LIVE UPDATES

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat, PD: Të kalojë në GJK! PS: Ne kemi të drejtë

➤ Edhe sot, seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar me debate. ➤ Në nisje të seancës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar Kryeministrin Edi Rama që të vijë në sallë për të zhvilluar interpelancën e kërkuar që prej datës 2 Dhjetor. ➤ Kërkesës së Bardhit për interpelancë i është përgjigjur ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Sipas tij, kryeministri nuk e ka të mundur që të lërë angazhimet e tij për të ju përgjigjur kësaj kërkese për inteprelancë. ➤Pas diskutimeve, kryeparlamentarja hodhi në votim kërkesën e Gazment Bardhit për interpelancë me kryeministrin Rama, kërkesë që u rrëzua me shumicë votash.➤ Diskutimet në sallë vazhduan për vrasjen e Martin Canit. Debat hapi edhe opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës. ➤Kërkesës së PD-së, që mandati i Xhaçkës të futet në rend të ditës dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtuese, socialistët iu përgjigjën me argumentat e Komisionit të Venecias.

12 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

'Çudira' nga Kuvendi! Deputeti hyn live në Tik Tok, i gjuajnë dhurata

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,
Asllan Dogjani

TIRANË- Debatet dhe tensionet në Kuvend nuk kanë munguar ku shpesh herë, deputetëve të Partisë Demokratike u është fikur mikrofoni dhe u është ndërprerë fjala. Si duket opozitarët kanë gjetur një formë tjetër për të transportuar fjalën e tyre.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha hyri live në rrjetin social “Facebook”, pasi iu ndërpre fjala. Shembulli i tij u ndoq edhe nga deputeti Asllan Dogjani, por ndryshe nga Berisha ai zgjodhi rrjetin social TikTok. 

Në videon e siguruar nga Euronews gjatë këtij transmetimi, ndjekësit e deputetit e kanë “bombarduar” me dhurata virtuale si kapele, elefantë dhe mustaqe – dhurata të njohura në TikTok, të cilat dërgohen kundrejt një pagese. 


/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Debate për mandatin e Xhaçkës/ PD: Të kalojë në GJK. PS: Keni hequr 2 paragraf nga opinioni i “Venecias”

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,
Niko Peleshi, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka

TIRANË-Ashtu siç pritej opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, u bë objekt debati në Kuvend. Kërkesës së partisë demokratike që mandati i Xhaçkës të futet në rend të ditës dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtuese, socialistët iu përgjigjën me argumentat e Komisionit të Venecias.

Ministri Niko Peleshi tha se tek neni 20, pikërisht ky paragraf është hequr:

“Kushtetuta mund të përjashtojë disa çështje nga vendimmarrja parlamentare. Por nëse Kushtetuta shpall fuqinë e parlamentit për të vendosur – pra, për të votuar mbi një çështje të caktuar – përmbajtja e asaj vote duhet të përcaktohet lirisht nga secili deputet dhe nuk mund të imponohet”. Tek neni 57, gjithashtu është hequr një pjesë. Për shembull, fjalia e dytë për mundësinë e referimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Ky paragraf thotë: Në këtë mënyrë, parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por mund të votojë vetëm për çështje që bien brenda kompetencave të tij,"-u shpreh Peleshi.

Kryetari i Partisë demokratike thotë se Venecia i ka dhënë të drejtë opozitës dhe se mandati i Xhaçkës duhet të shkonte në Kushtetuese.

“Ju poshtëroni Kushtetutën, poshtëroni vendin, poshtëroni zgjedhësit dhe mbani këtu në mënyrën më të paimagjinueshme njeriun e ndëshkuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. Pse ndodh kjo? Ky është një qëndrim ekstrem për të mbrojtur me çdo kusht vjedhjet, plaçkitjet që kanë bërë,"-Berisha.

Peleshi theksoi se mazhoranca e respekton autonominë parlamentare dhe vendimet e GJK. Ai kundërshtoi idenë e një "gjyqi publik" të kthyer në sulme politike dhe mbrojti qasjen e mazhorancës në ruajtjen e konkurrencës së lirë dhe interesit publik.

'U tha që ne synojmë ta kthejmë këtë sallë në gjyq publik. E thonë me zë të lartë për gjyq publik që të na ktheni në kohën e persekutimeve politike. E keni në avantazh që thoni fjalën e fundit për këdo që del para. Shqiptarët këtë e kuptojnë. Kaq e thjeshtë është sepse PS fiton'-tha Peleshi.

