Rama nga Brukseli: Ky proces ndihmon vendin të transformohet

BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama tha gjatë takimit me liderat e vendeve të Bashkimit Evropian se asnjë kapitull nuk është i lehtë, por Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e BE. Rama tha se ky process do ta ndihmojë vendin të transformohet dhe vetë qytetarët i mbështesin politikat e BE-së. Më tej, Rama shtoi se Shqipëria do të “martohet” me BE-në dhe këtë process, qytetarët e kanë pritur prej dekadash.
"Nuk ka kapitull që të jetë i lehtë me BE-në. Duhet të bashkëpunojmë ngushtë dhe nëpërmjet dialogut e mirëkuptimit, ne presim që të hapim grup-kapitujt. E vlerësoj shumë këtë proces, sepse ndihmon vendin që të transformohet dhe gjithë sistemi punon si garantues për sundimin e ligjit.
Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE-së, edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këtë lloj politikash. Ne si komb duam të martohemi me BE-në. Ne këtë po e presim me dekada e me shekuj. Nuk mund të shikojmë më pas. Poeti i Rilindjes sonë thotë se dielli lind aty ku perëndon, pra në perëndim", tha Rama. /ZËRI
Konferenca ndërqeveritare, kryeministri: Do ta bëjmë Shqipërinë Evropën e Ballkanit Perëndimor

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, tha se të martën pas konferencës së tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, se synojnë të mbyllin negociatat deri në vitin 2027. Ai foli në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijarto – shtetit që mban Presidencën e Këshillit të BE-së. Sipas tij anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet të mbyllet brenda kësaj dekade. Rama tha se shpreson ta bëjnë Shqipërinë, Evropën e Ballkanit Perëndimor.
Edi Rama: E kam përsëritur shpeshherë që është e rëndësishme të jemi në mes të Evropës dhe është bekim që vendet me histori si e jona, dhe që jetojnë në kontinente të tjera, që duan të bëhen demokraci dhe ekonomi tregu të hapur nuk munden, prandaj kanë më tepër vështirësi. Ndërsa ne e kemi. Ky kapitull i dijes dhe të një shteti që funksionon ashtu si një shtet anëtar i BE se si të ndërtojë institucionet dhe të krijojë kushtet për ndarjen e pushteteve, është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Evropës, që ne ta shohim të ardhmen në BE. Prandaj ne duam të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe besoj se të gjithë ne, do ta bëjmë Shqipërinë Evropën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi të mirë pozicionuar për ta bërë këtë. Ky bashkëpunim për ta bërë një gjë të tillë, dhe jemi të përkushtuar të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo me të së shkuarës që ka parandaluar vendin dhe rajonin, dhe shumë vende në Ballkanin Perëndimor që të progresojnë aq sa duhet. Thënë të gjitha këto, dhe me bindjen se ne jemi në momentin më të mirë të historisë tonë dhe që BE është në momentin më të mirë për të kuptuar se sa të rëndësishme janë vendet e Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e saj. Më duhet të ndaj me ju me sinqeritet që kam mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim, tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk është aq e madhe, por është fakt që është aty dhe që pulson dhe jeton.
Konferenca ndërqeveritare, Rama: Të mbyllim negociatat në 2027

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama tha nga Brukseli se synon që negociatat me Bashkimin Evropian të mbyllen në vitin 2027. Rama tha se ky është një proces i vështirë, por është një mission që duhet të përmbushet. Më tej, kryeministri falenderoi presidencën hungraeze, e cila ushëhoqi Samitin, për ndihmën e ofruar Shqipërisë. Rama shprehu ambicien e tij se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian të mbyllet brenda kësaj dekade.
"Jam shumë i lumtur që jam këtu, me mikun tonë Piter dhe gjithashtu me komisonerin Kos, që ka filluar me këmbën më të mbarë të mundur, nuk ka ende një muaj në mandatin e saj, dhe ka dëshmuar dy hapa të mëdhenj përpara. Por e jona është më e rëndësishmja. Gati dy muaj, pas hapjes së negociatave me këtë shpejtësi, duket që këto që po ndodhin, janë falë presidences hungareze dhe energjisë së pabesueshme hungareze dhe të ministrit të jashtëm, për ta bërë sa më të lartë këtë ambicie për zgjerimin e BE. Së dyti, di që e gjithë kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbëshetjen e shteteve anëtare, kanë pasur mirësinë, unë ndjej se më duhet të shoh veten dhe tës hoh një pamje jo fort të largët, por më duhet të them që sot kemi pamje më të qartë për punën që është bërë. E marrim si një inkurajim real që kemi shumë punë përpara. Të gjitha këto falenderime janë të sinqerta që vijnë nga zemra, falë punës së skuadrës dhe përpjekjeve të përbashkëta.
Nuk është e lehtë dhe ata vetë e dinë sesa e vështirë është, por është edhe pjesa e përmbushjes dhe pjekjes dhe mësimit si të bëhemi më mirë. Jemi të ndërgjegjshëm që Evropa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga demokracia. Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar, më e sigurt. Ambicia jonë, duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027. Anëtarësimi ynë të mbyllet brenda kësaj dekade", tha Rama. /ZËRI
Shqipëria mban sot Konferencën e Tretë ndërqeveritare me BE-në, Rama: Misioni vazhdon!

BRUKSEL- Sot do të mbahet në Bruksel Konferenca e Tretë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian për hapjen e grupkapitullit të 6 të negociatave. Në këtë grupkapitull përfshihen “Marrëdhëniet me Jashtë”, “Politika e Jashtme e sigurisë, dhe e mbrojtjes”.
Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion i përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës (30, 31) të grupkapitullit të 6-të.
Rama tha para fillimit të konferencës se kjo është një ditë e mirë për vendin, dhe një hap i rëndësishëm pranë BE-së.
“Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit. Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne!”- tha Rama.
Kjo është konferenca e tretë ndërqeveritare që do të mbahet sot në Bruksel, ndërsa më 15 tetor u mbajt ajo e dyta, ku vendi ynë hapi pesë kapitujt e anëtarësimit që përfshinin Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore, Drejtësinë, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar. Ndërsa nesër do të mbahet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. /ZËRI