LIVE UPDATES

Tragjedia në prag Krishtlindjesh në Gjermani! 5 viktima dhe qindra të plagosur, autori nën efektin e drogës (ZHVILLIMET)

➤Festat e fundvitit u përgjakën në Gjermani, pas një sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. ➤Të paktën pesë persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë pasi një makinë u përplas me turmën në treg. ➤Mbi 200 persona janë lënduar, një rritje e konsiderueshme nga shifra paraprake mbi 60. ➤Autori një mjek saudit 50-vjeçar është arrestuar, ndësa besohet se ka veprur i vetëm. Autorit i është bërë një test droge dhe ka rezultuar pozitiv. ➤Ndërkombëtarët dhe Shqipëria kanë shprehur ngushëllimet për popullin gjerman dhe dënojnë sulmin. ➤Një ceremoni përkujtimore do të mbahet sot në katedralen e qytetit.

4 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

"Një film i keq"/ Dëshmi tronditëse nga sulmi në Gjermani: Kaos, gjak, njerëz të shtrirë në tokë

Tragjedia në prag Krishtlindjesh në Gjermani! 5 viktima dhe qindra
pamje nga vendngjarja

GJERMANI- Ngjarja e rëndë në prag të Krishtlindjeve në Gjermani, ku katër persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë pasi një makinë u përplas me turmën në treg, ka tronditur mbarë opinion publik.  Dëshmitarët okularë thonë se makina, 'BMW' e zezë, është përplasur në orën 19:04 të së premtes me turmën në sheshin para bashkisë. Videot në mediat sociale tregojnë një makinë që kalon me shpejtësi në turmë dhe njerëz që vrapojnë në panik nga vendi i ngjarjes.

Banorët thanë se makina e sulmuesit pasi ka kaluar barrierat është përplasur në një treg me disa familje. Ata shtojnë se shoferi ka qenë duke lëvizur në mënyrë zig-zag. Shumë prej tyre arritën të hidheshin anash dhe të shpëtonin. CNN.greece, shkruan se gazetari i BILD Johannes Proft ka folur edhe me dëshmitaren okulare Nadine nga Wolfsburgu. Ajo kishte udhëtuar drejt Magdeburgut me të dashurin e saj Marco. 

“Kishte kudo ambulanca, kishte polici, kishte shumë zjarrfikës, ishte një situatë vërtet kaotike. Pamë gjak në dysheme, pamë njerëz të ulur pranë njëri-tjetrit dhe rreth tyre kishin gjethe ari dhe argjendi. Dhe ne pamë shumë mjekë që përpiqeshin t'i mbanin njerëzit ngrohtë dhe t'i ndihmonin ata me lëndimet e tyre. Është një tronditje e madhe. Është një tronditje e madhe për çdo person këtu në Magdeburg dhe për çdo person në Saksoni-Anhalt”, tha ai. 

Tronditëse është dëshmia e një burri që dëgjoi njerëzit të bërtisnin ndërsa makina kalonte me shpejtësi nëpër tregun e Krishtlindjeve. Clowes raportoi se makina ishte rreth 15 metra larg tij dhe ai e pa atë të përplasej me njerëzit. Ai shprehet se shoferi nuk frenoi dhe makina thjesht kaloi nëpër turmë. 

“U ktheva dhe në fillim mendova se zhurma ishte karuseli i fëmijëve që ishte menjëherë pas nesh. Papritur një makinë vjen nga e djathta jonë drejt matanë. Ai po ngiste të paktën 48-64 km/h dhe njerëzit po kalonin mbi makinë. Ne e dinim se ishte një incident i rëndë pasi po ndodhte. Shoferi nuk frenoi apo asgjë, makina thjesht kaloi nëpër turmë," shtoi ai.

Ndërsa zjarrfikësi Johannes ishte një nga të parët që nxitoi në tregun e Krishtlindjeve. Johannes shprehet se ishte se në një film të keq. Gjithashtu ai thotë se ka marrë të plagosurit që nuk kishin njeri me vete dhe i ka çuar në qendrat shëndetësore. 