Deputeti Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën për manipulime dhe shmangie nga respektimi i plotë i vendimeve të GJK, duke përmendur rastin e deputetes Olta Xhaçka. Ai deklaroi se interpretimi i Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese është i qartë: vendimet janë të detyrueshme dhe nuk kushtëzohen nga vota parlamentare. Bardhi theksoi se rasti i Xhaçkës përmendet disa herë në opinionin e Komisionit të Venecias, duke theksuar se zbatimi i vendimeve të GJK nuk mund të varet nga vullneti i shumicës parlamentare apo interesat personale.

'Jemi shumë të ndryshëm në këtë sallë. Na mirëkupto shoku Niko, nëse vidhen pronat e ushtrisë i themi me emër dhe mbiemër. Nëse ne shoku Niko konstatojmë ligjet që i miratoni ligjet e Klodjan Zoto do e themi me zë të lartë. Kjo nuk është të godasësh biznesin por ata që vjedhin pronën publike. Por ata që i shërbejnë interesin privat që të mbrojmë konkurrencën e lirë. Jeni e vetmja mazhorancë që dy vendime të GJK i keni hedhur në kosh. Shembulli që jepni ju që na bëni moral, çfarë shembulli jepni ju për qytetarët që kanë konflikt. Për turpin tuaj, dhe kryetares së Kuvendit, u betuar se sapo të vinte Opinionit i Venecias do zbatonte këshillën. Shpiku një opinion që nuk ekziston. I tha shqiptarëve që KV na tha se jemi të pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi i detyruar të dërgojë në GJK mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nuk ka rëndësi ç’thotë Elisa, apo Klotilda por ajo që thotë GJK. Parimi është supremacia e kushtetutës dhe jo tuiteri i Edi Ramës. Të gjithë autoritetet janë të detyruar ti binden vendimeve. Parlamenti ndryshe nga reagimi juaj, nuk mund ti referohet parimit të ndarjes së pushteteve. GJK ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i tyre nuk mund të kushtëzohet me votim nga shumica parlamentare. 'Kjo nuk është çështje Kushtetuta. U hap një gënjeshtër e madhe. Unë e lexova të plotë Kv. Vetëm në një paragra Olta Xhaçka përmendet 4 herë. Paragrafi 12 nis: në lidhje me rastin specifik, në qershor 2022 dhe fillon historikun e çështjes Xhaçka. Kur referon përgjigjen e pyetjeve ju çon tek vendimet e GJK dhe ju ka dhënë një këshillë. Zbatoni vendimet e GJK nuk varet nga vota dhe vullneti juaj apo halli juaj personal. Kjo nuk është çështje personale. Edhe fondet e AZHBR janë publike. Nuk nisesh nga halli jot për hallin e Oltës. Kjo është kushtetuta e republikës së Shqipërisë'- deklaroi Bardhi.

Gjithashtu Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka replikuar me deputetin Flamur Noka në Kuvend, teksa ky i fundit i drejtohej mazhorancës duke i thënë “jeni narko”. Manja u shpreh se “keni ngel një grusht këtu dhe 300 veta atje”, duke shtuar se rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 2025 do jetë më i thellë se ai i 2021. Ai iu drejtua deputetit demokrat duke i thënë që “Flamur ktheje gishtin nga buzja se aty do ti marrësh të gjitha përgjigjet”.

“Ne jemi partia e 10 milionë turistëve që kanë vizatuar Shqipërinë për 2013 dhe e kemi kthyer vendin në destinacion turistik. Ne jemi partia që ju presim në tapetin elektoral në 2025. Shqipërinë e qeveris PS me kryeministër legjitim Edi Rama që qetësisht ju presim në pranverën e vitit qe vjen në zgjedhje. Jeni në të drejtën tuaj që të mblidhni llumin e thashethemeve dhe ti sillni këtu, por pyetja është pse nuk ju marrin mbrapa shqiptarët? Keni ngel një grusht këtu dhe 300 veta atje. Sepse asnjëherë se keni kthyer gishtin nga vetja por vetëm ky krahu këtej. Flamur ktheje gishtin nga buzja se aty do ti marrësh të gjitha përgjigjet. PS do të jetë partia e shqiptarëve edhe në 2025 dhe ku ne do t’ju mundim më thellë se në 2021", shtoi Manja.

