LIVE UPDATES

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja, Balluku del 'live' me të (ZHVILLIMET)

➤ Edhe sot ka pasur tensione në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, por në një moment ka pasur edhe përplasje fizike. ➤ E gjitha ka nisur pasi deputeti i pavarur i Partisë "Mundësia" bllokoi për disa orë Foltoren sepse kërkonte interpelancë me Belinda Ballukun. ➤ Foltorja mbeti e bllokuar derisa në një moment shkoi Flamur Noka, i cili e shtu me forcë. ➤ Më pas, Shehaj u nxorr jashtë, po ashtu forcërisht, nga Garda e Republikës. ➤ Debate ka pasur edhe për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje. ➤ Në të njëjtat tonë ka qenë edhe interpelanca e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. ➤ Debate hapi edhe mungesa e ministrit të Financave.

11 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

VD- Interpelancë në rrjete sociale, Belinda Balluku shfaqet në “live” me Agron Shehajn

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja,
Agron Shehaj dhe Belinda Balluku

TIRANË-Pamundësia për të zhvilluar një interpelancë në Kuvend, duket se ka gjetur zgjidhje në rrjetet sociale. Deputeti Agron Shehaj kërkoi me këmbëngulje interpelancën me zv.kryeministren Belinda Balluku, për skandalin e Thumanë-Kashar, të cilën sipas tij po e shmang prej 6 muajsh. 

Kërkesën për interpelancë Shehaj e kërkoi që në fillim të seancës por Spiropali tha se Balluku ndodhej jashtë vendit dhe se do vendosej në kalendar interpelanca. Mirëpo pak minuta më pas Balluku u shfaq në kuvend. Kjo nxiit Shehajn të këmbëngulë edhe një herë për interpelancën, duke bllokuar foltoren. Megjithëse Spiropali mori urdhër për ta përjashtuar, Shehaj nuk pranoi të largohej por vijoi fjalimin e tij në foltore 'live' përmes rrjeteve sociale. 

Në video, Shehaj dhe Balluku shihen bashkë, ku zv.kryeministrja sqaron se interpelanca nuk është zhvilluar dy herë pasi deputeti ishte me raport. Deputeti Agron Shehaj mbaji të bllokuar foltoren e Kuvendit prej 4 orësh edhe pse u përjashtua nga seanca./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

VD- Sherr fizik në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja, Garda e kap nga krahët...

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja,
Pamje nga sherri

TIRANË- Një konfrontim fizik ka ndodhur sot në Kuvendin e Shqipërisë. Përplasja e ashpër ka ndodhur mes deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe deputetit të pavarur, Agron Shehaj. Teksa ky i fundit mbante prej orësh të bllokuar Foltoren e Kuvendit, në një moment, Noka ka shkuar dhe ka kërkuar që të mbajë fjalën nga vendi ku ishte vendosur Shehaj. Këtë të fundit, Noka e shtyu dhe mori fjalën. Përplasja u bë edhe më e ashpër, kur Noka del nga foltorja, i merr telefonin Shehajt dhe ia hedh në tokë. Ndërsa nga salla, Xhelal Mziu zgjodhi që ta lagte me ujë atë që dikur ishte kolegu i tij brenda Partisë Demokratike. Në këto kushte, Garda tentoi që ta nxirrte forcërisht nga salla. 

DEBATI MES TYRE:

Spiropali: Boll me teatër tani! Hajde Agron tani lëviz. Largohu se je i përjashtuar nga seanca

Noka: Tani...Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i Erion Veliajt këtu. Hapuni çuna, nuk ka nevojë këtu. Hapu se nuk iu ka thirr kush... Mu hiq qafe, ik se s'po flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Agron mu hiq.

Spiropali: Largohu nga Foltorja boll e bëre teatrin sot.

Noka: Kur të them mu largo, mu largo.

