LIVE UPDATES

Vrasja e Martin Canit, Rama njofton mbylljen e “TikTok”, Manastirliu: 90% e prindërve pro, do të dyfishojmë oficerët dhe do të vendosim kamera në shkolla

➤Brenda vitit platforma “Tik Tok” nuk do të mund të hapet më në Shqipëri. ➤Lajmin e ka bërë me dije kryeministrin Edi Rama, i cili u shpreh se procesi do të nisë për pak javë dhe se askush nuk do të mund ta aksesojë këtë platformë në Shqipëri. ➤Sipas Ramës, ky vendim është marrë pasi platofrma që i ka rrënjët në Kinë, promovon natyrën atje ➤, ndërsa jashtë Kinës, vetëm dhunë e krim. ➤Por, shtoi se gjithashtu ndikon dhe algoritmi. ➤Rama gjithashtu njoftoi se si pjesë e reformimit të programit në shkolle, do të lançojnë dhe një fermë për nxënësit dhe se të gjitha produktet e rritura prej tyre, do të shiten në treg. ➤Kryeministri tha se shumë shpejt do të hapet edhe një institut, ku do të rehabilitohen të gjithë të miturit që kryejnë vepra penale. ➤Gjatë fjalës së tij, Rama iu përgjigj dhe thirrjeve për dorëheqjen e ministers Ogerta Manastirliu, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe tha se ajo do të ketë të gjithë mbështetjen e tij dhe se nuk do të largohet. ➤Vetë Manastirliu parashtroi shifrat që kanë çuar në marrjen e vendimit për mbylljen e platformës “Tik Tok”. ➤Manastirliu tha se në total janë realizuar 1300 konsultime me pjesëmarrjen e 65 mijë prindërve në të gjithë shkollat e vendit dhe se 90% e prindërve janë pro kufizimit ose mbylljes së TikTok. ➤Gjithashtu, ministrja u shpreh se do të ketë një dyfishim të oficerëve të sigurisë në shkolla. ➤Një tjetër masë shtesë do të jetë dhe vendosja e kamerave inteligjente. ➤Ndërsa gjithashtu shtoi se do të ketë një monitorim me të rregullt të përdorimit të celularëve të nxënësve në shkolle.

6 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Mbyllja e “Tik Tok”, Manastirliu rendit shifrat: 90% e prindërve janë pro, do ketë kamera në çdo shkollë

Vrasja e Martin Canit, Rama njofton mbylljen e “TikTok”,
Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu ka parashtruar shifrat që kanë çuar në marrjen e vendimit për mbylljen e platformës “Tik Tok”. Në fjalën që mbajti pas mbledhjes me prindërit e mësuesit, ku i pranishëm ishte dhe kryeministrin Edi Rama, Manstirliu tha se në total janë realizuar 1300 konsultime me pjesëmarrjen e 65 mijë prindërve në të gjithë shkollat e vendit dhe se 90% e prindërve janë pro kufizimit ose mbylljes së TikTok. Gjithashtu, ministrja u shpreh se do të ketë një dyfishim të oficerëve të sigurisë në shkolla. Një tjetër masë shtesë do të jetë dhe vendosja e kamerave inteligjente. Ndërsa gjithashtu shtoi se do të ketë një monitorim me të rregullt të përdorimit të celularëve të nxënësve në shkolle.

“Në total janë realizuar 1300 konsultime me pjesëmarrjen e 65 mijë prindërve në të gjithë shkollat e vendit. 90% e prindërve janë pro kufizimit ose mbylljes së TikTok, 80% e prindërve kërkojnë fuqizimin e masave, mbi 57% pranojnë se ekspozimi ndaj rrjeteve u sjell fëmijëve edhe sjellje të papërshtatshme dhe ndikon në shëndetin mendor. Po ashtu, do të vendosim kamera inteligjente përmes projektit ‘Smart City’, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollave dhe perimetrit të tyre. Në dy vitet e ardhshme do të dyfishojmë numrin e oficerëve të sigurisë, duke arritur në 500 dhe do të ngremë një strukturë të dedikuar brenda drejtorive arsimore për të koordinuar detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me njësitë lokale të mbrojtjes së fëmijëve. Kemi planifikuar edhe shtimin e 350 punonjësve psikosocialë, duke arritur në 1,200 brenda dy viteve të ardhshme. Bashkë me partnerët tanë të shoqërisë civile dhe institucioneve akademike, do të ngremë një Rrjet Kombëtar për Sigurinë Online, që do të ndihmojë në mbrojtjen digjitale të nxënësve. Nuk mund të ketë siguri pa edukim. Do të zgjerojmë programet ‘Shkolla Qendër Komunitare’ dhe ‘Ekipet Sportive në Shkolla’, duke përfshirë mbi 20,000 nxënës në aktivitete jashtëshkollore sportive,”- u shpreh Manastirliu.