Në përgjigje, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka iu drejtua ministrit të drejtësisë duke e quajtur gjysmë investitor strategjik.

“Komisioni i Venecias e thotë se dëshiron të theksojë se në këtë rast konkret, pra në rastin Xhaçka, Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim dhe se Kuvendi është i dërguar të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese mocionin për papajtueshmëri të mandatit. E thotë Komisioni i Venecias, por juve është çfarë t’u thotë Taulanti që merr porosi nga sulltani. Atëherë pse gjithë kjo kacaverrje, kjo zullumhane rreth investitores suaj strategjike? Kjo sepse të gjithë këtu jeni në makth. Asnjëri prej jush nuk e njeh gjumin. Edhe ti Ulsi që je gjysmë investitori strategjik. Le që ti je edhe kriminel elektoral. Po erdhe me mua, duhet të marrësh sapunin me vete. Kjo është e gjitha. Pse ju jeni të kapur me thonj pas çdo hapësirë që u krijon sulltani juaj dhe pas çdo porosie për të mbrojtur hajdutët? Sepse është siklet i madh. Por të jeni të sigurt për një gjë. Ora e së vërtetës po afron. Koha juaj po mbaron. Ka një limit edhe koha e hajdutëve. Është ciklikë dhe ju nuk i shpëtoni dot kësaj ciklike. Po afron koha e llogaridhënies për të gjithë. Të jeni të sigurt se përgjigjen do e merrni shumë shpejt. Nuk do keni mundësi të përdorni më patronazhistë sepse ata do shpallen nga PD si kriminelë dhe do ndiqen kudo që do jenë. Nuk do keni mundësi më të përdorni as bandat sepse opozita do jesh përballë jush dhe çdo bande. Nuk do keni mundësi më të përdorni as drejtorët e policisë që i keni emëruar, që nga drejtori i përgjithshëm, për të bërë aleancë kundër opozitës për të blerë vota. Harrojeni. Vilma, Olta, sulltani, banda e hajdutëve këtu, të gjithë do shkojnë prapa hekurave. Drejtësia në këtë vend do jetë ajo që flasë. Por më përpara do flasë drejtësia e shqiptarëve me votën e tyre. Pastaj nuk ka më Soros t’u mbrojë. E keni parë sulltanin që i ka zhdukur të gjitha fotot me Aleksin? Pse? Sepse po fryn një erë tjetër”, vijoi Noka.

Komisioni i Venecias argumentoi se Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtonte vetë në themel çështjen pa marrë autorizimin e Kuvendit./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Berisha ironizon deputetët e PS: Do vi t’ju drejtoj mbledhjen e Grupit Parlamentar

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se deputetët socialistë duhet të kenë guximin t’i kërkojnë llogari kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku për ndarjen e lotit. Berisha iu drejtua kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, se do të marrë ai pjesë në mbledhjet e grupit, ku dhe u shpreh t’i drejtojë ai.

“Në këtë aspekt, kjo është një ditë e shëmtuar për parlamentin ku nuk ka më asnjë lloj morali, nuk ka më asnjë lloj etike. Nuk ka, ka vetëm qëllime kriminale për të mbrojtur veprat e zeza të qeveritarëve. Ndaj unë u propozova atyre sot, i thashë atij kryetarit të grupit parlamentar, të vij unë t’ua them se këta janë të çuditshëm, mblidhen atje në grup parlamentar dhe fillojnë dhe zihen se pse ia lejove këtë opozitës dhe pse nuk ia lejove këtë opozitës.

Belinda dhe mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti, pse loti? Se nga viti 2005 deri në vitin 2013 nuk kishit dëgjuar ndonjëherë fjalën lot se rruga kontraktohej nga Farka në Bradashesh, nga Rrësheni në Kukës, nga Orikumi në Sarandë, pra këta kanë kthyer modelin e loteve, është modeli i shumëfishimit të vjedhjeve. Siç bënte Edi Rama me hyrjet, që i jepte për çdo hyrje nga një leje ndërtimi që të merrte ryshfetin.

Dhe kjo Loti del e bën gazetaren dhe kronistin sapo flas unë për lotin, vizitova lotin e dytë, vizitova vjedhjen e tretë. Këta në grup nuk merren me problemet e zgjedhësve të tyre, të atyre që i kanë votuar, këta merren me problemet me opozitën, si të mbrojnë vjedhjet e tyre nga opozita, si të reagojnë me armiqësi ndaj opozitës”, tha Berisha. /ZËRI

3 MUAJ ME PARE

KAOS në Kuvend/ Berisha- mazhorancës: Jeni si zogjtë në klloçkë, por do dilni pa pupla!