MOMENTI ME VIDEO:

Pas ngjarjes në sallë, jashtë Kuvendit Agron Shehaj ka njoftuar ndarjen përfundimtare me Partinë Demokratike! Shehaj pranoi se ka pasur komunikime me PD-në, por pas ditës së sotme gjithçka zerohet.

“Garda e komanduar nga Edi Rama, e komanduar nga kryetarja e Kuvendit e lejoi që kjo të ndodhte në Kuvendin e Shqipërisë. Lejoi që një deputet i opozitës që donte të merrte fjalën për vjedhjen që i ishin bërë shqiptarëve, për një aferë 1.3 mld euro të dhunohej brenda në Kuvendin e Shqipërisë. Shqiptarët e gjykojnë vetë. Kur bën një opozitë të vërtetë, kur flet për një vjedhje, të gjithë bëhen bashkë për të ndaluar dhe penguar që kjo gjë të ndodhë edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Kisha një raport me PD-në që fatkeqësisht u prish sepse nuk ishin dakord që unë të bëja një opozitë të vërtetë. Në momentin që vendosin që për skandalin 1.3 miliardë euro nuk duhet folët, rrugët tona këtu ndahen. Ajo që për 3 orë rresht nuk e bëri as Rama as Garda, asnjë maxhorancë tjetër në këto 33 vjet, e bëri një përfaqësues i opozitës që largoi me dhunë një tjetër përfaqësues të opozitës,"- tha Agron Shehaj.

Por teksa Shehaj ka folur për atë që ndodhi në Foltore, nga ana e demokratëve nuk ka pasur asnjë reagim./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM- Shehaj "live" në TikTok, Noka mungon, Bardhi i zë vendin afër Berishës

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja,
Pamje nga seanca

TIRANË- Si në çdo takim të seancave plenare, edhe kjo e enjte u zhvillua mes tensioneve. Kuvendi sot nisi me një përplasje mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetit socialist Toni Gogu për projektligjin e gjobave. Më pas, deputeti i pavarur Agron Shehaj, i cili kërkoi caktimin e një date interpelance me ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bllokoi Foltoren e Kuvendit. Akt që i solli përjashtimin nga seanca.

PAMJET NGA SEANCA:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Një tjetër gjë që ra në sy në seancën e sotme ishte mungesa e deputetit demokrat Flamur Noka. Në mungesë të tij, kryedemokrati Sali Berisha u shoqërua sot në sallë nga Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

'Nuk bashkëpunojmë me 'non grata'/ Berisha i përgjigjet Nancy VanHorn: Sikur ia kishte shkuar Yuri Kim

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e fundit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Në një prononcim për mediat pasi ka dalë nga salla e Kuvendit, Berisha tha se statusi i bërë nga e ngarkuara me punë në Shqipëri, Nancy VanHorn, i kujtonte ish-ambasadoren Yuri Kim. Por shtoi se nuk do ta komentonte për shumë gjatë pasi “nuk donte diskutonte të shkuarën”.

"Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën, kjo është një administratë që ka vdekur. Duhet që të më pyesësh për të ardhmen. Nuk rri të komentoj unë tani që...çfarë të thuash ajo sikur ishte shkuar nga dora e Kim-it,"-tha Berisha në fjalën e tij. 

Ndër të tjera, kryedemokrati bëri edhe për mbledhjen dypalëshe të qeverive Shqipëri-Kosovë më 20 Dhjetor në Prishtinë, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se kishte bërë përpjekje të rrëzonte qeverinë e Albin Kurtit. Sipas tij, kryeministri duhet të japë shpjegime se përse janë vënë sanksione Kosovës dhe madje ndaloi këngën e himnit të ri të kombëtares, “Mora fjalë”.

