LIVE UPDATES

I ngacmoi gruan/ I riu nga Durrësi vret 33-vjeçarin, e hedh nga ura në kanalin e ujrave të zeza, fshehu ngjarjen për 8 ditë

➤Një 35-vjeçar ka vrarë një 33-vjeçar në Durrës, pasi ky i fundit i ngacmoi gruan. Sipas policisë, i riu ka shtyrë viktimën në kanalin e ujërave të zeza pasi janë konfliktuar së bashku. ➤Pas hetimeve, është konstatuar se 33-vjeçari Branko Shkoza është shtyrë për vdekje nga shoku i tij 33-vjeçari Majlind Habibi. ➤Mësohet se autori dhe viktima ishin në gjendje të dehur, por ky i fundit ka ngacmuar gruan e 35-vjeçarit, i cili e ka shtyrë atë nga ura duke shkaktuar vdekjen tij. ➤Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më datë 2 dhjetor dhe Habibi e fshehu vrasjen për 8 ditë, derisa u zbulua nga procesi hetimor se ai qëndronte pas kësaj vrasje. ➤Shkoza, u raportua i zhdukur nga babai i tij më 4 dhjetor, i cili dëshmoi se kishte humbur kontaktet me të birin që prej datës 2 dhjetor.

4 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

“Më ngacmonte gruan”, dëshmia e 35-vjeçarit: Nuk doja ta vrisja!

I ngacmoi gruan/ I riu nga Durrësi vret 33-vjeçarin, e hedh nga ura
Momenti i arrestimit

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës, ku një 35-vjeçar shtyu për vdekje shokun e tij 33 vjeç. Majlind Habibi ka dëshmuar në Polici se nuk kishte qëllim të vriste Brako Shkozën, por e shtyu duke menduar se do të dilte nga uji. Habibi dëshmoi se Shkoza i ngacmonte bashkëshorten, dhe ky i kërkoi të mos e bënte më. Autori tha se viktima i kishte thënë se bashkëshortja e tij i zgjidh vet problemet, kjo deklaratë e tij ka nxehur Habibin, i cili e kishte shtyrë drejt kanalit.

“Nuk kam dashur ta vras Brankon, por e kam shtyrë duke menduar se ai do të mund të dilte nga uji, sepse aty është cekët. Isha i nxehur për shkak se ai më kishte ngacmuar gruan. I thashë të mos e ngacmonte më. Ai më tha gruaja jote i zgjidh vetë problemet e veta. Në këto kushte e shtyva. Të nesërmen mora vesh që nuk kishte shkuar në shtëpi dhe i familja po e kërkonte. Shkova te  kanali dhe pashë që ndodhej i mbytur në ujë disa metra më larg. U pendova për veprimin tim. Më vonë shkoi policia atje dhe pashë një ambulancë që e mori. Mendova që nuk do merrej vesh ajo që kisha bërë, por do merrej si një rënie nga pakujdesia”, ka dëshmuar Majlind Habibi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më datë 2 dhjetor dhe Habibi e fshehu vrasjen për 8 ditë, derisa u zbulua nga procesi hetimor se ai qëndronte pas kësaj vrasje. Shkoza, u raportua i zhdukur nga babai i tij më 4 dhjetor, i cili dëshmoi se kishte humbur kontaktet me të birin që prej datës 2 dhjetor. Policia gjeti trupin e viktimës më datë 5 dhjetor, ku nga hetimet paraprake dyshohej se ai kishte vdekur në mënyrë aksidentale. Pas hetimeve u konstatua se i riu ishte shtyrë nga ura, ku si pasojë ndërroi jetë. Habibi është arrestuar sonte nga efektivët e Policisë. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Vdekja e 33-vjeçarit u raportua aksidentale, i riu në Durrës shtyu për vdekje shokun e tij, si u zbulua nga Policia (DINAMIKA)

I ngacmoi gruan/ I riu nga Durrësi vret 33-vjeçarin, e hedh nga ura
Momenti arrestimit