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po shkelin Kushtetutën dhe po mbajnë në Parlament Olta Xhaçkën, pavarësisht vendimit të Komisionit të Venencias. Berisha u shpreh se në historinë e Europës dhe të botës kurrë nuk ka ndodhur që një ministre pasi burrin e vet investitor strategjik, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, dhe të përvetësojë duke përdorur pushtetin e besuar nga qytetarët për të pasuruar vetën dhe familjen e vet me një pronë 10 mijë metra katrorë tokë publike në një zonë ku kushton të paktën 250 euro metri katror.

Ai akuzoi mazhorancën se poshtërojnë Kushtetutën, vendin dhe popullin për aq kohë sa mbajnë në Parlament deputeten e dënuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias.

"Kjo që ndodh në këtë parlament është e pashembullt. Kjo mazhorancë është shndërruar në parzmore të grabitjes dhe plaçkitjes së pasurisë publike nga ministrat dhe qeveritarët.

Në historinë e Europës dhe të botës kurrë nuk ka ndodhur që një ministre pasi burrin e vet investitor strategjik, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, pra pasi përvetësoi duke përdorur pushtetin e besuar nga qytetarët për të pasuruar vetën dhe familjen e vet me një pronë 10 mijë metra katrorë tokë publike në një zonë ku kushton të paktën 250 euro metri katror, tani ju poshtëroni Kushtetutën, poshtëroni vendin, poshtëroni zgjedhësit dhe mbani këtu në mënyrën më të paimagjinueshme njeriun e ndëshkuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias.

Pse ndodh kjo?

Ky është një qëndrim ekstrem për të mbrojtur me çdo kusht vjedhjet, plaçkitjet që kanë bërë. Fijet e Olta Xhaçkës, që bëhet këtu personazh unik, janë të lidhura direkt me Edi Ramën. Janë të lidhura direkt me Edi Ramën sepse Edi Rama, siç është bërë tashmë e njohur, është 30 përqindëshi i investitorëve strategjikë. Por në qoftë se ju, pasi keni futur në xhep Skapin e partisë, pasi përpiqeni të injoroni tërësisht aktet e kontrollit të shtetit, bllokoni dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, bllokoni edhe vendimet e Komisionit të Venecias. Flamuri juaj i zi i hajdutit meriton të digjet në sheshin Skënderbej.

Është bërë shumë evidente se të gjitha aferat që çojnë tek kryehajduti Edi Rama nuk mund të diskutohen. I kërkohet mocion, Kushtetuta e detyron, ai nuk vjen. Kërkohet të vijë Vilma Nushi, bashkëshortja e kushëririt që ndan paratë me të, ajo nuk vjen. Kërkohet të ndëshkohet Ilir Beqaj për 100 milionë euro të vjedhura në sterilizim, ai nuk vjen sepse është aksionieri kryesor.

Sepse ka dalë e qartë si drita e diellit se Gramoz Sako, firma e komandantit të Gardës ka ndërtuar pallatin në pajë pa asnjë faturë. Ilir Beqaj nuk ndëshkohet për vjedhjet e mëdha të fondeve në sterilizim, 83 herë ka rritur çmimin e sterilizimit, por për 120 mijë euro që ka shpenzuar në restorantin e vet, fonde të donatorëve. Vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën", tha Berisha. 

Më tej, kryedemokrati shtoi se socialistët janë si zogjtë e kllockës, por do të dalin pa pupla. Ai tha se shumë prej socialistëve kanë dosje krimi. Më tej, Berisha shtoi se krime të mëdha po bëhen dhe tek sektori i shëndetësisë në lidhje me personat që vuajnë nga kanceri.

"Ju ndjeheni mirë, se ju jeni si zogj të klloçkës, por asaj klloçkës do i vijë fundi dhe do dilni pa pupla. Çfarë diskutojmë këtu? Që këtu merr fund. Mazhoranca Xhaçka, Kushtetuta Xhaçka. Edhe ju keni dosjet e krimit palë-palë. Nuk them secili prej jush, por shumë e shumë prej jush. Ku është ky? Ja, kujt t’ia vesh dorën. Po kjo Velistja që fliste në TV mbrëmë gjysmë ore mbrëmë për të se si i devijonte fondet. Zonjë, është e shkruar në muret e parlamentit amendamenti yt direkt për 500 milionë lekë për djegësin e Tiranës. Ku janë ato na thuaj pak? Dhe kryeson një komision ti. Po ti je për komision tjetër. Po, po! Po shëndetësia? Po në qoftë se ka një sektor ku kryhen krime kundër njerëzimit është sektori i shëndetësisë. Avoketërit e tyre nëpër studio thonë fjalët më të rënda për të sëmurët. Fjalë që nuk i thotë kush kurrë për të sëmurët. As në minutat e fundit të jetës së tyre nuk i thotë. Sepse ata nuk vdesin nga sëmundja, vdesin nga ilaçet që nuk marrin se u vidhni fondet.

Po kanceri i gjirit ka një dekurs absolutisht ndër më pozitivët nëse kapet herët, është plotësisht i mjekueshëm. Çfarë u thua ti zonja që dole këtu dhe recitove. Po kur stepesh para gjakut të një fëmije, ti je grua e rrezikshme. Ti nuk mund të flisje kurrë po të kishte parasysh se je thirrur në interpelancë për një 14-vjeçar që u ther në gjirin e shkollës. Po ato 600 gra që nuk morën brankoterapinë për tre vite, çfarë u thua ti atyre? Rroftë Edi Rama se vjedhim së bashku? Është krim kundër njerëzimit. 8.2 miliardë euro buxheti, 16 milionë për 800 mijë pensionistë. Rrogat tuaja lart e më lart. Pretendoni se keni rritur rrogat, nuk keni rritur as shkallën e indeksimit. Spekuloni me euron. Po, tuajat i keni rritur. I keni rritur shumë. Ne kërkojmë të respektoni Kushtetutën, përndryshe mosbindja civile do vijë edhe në sallë. Po, do vijë në sallë. Nuk mund të shkelmoni ju Kushtetutën sipas qejfit tuaj. A mund të rrihet në parlament me një hajdute që ka marrë tokën publike si ministre?", përfundoi Berisha. /ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Kaos në Kuvend/ Spiropali i mbyll mikrofonin Berishës, kryedemokrati hyn live në Facebook

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,

TIRANË- Vazhdojnë tensionet në Kuvend! Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i mbylli mikrofonin kreut të Partisë Demokratike Sali Berishës. Kjo shkaktoi përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ku demokratët iu afruan foltores në mënyrë protestë.

Menjëherë garda rrethoi foltoren për të ndaluar ata, ndëkohë Berisha hyri live në rrjetin social “Facebook”, pasi iu ndërpre fjala. Pas kësaj, Spiropali i dha dhe 30 sekonda kohë shtesë Berishës për të përfunduar fjalën e tij. /ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend, Korreshi-Spiropalit: Mos i ndërprisni fjalën opozitës, apo ju kanë tërhequr veshin?

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,
Saimir Korreshi

TIRANË- Edhe kjo seancë plenare po zhvillohet me tensione në Kuvend, ku kryeparlamentarja Elisa Spiropali i ka mbyllur mikrofonin disa herë opozitës. Pas mbylljes së mikrofonit, demokratët Edmond Spaho dhe Saimir Korreshi ironizuan Spiropalin, duke thënë se “duket sikur e kanë rrahur”. Më tej, Korreshi ironizoi Spiropalin duke thënë se ai është prej Lushnjës dhe ka frikë kur ajo iu bërtet.

Edmond Spaho: Zonja kryetare vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj, i cili shprehet në fjalor, por edhe në fytyrë, jeni shumë e egër. Duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur ndonjë gjë? Sepse ne jemi deputetë dhe ju kemi kryetaren tonë dhe do iu dalim në krahë nëse iu ka ndodhur gjë”

Elisa Spiropali: As sqima juaj estetike nuk është procedurë. Mbylle.

Saimir Korreshi: O kryetare ka një gjë, s’mundet ta prishni, na jepni fjalën, ne nga Lushnja kemi edhe frikë kur na bërtet kështu. Mos na vono, jepi fjalën të mbarojë 3 minutëshin.

Elisa Spiropali: E mbaroi fjalën Noka. Ulu mos blloko foltoren!

