Plagosja me thikë e nxënësit në Fier, mjeku: Ka marrë katër goditje në krah!

FIER-Drejtori i qendrës shëndetësore në Cakran, Tonin Xhelaj ka raportuar lidhur me gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit, i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Xhelaj, ka pohuar për mediat se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga shokët, teksa ka katër goditje me thikë. Mjeku ka njoftuar se i mituri është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po merr trajtim të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit.
“Se si ndodhi ngjarja, unë nuk mund ta them, sepse nuk isha prezent. Ne na morën në telefon mësuesit, ka ndodhur një ngjarje. Sa bëmë ne gati grupin për të shkuar, 17-vjeçarin e sollën këtu mësuesit dhe nxënësit, shokët e vet. Ishte me pak hemoragji nga krahu i majtë. Gjenja e tij ishte e qëndrueshme. Ju dha ndihma këtu dhe u nis për mjekim të specializuar në spitalin rajonal të Fierit. Kishte katër goditje, por ishte jashtë rerzikut për jetën. I riu ishte koshient”, tha Xhelaj.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme “Mustafa Hoxha”, bëri me dije policia. Autori është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksai i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër. Burime nga drejtoria e Policisë së Fierit pohojnë se autori ka deklaruar se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme./ZËRI
Plagosja e nxënësit në Fier, banorët e shqetësuar: Aty kanë rrahur edhe mësuesin! Kemi frikë…

FIER- Disa prindër në zonën e Cakranit kanë reaguar pas sherrit të mëngjesit të sotëm në gjimnazin e zonës, ku një 17-vjeçar plagosi me thikë një bashkëmoshatar të tijin pas një sherri. Banorët thonë se kjo nuk ishte hera e parë që në shkollë ndodhin këto raste, ndërsa thanë se ka ndodhur edhe që nxënësit të dhunojnë mësuesin.
“Duhet të merren masa. Duhet të ketë polici aty. Më kryesorja që është për ne si popull, institucioni i parë është parlamenti që i bën ata të dhunshëm që në momentin e parë që i mbajmë në prehër, që lindin. Nuk është hera e parë, është hera e tretë e katërt. Nuk janë bërë publike se janë njerëz të partisë. Drejtoresha aty është partiake. Aty dhe mësuesi, nxënësit janë bërë bashkë 3, 4 dhe kanë rrahur mësuesin,'-u shpreh për mediat banori.
17-vjeçari i plagosuri u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksai i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër. Burime nga drejtoria e Policisë së Fierit pohojnë se autori ka deklaruar se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme./ZËRI
Plagosja me thikë në gjimnazin e Fierit/ Prokurorja: Dy mësuese të pranishme gjatë konfliktit

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në gjimnazin e Cakranit, ku si pasojë e një sherri mes nxënësve, i plagosur me thikë mbeti një 17-vjeçar. Sipas prokurores Oliana Gjergjefi dy mësuese kanë qenë të pranishme gjatë momentit të konfliktit. Ajo shtoi se është kryer edhe kqyrja e vendit të ngjarjes.
"Kam pyetur dëshmitarët okularë, dy mësuese të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë dhe garantojmë një hetim të plotë e të gjithanshëm,” tha prokurorja.
Bëhet me dije se i plagosuri u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksai i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër. Burime nga drejtoria e Policisë së Fierit pohojnë se autori ka deklaruar se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme./ZËRI
Nxënësi plagos me biçak shokun në gjimnazin e Fierit, shkak një postim në 'Snapchat'

FIER- Një tjetër rast i përdorimi të mjetit prerës (thikë) nga të miturit është raportuar në Fier. Konflikti mes dy nxënësve ka ndodhur në ambjentet e shkollës së mesme Cakran. 17-vjeçari, B. Dalani ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin e tij, Ydo Xhafa nga e njëjta shkollë pas një konflikti mes tyre. Bëhet me dije se i plagosuri u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, teksai i është sekuestruar thika me të cilën goditi adoleshentin tjetër.
Burime nga drejtoria e Policisë së Fierit pohojnë se autori ka deklaruar se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).
Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Rasti i fundit me pasojë vdekje, ishte ngjarja e ndodhur më 18 nëntor 2024 pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani.
Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe ka lënë spitalin./ZËRI