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku trupi i një 33-vjeçari u gjet në kanalin e ujëravë të zeza më datë 5 dhjetor. Pas hetimeve, është konstatuar se 33-vjeçari Branko Shkoza është shtyrë për vdekje nga shoku i tij 33-vjeçari Majlind Habibi. Mësohet se autori dhe viktima ishin në gjendje të dehur, por ky i fundit ka ngacmuar gruan e 35-vjeçarit, i cili e ka shtyrë atë nga ura duke shkaktuar vdekjen tij. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më datë 2 dhjetor dhe Habibi e fshehu vrasjen për 8 ditë, derisa u zbulua nga procesi hetimor se ai qëndronte pas kësaj vrasje. Shkoza, u raportua i zhdukur nga babai i tij më 4 dhjetor, i cili dëshmoi se kishte humbur kontaktet me të birin që prej datës 2 dhjetor. Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale nga Policia ditën e premte më datë 6 dhjetor.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës. Nga veprimet e para dhe kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur”, raportoi paraprakisht Policia e Durrësit.

Por, sot 4 ditë më pas, Policia arrestoi Majlind Habibin si të dyshuarin kryesor të vrasjes së 33-vjeçarit. Raportohet se dy të rinjtë ishin të dehur dhe motivi ka qenë se viktima i ngacmoi bashkëshorten. Autori e mbajti ngjarjen të fshehur për 8 ditë, por gjatë procesit hetimor u konstatua se ai shtyu shokun e tij nga ura. Në trupin e viktimës nuk u gjetën shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale. Pas provave të mbledhura nga autoritet, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i të riut.


“Hodhi nga ura për motive të dobëta shokun e tij dhe fshehu krimin, pas kontrolle intensive shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit. Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës nën drejtimin Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit. Policia vuri në pranga autorin e dyshuar një 35-vjeçar, që dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit. Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit H.B. Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pas një pune intensive hetimore të bëra në lidhje me denoncimin bërë nga një shtetas se nga u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit B. Sh., 33 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot Policia. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

I ngacmoi gruan, 35-vjeçari vret të riun në Durrës, e hedh në kanalin e ujërave të zeza

I ngacmoi gruan/ I riu nga Durrësi vret 33-vjeçarin, e hedh nga ura
Momenti arrestimit

DURRËS- Një 33-vjeçar është vrarë në Durrës, pasi ka ngacmuar gruan e shokut të tij. Sipas Policisë, 35-vjeçari ka shtyrë nga ura shokun e tij pas një konflikti, ku i riu ka humbur jetën pasi ka rënë në kanalin e ujërave të zeza. Ishte babai i viktimës, që më datë 4 dhjetor denoncoi në komisariat se ka humbur kontaktet me djalin e tij që prej datës 2 dhjetor. Pas kontrolleve, autoritet kanë gjetur me datë 5 trupin e pajetë të viktimës. Ndërsa, pas hetimeve, u zbulua se i riu është vrarë nga Majlind Habibi, i cili u arrestua menjëherë nga efektivët.

"Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës nën drejtimin Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit. Policia vuri në pranga autorin e dyshuar një 35-vjeçar, që dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit. Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit H.B. Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pas një pune intensive hetimore të bëra në lidhje me denoncimin bërë nga një shtetas se nga u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit B. Sh., 33 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

U konfliktuan në gjendje të dehur, vritet një person në Durrës, ngacmoi gruan e autorit

I ngacmoi gruan/ I riu nga Durrësi vret 33-vjeçarin, e hedh nga ura
Pamje nga momenti arrestimit

DURRËS- Një vrasje është regjistruar këtë mbrëmje në Durrës ku një person është vrarë pas një konflikti të çastit. Mësohet se autori dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur dhe janë zënë me njëri-tjetrin. Dyshohet se viktima ka ngacmuar gruan e autorit dhe ky i fundit e ka goditur me grusht, por viktima ka rënë në kanalin e ujërave të zeza ku dhe ka humbur jetën.

Autori është arrestuar nga Policia, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje. /ZËRI

Poll

MOS HUMB