Saimir Korreshi: Nuk është mirë kur i ndërpret opozitës fjalën, ne aq minuta kemi, apo ju kanë tërhequr veshin? /ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend, Noka bllokon foltoren, Spiropali ndërpret seancën

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka bllokoi foltoren, pasi kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i mbylli mikrofonin. Kjo shkaktoi kaos në Kuvend, pasi Noka bllokoi foltoren dhe nuk la kreun e Grupit Parlamentar socialist Niko Peleshi të flas.

Pas kësaj, Spiropali vendosi të ndërpresë me disa minuta seancën parlamentare. /ZËRI

3 MUAJ ME PARE

“Hajdutëve do t’u bëhet gjyqi publik”, Spiropali i mbyll mikrofonin Berishësh: Nuk ka më fjalë!

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,
Sali Berisha

Berisha: Nuk mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilin kryetarja i pret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria. Në rast se ndonjë njeri këtu në parlament u thotë hajdut, pa u bazuar në dokumente zyrtare, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje.

Spiropali: Nuk është për procedurë.

Berisha: Por në qoftë se mbi bazë dokumentesh këtu bëhet gjyqi publik i hajdutëve, është bërë, do bëhet, do bëhet dhe do bëhet.

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, kjo nuk është për procedurë dhe nuk ka fjalë më.

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e Martin Canit, Manastirliu: Janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e ngjarjes

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,
Ogerta Manastirliu

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa kërkoi interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliut në lidhje me vrasjen e Martin Canit në shkollën “Fan Noli”. Manastirliu akuzoi opozitën se e përdori këtë ngjarje për qëllime politike. Më tej, Manastirliu tha se të gjitha organet kompetente po hetojnë këtë ngjarje.

"Dua të siguroj qytetarët se për ngjarjen në fjalë janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë nga organet kompetente. Për këtë arsye ju siguroj se Ministria e Arsimit është angazhuar për ndalimin e dhunës në shkolla dhe kujdesin ndaj të miturit. Dua të përsëris qëndrimin që kam mbajtur që para pak minuta pas ngjarjes tragjike. Pretendimi që nuk kam reaguar është gënjeshtër e juaja. Fola nga foltorja dhe me qëndrim zyrtar. Nuk do të isha marrë fare por meqë po flasim për edukimin, është e nevojshme të të vijë përpara retorikës që ke përdorur në këtë sallë. Je në hall për një karrige", tha ministrja. 

Por, deklaratat e Manastirliut nuk u pritën mirë nga demokratja, e cila tha se e kuptoi se është ministre vetëm kur ndodhi ngjarja e rëndë. Zhupa tha se kjo ishte në ngjarje e lajmëruar pasi sistemi arsimor ka dështuar. Më tej, Zhupa foli për nismën e qeverisë për të mbyllur ose kufiziuar rrjetet sociale, ku tha se këto përdoren nga qeveria për të bërë fushatë dhe nuk do të mbyllen.

“Se do i marr leje unë Spiropalit çfarë do mbaj në dorë. Zonja ministre, karrigen time unë e kam dhe e shfrytëzoj në interes publik. Një ministre që ka rekorde për hajdutëri, vjedhje dhe për vdekje, nuk vjen këtu të japë moral se si duhet të sillemi. Shqiptarët i dëmton më shumë vjedhja që i bëni fondet publike, se sa fjala e një opozitari. Kur ndodhi fatkeqësia e kuptoi që është ministre e Arsimit. Nëse një nga ata djem, një i plagosur dhe tjetri nuk jeton, do kishin fituar një medalje në art, sport, e para që di të merrte merita do të ishte Ogerta. Nëse do kishin dal fitues diku, do ishte Ogerta e para që do na numëronte se çfarë suksesi ka pasur ajo me arsimin, kur ndodh një fatkeqësi, kur ndodh një mungesë përgjegjësie, atëherë Orgerta nuk ka faj. Po u fut Ogerta ‘live’, u shkon mesazhe shkollave për ‘like’ dhe share. Flisni ju për TikTok, që fushatën e keni bërë në TikTok?! Flisni ju për TikTok? Por jo moj zonjë. Fusni në shkollë arsimin mediatik, çdo njeri të ket mundësi të shfaqë talentin e vetë. Ngjarja e Martinit nuk është ngjarje e veçuar. Është një ngjarje e lajmëruar, sindromë një sistemi arsimor që ka dështuar”, iu përgjigj Zhupa. /ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Kërkesa e opozitës për të ndërprerë interpelancën, votohet kundër

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kërkesa e përsëritur e Gazment Bardhit për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen Beccheti, u rrëzua me votë nga socialistët. Kryeparlamentarja Spiropali dhe ministri Balla thanë se Rama nuk mund të shpjegojë shpifje, por Bardhi insistoi se paratë për Becchetin po jepen nga bllokimi i llogarisë së Alb-Control në Bruksel.