“Ishte si të ishe në një film të keq. Eca nëpër tregun e shkatërruar, njerëzit ishin shtrirë majtas e djathtas. Dhe gjithçka që mund të mendoja ishte: Cilin prej tyre do të ndihmoj tani? Më pas i kam kapur të plagosurit që nuk kishin njeri me vete dhe i kam çuar në qendrat përkatëse të trajtimit. Kam përdorur një shënues për të shkruar fjalët jeshile, të verdhë ose të kuqe në fytyrën e të dëmtuarit. Varësisht nga niveli i lëndimit të tyre”, zbuloi ai.

1 MUAJ ME PARE

Mjeku që urren Islamin, kush është autori i sulmit në tregun e Krishtlindjeve

Tragjedia në prag Krishtlindjesh në Gjermani! 5 viktima dhe qindra
Taleb A.

GJERMANI-Detaje të reja janë zbardhur pas sulmit tragjik të së premtes në Magdeburg, Gjermani, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 68 të tjerë. Autori i sulmit u arrestua vetëm pak minuta pasi me “BMW” e tij mori përpara turmën me qindra njerëz në tregun e Krishtlindjeve. 

I dyshuari i arrestuar mësohet se është një mjek 50-vjeçar, Taleb A., i cili vjen nga Arabia Saudite dhe ka ardhur në Gjermani në vitin 2006. Sipas hulumtimeve të WDR dhe NDR, ai thuhet se është një figurë shumë e spikatur në komunitetin e emigrantëve sauditë dhe konsiderohej person kontaktues për azilkërkuesit, veçanërisht gratë. Ai ka statusin e azilit si refugjat politik që nga viti 2016. Nuk ka informacione për motivin. Kryeministri i landit, Haseloff tha se hetimet janë në vazhdim. 

Deklaratat e deritanishme që burri mësohet se ka bërë deri para pak kohësh në rrjetet sociale japin dëshmi se ai mund të jetë ndjerë i përndjekur. Sipas hulumtimit të WDR, ai ishte jashtëzakonisht kritik ndaj islamit në internet dhe se i frikësohej islamizimit të Gjermanisë. Në platformën X ai shprehte urrejtje të hapur për islamin dhe e quante veten “kritikun më agresiv të islamit në histori”.

Sipas policisë, 50-vjeçari i cili e kishte marrë mjetin me qira hyri në turmë duke lëvizur me shpejtësi për  rreth 400 metra. Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg filloi në orën 19:04 të kur një BMW e errët hyri në turmë./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Përgjaken Krishtlindjet/ Liderët e botës ngushëllojnë Gjermaninë: Gëzimi për festa u pre (REGAIMET)

Tragjedia në prag Krishtlindjesh në Gjermani! 5 viktima dhe qindra
PAMJE NGA VENDNGJARJA

GJERMANI-Liderët e shtetve kanë dërguar ngushëllimet e tyre për Gjermaninë, pasi të paktën dy persona u vranë në një treg të Krishtlindjeve kur një makinë u përplas me turmën e njerëzve mbrëmjen e kaluar. Viktimë kanë mbetur një person i rritur dhe një fëmijë i vogël, ndërsa raportohet për dhjetëra të plagosur.

Sulmi ka shkaktuar reagime të mëdha. Ndërsa lajmi për sulmin u përhap, Elon Musk, miliarderi aleat me Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, kritikoi Scholz dhe i bëri thirrje të jepte dorëheqjen.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u shpreh i prekur thellë lidhur me mësymjen e një automjeti në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg, që mendohet se mund të jetë një sulm. Steinmeier tërhoqi vëmendjen, se ende "nuk është zbardhur i gjithë sfondi i këtij akti të tmerrshëm."

