LIVE UPDATES

SPAK "mësyn" në Dobraç! Sekuestrohen armë dhe makina blind, kontrolle tek Safet Bajri, Sakica dhe fisi Bilali

➤ SPAK ka dhënë urdhër për kontroll në Shkodër! Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, forcat speciale RENEA kanë ushtruar kontrolle në disa zona të qytetit, por më së shumti në lagjen Dobraç. ➤ Dhjetëra efektivë bastisën shtëpitë e personave me precedent penal dhe të skeduar nga Policia. Mes tyre është edhe banesa e Safet Bajrit. Raportohet se kontrolle ka pasur edhe tek banesa e fisit Bilali. ➤ Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Izmir Sakicës, një nga personat e shpallur në kërkim për masakrën e ndodhur në Dobraç ku mbetën të vdekur katër persona. Gjatë kontrolleve janë gjetur armë dhe janë sekuestruar blinda. ➤ Raportohet se janë prerë urdhërarreste, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK. ➤ Aksioni mendohet se ka lidhje me atentatin e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona, dy prej tyre Hamza Lici dhe Arlind Bushati. ➤Në këtë masakër, të vdekur mbetën edhe bashkëshortët Bashkim e Flutura Basha, dy kalimtarë të rastit që po udhëtonin me motor në momentin e atentatit.

5 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Në kërkim për masakrën e ndodhur në Dobraç, RENEA kontrolle në banesën e Izmir Sakicës

SPAK "mësyn" në Dobraç! Sekuestrohen armë dhe
Izmir Sakica

SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i "urdhëruar" nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në qytetin e Shkodrës. Gazetarja Anila Hoxha raporton se RENEA ka kryer kontrolle edhe në banesën e Izmir Sakicës.

Izmir Sakica është një nga personat e shpallur në kërkim për masakrën e ndodhur në Dobraç ku mbetën të vdekur katër persona. Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë, ndërsa është shoqëruar në polici babai i tij, për t’u marrë në pyetje e për t’u lënë më pas i lirë. 

Kontrolle janë kryer edhe në banesën e Safet Bajrit. Atje janë gjetur rreth 20 mijë euro dhe disa mjete të blinduara që janë sekuestruar. Paratë i janë gjetur në një arkë kursimi të të bijës. Në disa banesa të tjera janë gjetur edhe armë zjarri, të cilat do të dërgohen për ekspertizë për të kuptuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga SPAK, prokurorja Elida Kaçkini që ka lëshuar 5 urdhër arreste, por deri më tani nuk është ekzekutuar asnjë prej tyre. Disa persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje, por më pas janë lënë të lirë. Mes tyre, ishte dhe Safet Bajri./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

DETAJE/ RENEA në Shkodër, nga banesa e Safet Bajrit morën 19 mijë euro, i sekuestruan telefonin e tij dhe të gruas

SPAK "mësyn" në Dobraç! Sekuestrohen armë dhe
Safet Bajri

SHKODËR- Me urdhër të SPAK, forcat speciale të RENEA-ve kanë ushtruar kontrolle sot në banesën e Safet Bajrit. Nga informacionet që janë bërë me dije deri më tani, raportohet se në banesë i janë sekuestruar 19 mijë euro. Paratë i janë gjetur në një arkë kursimi të të bijës.

Kontrolli në banesë është bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një kërkese që ka bërë SPAK. Po ashtu, gjatë këtij kontrolli në banesën e Safet Bajrit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 2 telefona, celulari i tij dhe i gruas.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga SPAK, prokurorja Elida Kaçkini që ka lëshuar 5 urdhër arreste, por deri më tani nuk është ekzekutuar asnjë prej tyre. Disa persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje, por më pas janë lënë të lirë. Mes tyre, ishte dhe Safet Bajri./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

RENEA futet në banesën e Safet Bajrit, sekuestruan "blindat", gjetën edhe 20 mijë euro

SPAK "mësyn" në Dobraç! Sekuestrohen armë dhe
Safet Bajri

SHKODËR- Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i forcave RENEA në qytetin e Shkodrës. Nga aksioni i "urdhëruar" nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kontrolluar edhe banesa e Safet Bajrit. Atje janë gjetur rreth 20 mijë euro dhe disa mjete të blinduara që janë sekuestruar.

Në disa banesa të tjera janë gjetur edhe armë zjarri, të cilat do të dërgohen për ekspertizë për të kuptuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së e cila ka pranuar kërkesën e SPAK, ndërsa raportohet në rrugë operative se janë lëshuar edhe urdhërarreste. Por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

RENEA e SPAK kontrolle në Shkodër “mësyn” banesën e Safet Bajrit, çfarë gjetën autoritetet

SPAK "mësyn" në Dobraç! Sekuestrohen armë dhe
Kontroll në Shkodër

DOBRAÇ- Forcat RENEA dhe SPAK kanë rrethuar Shkodrën, ku kanë ushtruar kontrolle në disa biznese dhe banesa në orët e para të mëngjesit. Raportohet se autoriotetet kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Safet Bajrit, ku janë sekuestruar 20 mijë euro. Ndërsa gjatë operacionit të zhvilluar në disa banesa të tjera, janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa disa persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t'u marrë në pyetje për masakrën e Dobraçit. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 5 mjete të blinduara. Kontrollet vijonë ende dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga asnjë prej palëve.

Armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertizë nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndërroi jetë pas disa ditësh në spital. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

RENEA e SPAK në Shkodër për masakrën e Dobraçit, kontrolle në disa banesa, edhe tek Safet Bajri. Shoqërohen disa persona

SPAK "mësyn" në Dobraç! Sekuestrohen armë dhe
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Forcat RENEA me urdhër të SPAK kanë rrethuar Shkodrën! Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat RENEA kanë zbarkuar në qytet duke ushtruar kontrolla në disa biznese dhe banesa të personave me precedentë penalë. Raportohet se kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Safet Bajrit, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Gjatë aksionit janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t'u marrë në pyetje për masakrën e Dobraçit. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 5 mjete të blinduara. Kontrollet vijonë ende dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga asnjë prej palëve.

Armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertizë nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndërroi jetë në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB