U vra sot, shqiptari mafioz që u diskutua dhe në parlamentin grek (Dokumenti)

GREQI- Irakli Davella, shqiptari që mbeti sot i vrarë në një atentat në Greqi rezulton tq jetë bërë pjesë e diskutimeve në Kuvendin e shtetit fqinj. Emri i tij renditet në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobëvënie, vrasje, pastrim parash etj.

Mes tyre është edhe Davella, 45 vjeç, lindur në Mesopotam të Finiqit. Davella rezulton të jetë një personazh kontrovers, me lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës. Në të treja vende ka shtrirë bizsneset dhe zotëron pasuri të patundshme.
Ai kishte lidhje të ngushta miqësore me mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018).
Detaje nga atentati në Greqi, djali i viktimës telefonoi shokun: Më kanë vrarë babain

GREQI- Mediat greke kanë zbardhur detaje nga atentati i ndodhur në Greqi ku njëri prej shqiptarëve u ekzekutua dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Vlen të theksohet se vendi ku ndodhi sulmi, në kafenenë në kryqëzimin e rrugëve të Komotinit dhe Aristotelous, është edhe një kënd lojërash, duke ngritur pikëpyetje se çfarë mund të kishte ndodhur në rrethana të tjera. Jeta e të gjithë fëmijëve është vënë në rrezik!
Sipas raportit, ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: “Më kanë vrarë babin”.
I vrarë mbeti Irakli Davella ndërsa u plagos Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plumbave të marrë në kokë dhë në bark. Lolo kishte disa ditë që ishte kthyer nga Dubai në Athinë.
Davella rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
Publikohet fotoja e shqiptarit që mbeti i vrarë në Greqi

GREQI- Personi që po shikoni në foto është Irakli Davella, 45 vjeç, lindur në fshatin Mesopotam të Bashkisë së Finiqit në Sarandë, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ai mbeti i vrarë sot në një atentat në Greqi, ku u plagos dhe një tjetër person, Edi Lolo.
Viktima ishte i njohur për autoritetet pasi në vitin 2011 ndaj tij dhe 9 personave të tjerë, shumica pjesëtarë të mafias, ishte ngritur një çështje për organizim kriminal, zhvatje etj. Pak kohë më vonë emri i tij ishte në dosje me 17 persona të tjerë që akuzoheshin për organizim kriminal, falsifikim dhe vendosje gjobash në Korfuz.

Viktima kishte hapur kafene dhe një kënd lojërash për fëmijë në Atikën Perëndimore. Megjithatë, ai nuk ia doli t'i mbante të gjitha bizneset dhe së fundmi është marrë më shumë me një kafene në Agios Ierotheos.

Megjithatë, vitet e fundit ai u thoshte të afërmve, miqve dhe të njohurve se ishte larguar nga paligjshmëria dhe se aktiviteti i tij i vetëm ishin bizneset në Peristeri dhe marrja me qira e makinave.
Madje informacionet thonë se ai ishte shpërngulur nga Agios Anargyros dhe tani jetonte në Thracomakedones.
Ekzekutori duket se e ka vëzhguar dhe e ka pritur atë moment kur objektivi i tij do të ngrihej nga kafeneja ku ndodhej me shokun e tij dhe do të shkonte drejt makinës. Sapo 45-vjeçari iu afrua automjetit të tij, makina e sulmuesve hapi zjarr.
FOTOT/ Viktima i shtrirë në rrugë, publikohen pamjet nga atentati i ndodhur në Greqi

GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamje nga vendi ku ndodhi atentati në të cilin një shqiptar mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos. Viktima, Irakli Davella, ka mbetur i shtrirë në rrugë pranë mjetit të tij. Pranë tij, siç shihet edhe nga fotot, qëndron një efektiv policie. Ndërsa i plagosuri, Edi Lolo, shihet se është hipur në barrelë dhe po futet në auto-ambulancë për tu dërguar në spital.



Davella dhe Lolo ndodheshin brenda një mjeti, në momentin që makina e autorëve ndaloi paralelisht me ta dhe dy përsona qëlluan me breshëri plumbash. Davella rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.



Davella po ashtu gjatë muajve të verës jepte makina me qira në ishujt e Greqisë. Ndërsa i plagosuri jetonte mes Shqipërisë dhe Dubait.
Atentati në Greqi, dëshmitarja: Dëgjuam të shtëna, autorët veshur me të zeza rrinin te lisharëset

GREQI- Dëshmitarët okularë kanë zbardhur detaje rreth atentatit të ndodhur në Greqi, ku i vrarë mbeti Irakli Davella dhe i plagosur, Edi Lolo. Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen, autorët u janë afruar dy shqiptarëve në këmbë dhe më pas i kanë qëlluar me armë zjarri.
“Dëgjuam të shtëna, pamë njerëz me të zeza te lisharëset. Në fillim menduam se po hidhnin fishekzjarrë. Pastaj, pamë një djalë që thërriste ‘i kanë vrarë, i kanë goditur’. Policia erdhi relativisht shpejt, më pas filluan të mblidheshin njerëz, sepse në fillim nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur", thotë një dëshmitare.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, rreth orës 13:15. Irakli Davella, 47 vjeç u vra në një atentat mafioz në Athinë. Ai u qëllua me plumb në kokë, ndërsa shqiptari tjetër Edi Lolo ka mbetur i plagosur rëndë me plagë në bark dhe kokë./ZËRI
Viktimës i vranë shokun në 2018, i plagosuri erdhi nga Dubai, kush janë 'shënjestrat' e atentatit në Greqi

GREQI-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i shqiptarëve në Greqi, ku u ekzekutua Irakli Davella, ndërsa i plagosur rëndë mbeti Edi Lolo.
Viktima Irakli Davella 47 vjeç, nuk është një person i panjohur për autoritetet greke. Ai njihet si pjesë e një grupi kriminal në Greqi dhe në vitin 2018 sipas mediave greke i kanë vrarë në një atentat shokun, i cili njihej si një nga “kumbarët e natës” më të njohur, Manolis Karagiannis. Davella me origjinë shqiptare, kishte edhe nënshtetësi greke, ndërsa ishte pronar i një lokali në Greqi.
I plagosuri Edi Lolo 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte kthyer nga Dubai në Athinë. Ai e qëndronte mes Dubait dhe Greqisë. Lolo ka marrë plumb në kokë dhe në bark dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Autorët e krimit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot. Sipas policisë, ky fakt tregon se ata e kishin planifikuar krimin më herët. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh./ZËRI
Atentat dy shqiptarëve në Greqi, një i vdekur dhe një i plagosur (EMRAT)

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Greqi, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri drejt dy shqiptarëve. Si pasojë Irakli Davella ka humbur jetën dhe Edi Lolo është plagosur. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, rreth orës 13:15.
Autorët e maskuar iu janë afruar shqiptarëve dhe i kanë qëlluar me armë zjarri. I plagosuri ka marrë plumb në kokë dhe në bark dhe është dërguar me urgjencë në spital. Viktima është pronar i një lokali në Peristeri, ndërsa i plagosuri një shqiptar, i cili ka mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.
Të paqarta janë edhe rrethanat e krimit, teksa policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe identifikuar autorin/ët. Autoritetet po marrin në pyetje dëshmitarët dhe pamjet nga kamerat e sigurisë./ZËRI