"Duhet të jetë i bazuar në fakte jo propagandë dite mbi të pa-vërteta" tha Spiropali.

"Kryeministri e ka të pamundur të lërë axhendën e vet, për të ardhur për një shpifje të propaganduar në kuvend, e them shpifje se bëhet fjalë për një lajm të rremë që shteti shqiptar paska paguar një krimineli që vazhdon betejën. Shpifje, shteti shqiptar s'i ka paguar 110 mln €! " tha Balla.

3 MUAJ ME PARE

Nis me tensione Kuvendi, Bardhi-Spiropalit: Ndërprite seancën, detyroje kryeministrin të vij dhe të japë llogari

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kjo seancë parlamentare ka nisur me tensione, ku kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen “Beccheti”. Bardhi ka kërkuar që të ndërpritet seanca parlamentare deri sa kryeministri të vij. Bardhi ka kërkuar kryetarës së Kuvendit, Elisa Spiropalit të detyrojë Ramën të marrë pjesë në këtë seancë parlamentare.

"Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për infot e 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrin për shkak të agjendës së enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesë për interpelancë me kryeministrin. Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur ka patur një reagim publik të kryeministrin që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varte nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën. Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime në përputhje me kushtetutën të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Disponojmë dokumentacionin përkatës, kur nuk ka ekzekutim vullnetar, ka vendim të gjykatës belge. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari", tha Bardhi. 

Nga ana tjetër, ministri i Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se kryeministri nuk ka pse të japë shpjegim për lajmet e rreme, pasi ende po vazhdon gjyqi për çështjen “Beçeti”. Ba;;a tha se Rama nuk është i detyruar të marrë pjesë në seancën parlamentare.

“Për një shpifje të propaganduar publikisht, sepse bëhet fjalë për një lajm të rremë se 130 milionë euro një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar po vazhdon që të përplaset në gjyqe apo në procese penale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera. Thuhet se kërkohet Rama për të sqaruar një shpifje. Ma gjeni në rregullore se kush është detyrimi i kryeministrit se duhet të paraqitet për të sqaruar një shpifje. Jo vetëm kryeministrit por edhe ministrat janë të gatshëm të vijnë në çfarë do lloj por kur kërkesa juaj të ketë fakte që mbrojnë interesin publik. Nuk thuhet në asnjë vend që ai duhet të jap shpjegime për shpifje. Shpifjet s'janë të lejueshme. Lajmet e rreme janë deteje që duhet të bëhemi bashkë për tu përballur”, tha Balla. /ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Sot Kuvend! Diskutohet opinioni i Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, çfarë pritet të ndodhë

Kaos në Kuvend/ Opozita bllokon Foltoren, 'Venecia' hap debat,
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi mban sot seancën e radhës, kur pritet të zhvillohet me tensione të shumta mes opozitës dhe mazhorancës. Shkak për këtë duket se do të jetë opinioni i publikuar dy ditë më parë nga Komisioni i Venecias në lidhje me kërkesën e Kuvendit për mandatin e Olta Xhaçkës. Opozita ka kërkuar që çështja të diskutohet në Parlament. Komisioni i Venecias argumentoi se Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtonte vetë në themel çështjen pa marrë autorizimin e Kuvendit.

Pas publikimit të Opinionit të Venecias, mazhoranca dhe opozita u përplasën sërish për mandatin e Olta Xhackës. Ndërsa, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, e pranishme nga opozita ishte vetëm Ina Zhupa, e cila kërkoi që në seancën e sotme, të diskutohet mandati i Olta Xhackës, për të cilën mazhoranca thotë se Opionioni i Venecias është i qartë dhe asnjë deputet nuk mund të detyrohet të votojë në mënyrë të caktuar.

Në lidhje me rendin e ditës, do të diskutohen pikat të cilat nuk u shqyrtuan në seancën e javës së shkuar për shkak të kaosit dhe përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës. Seanca plenare u mbyll pas një debati mes deputetes të Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe deputetit të Prtisë Socialiste Erion Braçe. Më pas në shenjë proteste të gjithë socialistët, deputetët e ministra u larguan nga salla, duke lënë Zhupën të mbajë fjalimin e interpelancës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB