dërguar fëmijën e saj në spital. Por turma i ka zënë rrugën protestuesëve. Për mikrofonin e "Euronews", ajo kërkoi me ngulm të hapet rruga, duke theksuar urgjencën për të shkuar në spital.

“Nuk jam e njoftuar fare për këtë. Ju lutem, hapni rrugën, kam fëmijën për spital. Policit i thashë ta hapë rrugën. Po, kam fëmijën për spital, ju lutem,”- u shpreh gruaja.

MOMENTI ME VIDEO: 


Ndërkohë protesta vazhdon që prej orës 17.00. Opozita ka bllokuar akset tek “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “ëillson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Kaos në Tiranë! Protestuesit bllokojnë rrugët, paralizohet trafiku, shoferët e mjeteve u bien borive

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Në nisje të protestës së opozitës janë bllokuar 6 akse rrugore në Tiranë. Bllokimi i akseve kryesore rrugore në Tiranë ka krijuar kaos trafiku. Situata është tensionuar në tek “Pallati me Shigjeta”, ku makina ka tentuar të kalojë mbi protestuesit. Probleme ka patur edhe në zonën e 'Zogut të Zi', ku shoferët janë acaruar dhe kërkojnë të kalojnë duke u rënë borive papushim.

Përpos thirrjeve të Policisë deputetët e PD deklarojnë se nuk do ta hapin rrugën dhe i bëjnë thirrje policisë që të bashkohet me protestuesit, uniformat blu bëjnë thirrje me megafona për të liruar qarkullimin dhe mos penguar qytetarët.

Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

1400 forca policore në terren, Bardhi punonjësve të Policisë: Po na pengoni të drejtën për tubim

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
Gazment Bardhi

TIRANË-Kreu u Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është pjesë e protestës së opozitës që mbahet ditën e sotme në Tiranë, ka paralajmëruar punonjësit e policisë të lejojnë qytetarët të protestojnë. Bardhi ka kërkuar që forcat policore mos ndalojnë protestuesit, por të devijojnë trafikun.

Gazment Bardhi: Jemi të gjithë të barabartë. Po na pengoni, zbatoni ligin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar. Na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim. Punonjës të policisë që nuk dinë konceptin e lirisë së tubimi, ta mësojmë nuk merret leje në polici, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, bëhet vetëm njoftim. Njoftimi është bërë. Policia të devijojë trafikun.

1 MUAJ ME PARE

Nis protesta e opozitës! Qytetarët me çadra bllokojnë 5 pikat kyçe të kryeqytetit, paralizohet trafiku

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Ka nisur protesta e opozitës, teksa deputetët e PD kanë dalë nga selia blu dhe kanë nisur marshimin. Qytetarët me çadra i janë bashkuar deputetëve demokratëve duke bllokuar rrugën e “Elbasanit”. Trafiku është paralizuar dhe tek rrethrrotullimi i “Sheshit Willson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale.

Lidhur me protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Pak orë nga bllokimi i Tiranës, thirrja e Sali Berishës për qytetarët: Na u bashkoni!

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrjen e fundit për protestën e sotme të opozitës. Në një deklaratë për mediat sot, Berisha i ka kërkuar qytetarëve të Tiranës që t’i bashkohen protestës së pasdites, e cila do të nisë në orën 17.00 dhe do të zgjasë për më shumë se 3 orë. Kryedemokrati shprehet se ky akt i radhës i mosbindjes civile bëhet për të gjithë shqiptarët dhe problemet që ata kanë.

“Sot është dita e një revolte, e mosbindjes civile, të PD-së dhe opozitës, në emër të mbi 1.1 milion shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria nga ky regjim për shkak të varfërisë dhe privimit të lirive. Është revolta në emër të 800 mijë pensionistëve, që u trajtuan nga kjo qeveri në mënyrën më çnjerëzore. Pensionistët e Shqipërisë sot marrin një pension të barabartë me 1 qen shtëpie në Gjermani, që paguhet 130 euro. Është protesta në emër të qindra mijëra të rinjve, të cilët kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria. Është protesta në emër të qindra mijëra fermerëve, të cilët janë fermerët më të diskriminuar të Europës, më të pambështetur, për të cilët në buxhetin e shtetit, ndonëse japin 20 për qind të prodhimit të brendshëm, ndonëse përbëjnë rreth 40 për qind të popullatës, janë parashikuar gjithsej 44 milionë euro. Është revolta e mbarë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri. Që duan të ndërtojnë jetën, mirëqenien dhe të ardhmen në këtë vend ku plaçkiten nga një grup hajdutësh që nuk i kanë pasur kurrë në historinë e vendit. Kjo protestë, kjo revoltë zhvillohet edhe në shenjën e sakrificës që demokratët janë të vendosur të bëjnë në emër të shqiptarëve në këto prag festash. Ndaj ftoj qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë sot në ora 5, marshim në Tiranë, Tirana në duart e qytetarëve,”-tha Berisha.

Protesta e sotme pritet që të zgjasë për 3 orë dhe që do të mbajë gjatë kësaj kohë të bllokuara 5 nga akset më kryesore të kryeqytetit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, Policia: Bllokimi i rrugëve do të sjellë pasoja

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Policia ka paralajmëruar për pasoja nëse blloken rrugët gjatë protestës së Partisë Demokratike, që do të nisë sot nga ora 17:00. Policia njofton se garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve, por nuk toleron bllokimin e rrugëve.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. PD ka kërkuar leje deri në orën 20:00 për protestën e sotme.

Opozita ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

PD sot në protestë, bllokohen rrugët kryesore në Tiranë, zbardhet skenari

Opozita 3 orë në protestë/ Noka qëllon efektivin,
Protesta e Opozitës

TIRANË- Partia Demokratike do të rikthehet sot në shesh për të zhvilluar protestën e saj të disatë. Por, ndryshe nga më parë, këtë herë në shesh pritet të jetë edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha, pasi është liruar nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Tubimi i Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në orën 17:00 dhe rrugët që do të bllokohen janë:

Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Edhe këtë here, duket se demokratët do të shpërndahen në këto 5 pika dhe pritet që tubimi të zgjasë rreth tre orë. Kërkesa kryesore e Opozitës është krijimi i qeverisë teknike dhe më pas zhvillimi i zgjedhjeve të lira. Por, njësoj si herën e kaluar, demokratët me shumë mundësi do të përplasen me Policinë e Shtetiti, e cila nuk lejon bllokimin e rrugëve. Në terren pritet që për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë protestës, të jenë forcat e rendit, të Shqiponjave dhe FNSH. Nuk do të mungojnë autobotët me ujë dhe gazi lotsjellës.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në trajnimin dy-ditor për Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i bëri thirrje rinisë që të marrë pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Berisha theksoi se misioni i PD-së është fitorja e zgjedhjeve, duke theksuar se të rinjtë duhet të dalin në skenë për të shkatërruar kundërshtarin politik.

“Energjia juaj, përkushtimi juaj, por edhe imazhi juaj, janë të një rëndësie themelore për këtë fitore. Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet”, u shpreh kreu i PD-së. /ZËRI

Poll

MOS HUMB