1 MUAJ ME PARE

Rama: Do lançojmë programin e fermës në shkollë, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në “Tik Tok”

Vrasja e Martin Canit, Rama njofton mbylljen e “TikTok”,
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije disangapikat e programit të reformimit të sistemit arsimor. Në fjalën që mbajti, gjatë të cilës bëri me dije dhe vendimin për mbylljen e platformës së “Tik Tok”, Rama tha se nuk do jepen më leje për ndërtime për pallate dhe resorte nëse nuk parashikojnë hapësirë për fëmijët. Gjithashtu ai shtoi se do të rishikohet edhe taksa e strehimit social, ku do ketë një shumë që do shkojë për femijet, për ndërtim shkollash, kopshtesh apo çerdhesh. Kreu i qeverisë shtoi se shumë shpejt do të ndërtohet edhe institute për rehabilitimin e fëmijëve në konflikt me ligjin, që do të jetë një infrastrukturë e mirëfilltë për këta fëmijë që kanë kryer vepra penale. Sipas Ramës, në shkolla do të aplikohet edhe programi i fermës dhe shtoi se të gjitha prodhimet e fëmijëve do të shiten në treg.

"Ata që ndërtojnë pallate, resorte, nuk do të marrin dot leje ndërtimi, nëse nuk parashikojnë edhe një hapësirë për fëmijët. Do të rishikojmë taksën e strehimit social, për të futur komponentin e fëmijëve. Nga çdo ndërtim në Tiranë dhe në Shqipëri duhet të dalë një shumë që do të shkojë për fëmijët, për një shkollë, për një çerdhe apo kopësht.

Problem sot nuk janë fëmijët tanë, jemi ne shoqëria jonë, të gjithë tok tokët që na i mbajnë peng fëmijët, njësoj si rrugaçi i lagjes që është personazhi më tërheqës, ai nuk është i pari i klasës, por është ai që të mëson si të ikësh nga mësimi si të bësh qejf, ja thika dhe ja kjo, ja ajo. Çdo ministri dhe institucion në Shqipëri duhet të ketë programin e vet për fëmijët. Ne jemi duke ndërtuar në spitalin pediatrik një program për të çuar shkollën tek fëmijët dhe fëmijët të kenë mundësi që të bëjnë edhe shkollë me një program të lehtësuar që është një model që e kemi marr nga Izraeli. 

Ne jemi në proces për të ndërtuar institucionin e fëmijëve në konflikt me ligjin që është një model europian për ata fëmijë që kanë kryer një vepër penale dhe që s’mund të çohen në burg, sepse aty dalin më problematik sesa hyjnë dhe së shpejti do të lancojmë fillimin e ndërtimit për të. Ashtu si programi i fermës në shkollë që e kemi nisur. Është program i Ministrisë së Bujqësisë dhe i Ministrisë së Arsimit dhe një program i prodhimit dhe i shitjes së atyre produkteve, që fëmijët të kuptojnë se domatja nuk prodhohet në TikTok dhe që marrëdhëniet s’janë ato të TikTok, por ato të jetës reale. Ne duhet që t’i lidhim fëmijët me jetën reale, bashkë me ne,”- tha Rama.

Sot qeveria shqiptare ka marrë vendimin për mbylljen e platformës së “Tik Tok” në Shqipëri. Lajmin e bëri me dije vetë kryeministrin Edi Rama, në fjalën që mbajti pas një mbledhjeje të gjatë me prindër e mësues. Mbyllja e “Tik Tok”, erdhi pas vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, i cili është arrestuar.

1 MUAJ ME PARE

Rama flet për “TikTok”: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj llum e qenëri

Vrasja e Martin Canit, Rama njofton mbylljen e “TikTok”,
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se platforma “Tik Tok” është e ndarë në dy pjesë, duke parë vendet se ku përdoret. Sipas tij, në Kinë, ku është edhe vendi ku kjo platformë ka rrënjët, në “Tik Tok” promovon natyrën. Ndërsa jashtë këtij vendi, promovohet vetëm krim, rrugaçëri, thika e bullizim.

“TikTok është një kompani që i ka rrënjët në Kinë, por po të shikosh Tik-Tok në Kinë dhe jashtë Kinës janë dy “Tik Tok” të ndryshëm. “Tik Tok” në Kinë promovon se si ruhet natyra,se si nxënësit të bëjnë mirë mësimet, etj, etj. Rrugaçëri, perversiteti, dhunë, bullizëm, krim, thika, presa, shpata, revole, euro e dollarë, nuk sheh në “Tik Tok”-un e Kinës. Ndërsa në “Tik Tok”-un jashtë kinës vetëm llum dhe qenëri, çfarë na duhet ne kjo,”- tha kreu i qeverisë.

Sot qeveria shqiptare ka marrë vendimin për mbylljen e platformës së “Tik Tok” në Shhqipëri. Lajmin e bëri me dije vetë kryeministrin Edi Rama, në fjalën që mbajti pas një mbledhjeje të gjatë me prindër e mësues. Mbylljae “Tik Tok”, erdhi pas vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, i cili është arrestuar.

1 MUAJ ME PARE

Rama merr në mbrojtje Manastirliun: Ka të gjithë mbështetjen time!

Vrasja e Martin Canit, Rama njofton mbylljen e “TikTok”,
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu do  të vijojë të ketë mbështetjen e tij përse i përket drejtimit të këtij dikasteri, pavarësisht thirrjeve pëe dorëheqjen e saj. Në fjalën që mbajti, në të cilën deklaroi se në Shqipëri, brenda vitit do të arrihet dhe mbyllja e platformës së “Tik Tok”, Rama iu përgjigj dhe thirrjeve për dorëheqjen e Manastirliut që është kërkuar nga familjarë e qytetarë që kanë dalë të protestojnë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, përfshirë dhe anëtarë të Opozitës. Por, sipas Ramës, këto akuza janë një përpjekje për përfitime nga ngjarja e ndodhur në shkollën “Fan Noli”, pas një sherri mes adoleshentëve.

“I them të gjitha këto për të pasur shumë të qartë bashkarisht një gjë. Nuk mund të parandalohen dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin. Ajo që i dallon qasjet ndaj ngjarjejeve është si reagojmë ndaj tyre. A bëhet ngjarje një arsye e fortë që pastaj si rrjedhojë ajo sferë e veprimtarisë shoqërore të bëhet më e mirë apo bëhet ngjarja një sebep që shoqëria e tërë të futet në një përleshje për të gjetur se kush e ka fajin. Dhe thënë të gjitha këto, dua të shpreh publikisht, edhe si përgjigje për ata të cilët deshën edhe njëherë tjetër të nxjerrin përfitime absurde nga tragjedia e një familjeje dhe humbja e një jete, duke drejtuar gishtin e gjithëfarëlloj akuzash dhe duke kërkuar përgjegjësi personale nga ministrja e arsimit, që ministrja ka jo vetëm gjithë mbështetjen time, por unë kam bindjen se ashtu sikurse ka luajtur një rol të pamohueshëm në transformimin e sistemit shëndetësor, do të luajë një rol që do jemi falënderues edhe në transformimin e sistemit arsimor, duke e bërë atë ende më të mirë,”- tha Rama.

Dorëheqja e Manastirliut ka qenë një nga kërkesat e parashtruara në çdo protestë të zhvilluar pas vrasjes së Martin Canit. 14-vjeçari u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi. I plagosur mbeti dhe shoku i tij Luis Meçe që tashmë ka lënë spitalin e Traumës dhe është nisur jashtë vendit për kurim. Përlleshi ndodhet në Institutin e të Miturve në Kavajë. Ai u dërgua  atje pas mjekimit që mori në një spital privat, pasi gjithashtu mori një plagë në dorë gjatë përleshjes së ndodhur në shkollën “Fan Noli”.

1 MUAJ ME PARE

Qeveria vendos mbylljen e "TikTok" në Shqipëri, jeni dakort?

Poll
1 MUAJ ME PARE

Rama: Tik Tok do të mbyllet për 1 vit në Shqipëri!

Vrasja e Martin Canit, Rama njofton mbylljen e “TikTok”,
Edi Rama

TIRANË- Platforma 'TikTok' do të mbyllet për 1 vit në gjithë territorin e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama nga takimi me prindër e mësues diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla, duke filluar me mbylljen e platformës së shumë diskutuar, Tiktok.