"Gëzimi për festën e Krishtlindjes u pre. Me mendje jam pranë viktimave dhe të afërmve të tyre. Falenderoj të gjitha forcat e shpëtimit për angazhimin e tyre." -shkruan ai.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh në platformën X mjaft i tronditur, dhe deklaroi se Franca ndan trishtimin me popullin gjerman.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dënoi aktin "brutal dhe frikacak" dhe theksoi se "ky akt dhune duhet të hetohet dhe të dënohet ashpër.” Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha gjithashtu se ai kishte kontaktuar kancelarin Scholz dhe i kishte shprehur ngushëllimet e tij.

Arabia Saudite dënoi aktin në Magdeburg dhe shprehu solidaritetin e saj me Gjermaninë. Qeveria në Riad shpreh "solidaritetin e saj me popullin gjerman dhe familjet e viktimave” dhe thekson "refuzimin e dhunës”, deklaroi Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite në shërbimin online X.

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka reaguar lidhur me sulmin në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë hyri në turmën në Tregun e Krishtlindjeve duke lënë pas dy viktima e dhjetëra të plagosur. Rama shkruan se është i tmerruar nga sulmi që mori jetë të pafajshme.

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria dënon ashpër këtë akt barbar dhe solidarizohet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm. Së bashku, ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.'-shkruan ai në platformën X.

Autori, njëkohësisht drejtuesi i automjetit, nga Arabia Saudite, rreth 50 vjeç me profesion mjek, është arrestuar nga autoritetet. Makinën ai e kishte marrë me qira pak para se ta përdorte për sulmin vdekjeprurës. Gjatë kontrollit në automjet, autoritetet gjetën një valixhe të dyshimtë në sediljen e pasagjerit. Motivi i sulmit vijon të mbetet i paqartë. Një operacion policor u zhvillua gjithashtu në qytetin e Bernburgut, në jug të Magdeburgut, ku i dyshuari besohet të ketë jetuar./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani/ 2 të vdekur e 68 të plagosur, autori mjek nga Arabia Saudite

Tragjedia në prag Krishtlindjesh në Gjermani! 5 viktima dhe qindra
PAMJE NGA VENDNGJARJA

GJERMANI-Festat e fundvitit u përgjakën në Gjermani, pas një sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Të paktën dy persona janë vrarë dhe mbi 68 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e përplasjes së një makine në turmën e tregut. Viktimë kanë mbetur një person i rritur dhe një fëmijë i vogël. Spitalet në Magdeburg po përgatiten për një tragjedi të vërtetë, pasi numri i viktimave mund të rritet.

Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja nisi mbërmjen e djeshme (20 dhjetor) në orën 19:04. Drejtuesi i automjetit, rreth 50 vjeç me profesion mjek, nga Arabia Saudite, është arrestuar nga autoritetet. Makinën ai e kishte marrë me qira pak para se ta përdorte për sulmin vdekjeprurës. Gjatë kontrollit në automjet, autoritetet gjetën një valixhe të dyshimtë në sediljen e pasagjerit. 

Motivi i sulmit vijon të mbetet i paqartë. Një operacion policor u zhvillua gjithashtu në qytetin e Bernburgut, në jug të Magdeburgut, ku i dyshuari besohet të ketë jetuar, raportoi gazeta lokale Mitteldeutsche Zeitung.

Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi për një ngjarje shumë tragjike dhe shprehu ngushëllimet për viktimat. Ai tha se qeveria gjermane qëndron krah njerëzve të Magdeburgut dhe falënderoi ekipet e urgjencës në vendngjarje.

"Lajmet nga Magdeburgu sugjerojnë më të keqen. Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne jemi në anën tuaj dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e shpëtimit të përfshirë në këto orë ankthi", shkruan Scholz.

Tetë vjet më parë, më 19 dhjetor të vitit 2016, një pjesëtar i grupit terrorist, Shteti Islamik, pati kryer një sulm me kamion, duke e përplasur në një treg Krishtlindjesh në qendër të Berlinit. Si pasojë e sulmit patën vdekur 12 persona, ndërsa janë plagosur mbi 70 të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB