20 plumba kallashnikov drejt makinës, detaje nga atentati në Vlorë

VLORË- Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30 një atentat me armë zjarri ndodhi në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Si pasojë e këtij atentati u plagosën dy persona Kevin Hajrulla, 30 vjeç, dhe Armand Spahiu, 35 vjeç, ky i fundit ishte shitës në një dyqan fruta perimesh. Dyshohet se shënjestra ishte Kevin Hajrulla, i cili rezulton se është dhe djali i xhaxhait të Inez Hajrullës, një emër shumë i njohur për mediat, pasi ndaj këtij të fundi janë bërë dhe atentate më parë. Në afërsi të fshatit Panaja në Vlorë është gjetur e djegur që dyshohet se është e autorëve. Brenda saj janë gjetur dy armë automatike dhe dy krehër fishekë. Ndërkohë automjeti i djegur rezulton tip KIA. Autorët qëlluan me 20 plumba drejt makinës së Hajrullës, i cili është në gjendje të rëndë për jetën në spital, ndërsa Spahiu është plagosur në këmbë.
Dyshohet se atentati ndaj Kevin ka lidhje me kushëririn e tij Inez, i cili është mjaft i njohur për drejtësinë. Inez Hajrulla ka qenë objektiv i dy atentateve në qytetin e Vlorës. Njëri ndodhi në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët, ndërsa tjetri ndodhi me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.
*Kujdes pamjet e mëposhtme janë të rënda:
Atentati në vitin 2017
Në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Atentati ndodhi në një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës. Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt.
Inez Hajrrulla është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove. Gjithashtu, në fund të vitit u dënua me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Si ndodhi sulmi me armë në 2019 ndaj Inez Hajrulla
Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.
Për atentatin e dytë, Hajrulla tregoi në Gjykatë se sapo kishte parë që një person zbriti nga një automjet që në pamje të parë ju duk si “Land Rover” kishte nxjerrë një armë lodër nga çanta e ka nisur të qëllojë drejt tij. Për këtë arsye, personi në fjalë është trembur e është kthyer mbrapsht.
Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”. Përveç zhdukjes së 25-vjeçarit, Hajrulla dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende të pazbardhura. /ZËRI
Atentat Kevin Hajrullës, 30-vjeçari kushëriri i të “fortit” të Vlorës

VLORË- Atentat Kevin Hajrullës, 30-vjeçari kushëriri i të “fortit” të Vlorës
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i dyfishtë në qytetin e Vlorës, ku mbetën të plagosur Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu, ky i fundit ishte shitës në një dyqan. Dyshohet se shënjestra e këtij atentati ka qenë Kevin Hajrulla, i cili mësohet se është kushëriri (djali i xhaxhait) të Inez Hajrullës. Inez Hajrulla është një emër i njohur, pasi ka qenë edhe më parë shënjestër i atentateve në Vlorë.
Inez Hajrulla ka qenë objektiv i dy atentateve në qytetin e Vlorës. Njëri ndodhi në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët, ndërsa tjetri ndodhi me 10 maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.
Atentati në vitin 2017
Në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Atentati ndodhi në një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës. Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt.
Inez Hajrrulla është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove. Gjithashtu, në fund të vitit u dënua me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Si ndodhi sulmi me armë në 2019 ndaj Inez Hajrulla
Sipas prokurorisë së Vlorës Inez Hajrulla në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Ervis Matodashaj, në ambientet e një lokali në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona, Fatmir Hyseni, Daut Elmazi, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.
Për atentatin e dytë, Hajrulla tregoi në Gjykatë se sapo kishte parë që një person zbriti nga një automjet që në pamje të parë ju duk si “Land Rover” kishte nxjerrë një armë lodër nga çanta e ka nisur të qëllojë drejt tij. Për këtë arsye, personi në fjalë është trembur e është kthyer mbrapsht.
Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”. Përveç zhdukjes së 25-vjeçarit, Hajrulla dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende të pazbardhura. /ZËRI
Atentat Kevin Hajrullës në Vlorë/ Policia jep detaje: U plagos aksidentalisht edhe një tjetër person

VLORË- Një atentat me armë zjarri ndodhi gjatë kësaj mbrëmje në Vlorë në lagjen “24 Maji”, ku si pasojë mbeten të plagosur 30-vjeçari Kevin Hajrulla dhe shitësi i dyqanit 35-vjeçari Armand Spahiu. Sipas policisë, 30-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij “Benz” në momentin kur qellojnë drejt saj. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.
Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”, njofton policia. /ZËRI
Atentati me dy të plagosur në Vlorë, gjendet e djegura makina e autorëve

VLORË- Detaje të reja janë mësuar nga atentati në Vlorë. Në afërsi të fshatit Panaja në Vlorë është gjetur e djegur që dyshohet se është e autorëve. Brenda saj janë gjetur dy armë automatike dhe dy krehër fishekë. Ndërkohë automjeti i djegur rezulton tip KIA. Gjatë këtij atentati u plagos 30-vjeçari Kevin Hajrulla dhe u plagos shitësi i një dyqani 35-vjeçari Armand Spahiu. /ZËRI
Atentati në Vlorë, shënjestra Kevin Hajrulla, plagoset shitësi i dyqanit

VLORË- Një atentat u regjistrua këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, ku mbetën të plagosur dy persona. Mësohet se shënjestra ishte 30-vjeçari Kevin Hajrulla, por është plagosur gabimisht dhe një person tjetër. Bëhet fjalë për Armand Sadikun, 35 vjeç, i cili punonte në një dyqan fruta perime në këtë zonë.
Autorët qëlluan me 20 plumba kallashnikov drejt mjetit “Benz” të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë rëndë. /ZËRI
Atentati në Vlorë, makina bëhet “shoshë” nga plumbat, të plagosurit transportohen në spital

VLORË- Një atentat ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë, ku janë plagosur dy persona. Njëri nga të plagosurit është identifikuar si Kevin Hajrulla, rreth 30-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është qëlluar me breshëri plumbash drejt automjetit. Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në drejt spitalit, por ende nuk ka informacione rreth gjendjes së tyre shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit. /ZËRI
EMRI- Atentat në Vlorë, plagosen 2 persona me kallashnikov, identifikohet njëri prej tyre

VLORË- Një atentat ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur 2 persona. Raportohet se njëri prej të plagosurve është Kevin Hajrulla rreth 30 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Ata janë transportuar në spital, por nuk ka ende informacione rreth gjendjes së tyre shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit. /ZËRI