"Është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. TikTok do ta mbyllim për një vit. Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok,"- deklaroi Rama.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se tani qeveria ka një plan konkrret dhe masa të cilat do sjellin më shumë siguri për fëmijët. Kreu i qeverisë Rama është shprehur se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, u kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin. Rama theksoi se nuk mund të parandalohen dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin, por ajo që i dallon qasjet ndaj tyre është si reagojmë ne. 

Edi Rama: U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje e tërë dhe një tërësi komunitetesh shkollore dhe prindërore në Shqipëri. Nga ana tjetër, të vihej në lëvizje e njëjta fuqi e brendshme e vetë shoqërisë, e përfaqësuar dhe mishëruar në parlamentin e Shqipërisë dhe në media. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarjeje ka zgjedhje të ndryshme. Si gjithnjë në qasjen ndaj një ngjarjeje ka një farsë, ka dhe një marrje përgjegjësie. Edhe në këtë rast farsa nuk mungoi me gjithë atë forcë që rivret të vrarët dhe nuk lejon që reflektimi dhe nxjerrja e mësimeve të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Instirucionet, qeveria, shteti janë struktura në zhvillim, në përmirësim dhe në vetë-korrigjim të vazhdueshëm. Nuk ka asnjëherë, në asnjë vend, një shtet, një sistem institucional apo një qeveri që të mos kenë më asgjë për të korrigjuar dhe të gjitha gjërat të funksionojnë. A bëhet ngjarja një arsye e fortë që pastaj ajo sferë e veprimtarisë shoqërore të bëhet shumë më e mirë apo bëhet ngjarja një sebep që shoqëria të futet në një përleshje se kush e ka fajin. Unë sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkrtër pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me gjithë faktorët që janë të lidhur me këtë sferë të rëndësishme të edukimit dhe sigurisë të fmëijëve tanë, kemi një plan konkret, me masa konkrete dhe kemi siguri që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor akoma për të mirë, akoma më të sigurt./ZËRI

Mbyllja e rrjetit social është një masat e planit për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në Shkolla. Në një takim me mësues e prindër, ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu nuk dha shumë detaje, ndërsa tha se sipas konsultimit publik 90% e prindërve janë pro bllokimit ose kufizimit të platformës.

Ogerta Manastriliu: Për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në Shkolla kemi vendosur: bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, duke arritur 500 oficerë të sigurisë brenda dy vitesh. Ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal. Vendosim Rregulla të reja dhe masa shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcojmë mekanizmat e referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se tani qeveria ka një plan konkrret dhe masa të cilat do sjellin më shumë siguri për fëmijët. Rama theksoi se nuk mund të parandalohen dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin, por ajo që i dallon qasjet ndaj tyre është si reagojmë ne.

Edi Rama: U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje e tërë dhe një tërësi komunitetesh shkollore dhe prindërore në Shqipëri. Nga ana tjetër, të vihej në lëvizje e njëjta fuqi e brendshme e vetë shoqërisë, e përfaqësuar dhe mishëruar në parlamentin e Shqipërisë dhe në media. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarjeje ka zgjedhje të ndryshme. Si gjithnjë në qasjen ndaj një ngjarjeje ka një farsë, ka dhe një marrje përgjegjësie. Edhe në këtë rast farsa nuk mungoi me gjithë atë forcë që rivret të vrarët dhe nuk lejon që reflektimi dhe nxjerrja e mësimeve të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Instirucionet, qeveria, shteti janë struktura në zhvillim, në përmirësim dhe në vetë-korrigjim të vazhdueshëm. Nuk ka asnjëherë, në asnjë vend, një shtet, një sistem institucional apo një qeveri që të mos kenë më asgjë për të korrigjuar dhe të gjitha gjërat të funksionojnë. A bëhet ngjarja një arsye e fortë që pastaj ajo sferë e veprimtarisë shoqërore të bëhet shumë më e mirë apo bëhet ngjarja një sebep që shoqëria të futet në një përleshje se kush e ka fajin. Unë sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkrtër pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me gjithë faktorët që janë të lidhur me këtë sferë të rëndësishme të edukimit dhe sigurisë të fmëijëve tanë, kemi një plan konkret, me masa konkrete dhe kemi siguri që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor akoma për të mirë, akoma më të sigurt./ZËRI

Poll

MOS HUMB