"Procedura është përparësi absolute në çdo parlament, përveçse në këtë parlament. Kjo Pëllumbesha Spirogjoka, pas mbledhjes që kanë bërë në grupin e saj parlamentar është transfiguruar, ka frikë dhe tmerr se i nxjerrin 5 milionëshin kur të duan dhe si të duan. Pra, faktikisht kjo është kryetare e pakallur. Tani, meqenëse unë në fjalën time kisha disa çështje shumë të rëndësishme, po i ekspozoj këtu para jush dhe shqiptarëve. Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë. Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë nj akt i pranueshëm kombëtar. Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës. Ky parlament duhet të kalojë një rezolute ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës,"-shtoi Berisha./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

'Zotrote erdhe në punë në 12:00"! Bardhi debaton me Malaj, ministri: Ke kaq vite që fle

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja,
Gazment Bardhi dhe Petrit Malaj

TIRANË- Debat në Kuvend ka patur mes Ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Replikat erdhën pasi Gazment Bardhi u shpreh se ministri Malaj ishte në gjumë ndaj u vonua në seancën plenare.

Petrit Malaj: Zoti Bardhi gjumë jeni mësuar të flini ju se keni vite qe flini gjumë. Nuk bëni opozitën siç duhet ta bëni. Nëse do ti referohesh medias, do të shikosh angazhimin tim që në mëngjes herët se ku ka qenë i angazhuar dhe për çfarë.

Gazment Bardhi: Unë nuk do të përgjigjem për çështjen e gjumit, se kush ishte në gjumë e pa gjithë Shqipëria. Zotrote erdhe në punë sot, duhet të kishe ardhur që në orën 08:00, por erdhe në 12. Shqetësimi që ne ngritëm, nuk ndjekim axhendën, s’je gjëkundi se nuk të njeh askush dhe nuk bën asnjë punë, kjo është e vërteta. Je aty se të ka rekomanduar krim i organizuar, e di shumë mirë, je për të menaxhuar paratë e buxhetit të shtetit për t’ia çuar me tendera e koncesione e PPP krimit të organizuar. Je aty si ushtar i Ramës për të firmosur atë që të urdhëron Rama dhe krimi i organizuar.

1 MUAJ ME PARE

"Ty të duan në hell", Berisha-Spiropalit: Sot regjistruat një rekord të zi në Parlament

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja,
Sali Berisha

TIRANË-Seanva plenare u ndërpre për shkak të mungesës së ministrit të Financave. Kryetari i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar ndërprerjen e seancës plenare, akt të zi të historisë së Parlamentit, duke shtuar se opozita nuk ka detyrim as moral dhe as ligjor të presë qoftë dhe një sekondë ata të cilët e konsiderojnë Parlamentin një mbledhje grupi të tyre.

Sali Berisha: Marrëdhëniet dhe veprimtaria e kuvendit rregullohen nga Kushtetuta dhe Rregullorja. Me këtë akt që bëtë sot, keni regjistruar një akt tjetër të zi të historisë së këtij narkoparlamenti. Është detyrim kushtetues që titullari të jetë për të paraqitur ligjin. Opozita nuk ka detyrim as moral dhe as ligjor të presë qoftë dhe një sekondë ata të cilët e konsiderojnë Parlamentin një mbledhje grupi të tyre. Dhe çfarë grupi. Ju duhet të mbroheni nga Kushtetuta dhe rregullorja, jo nga dëshmitarë të rremë, që ua jep fjalën dhe në kundërshtim me çdo rregull flasin gjoja në mbrojtjen tënde, por ty të duan në hell. Ta dish mirë këtë, por ky nuk është preokupimi im.

1 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend/ Shehaj bllokon foltoren, përjashtohet nga seanca

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja,
Agron Shehaj

TIRANË-Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca parlamentare deputetin Agron Shehaj pasi ky i fundit refuzoi të lironte foltoren.

Deputeti opozitar Agron Shehaj bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi kryetarja Elisa Spiropali nuk i dha fjalën për replikë me ministrin Petrit Malaj. Shehaj ishte jashtë kur u përmend nga Malaj dhe për këtë arsye kryeparlamentarja nuk ia dha fjalën. Deputeti bllokoi foltoren, ndërsa Malaj prezantoi pr.ligjin nga vendi.

Spiropali u shpreh se radhën për të folur e kishte kreun i PD-së, Sali Berisha, duke e quajtur Agron Shehaj “një kopje e keqe e origjinalit”, referuar bllokimit të foltores nga opozita. Edhe pas përjashtimi nga seanca, deputeti i pavarur refuzoi të largohej nga foltorja dhe kryeparlamentarja ndërpreu senacën për 5 minuta.

Pjesë nga replikat në sallë:

Elisa Spiropali: Garda të marrë masa të shoqërojë deputetin

Sali Berisha: Mos e prek deputetin

Elisa Spiropali: Ta shoqërojnë në kuptimin si shoqërues. Dilni nga seanca Shehaj. Nuk e përcakton ti turpin, je i përjashtuar. Nuk është seanca juaj e TikTok.

Po mbani peng 140 deputetë. Gjekmarkaj keni fjalën ju, mos lejoni që një deputet që flet me vete se mendon se votat merren duke folur me vete nga foltorja e TikTok dhe se ka idenë fare si merren votat.

Agron Gjekmarkaj: Po lironi foltoren

Elisa Spiropali: Dilni nga salla

1 MUAJ ME PARE

Mungesa e ministrit të Financave, Bardhi: Kur t'i dalë gjumi e shqyrtojmë projektligjin

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja,
Gazment Bardhi

TIRANË-Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pasi seanca parlamentare u ndërpre për disa minuta për shkak të mungesës së ministrit të Financave, Petrit Malaj në Kuvend.

Gazment Bardhi: Nuk është kafja personale as e juaja, e as e ministrit të Financave. Koha e tij nuk është më e rëndësishme se 140 deputetëve që ne do të duhet të ndërpresim seancën se ai nuk ndodhet në sallë. Të presim 40 min sa të vijë Ministri, kjo është situatë e përsëritur. Nëse keni përmbysur hierarkinë shtetërore dhe individë të pavotuar e kanë kohën më të rëndësishme se sa 140 deputetë përfaqësues të qytetarëve të votuar në këtë sallë, na e thoni të ndryshojmë Kushtetutën, ta shpallin republikë Kryeministrore. Nuk ndodh në asnjë Parlament që të ndërpritet seanca për 40 minuta se nuk ka ardhur anëtari i Këshillit të Ministrave për prezantim projektligji, Nëse nuk vjen në kohë, kalon ajo pikë e rendit të ditës kur ti dalë gjumi e shqyrtojmë ne projektligjin e propozuar. Po te presin deputetët 40 minuta që të vijë ministri i Financave është e papranueshme.

1 MUAJ ME PARE

Interpelanca me Kumbaron, Zhupa: Terroristë të mjedisit! Ministrja: Ksamilin e bëtë Bathoren e dytë

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja,
Ina Zhupa dhe Mirela Kumbaro

TIRANË-Në Kuvend po mbahet interpelanca me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. Deputetja akuzoi qeverinë dhe ministren se po betonizon me ligje zonat e mbrojtura duke ia dhënë investitorëve strategjikë klientelistë dhe gaztorëve të pushtetit.

Ina Zhupa: Ligj klientelist ai i zonave të mbrojtura. Kumbaro ministrja më jetëgjatë, sepse është edhe më duargjata. I hapi rrugë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Ishte ajo që hapi qofterinë e parë në Butrint dhe bëri marrëveshjen me ADF për Butrintin dhe bëri betonizimin. Bëri heqjen e pikave të mbrojtjes së zonave dhe hapi rrugën për betonime. Po shtyni për të pestën herë afatin e ligjit për investimet strategjike. E bëri se me ligjin e përkohshëm të vitit 2018, që e keni shtyrë 4 herë dhe po e bëni për të pestën herë, keni dhënë 5,8 mln metër katrorë tokë në gjithë vendin investitorëve strategjike. Ju jeni terroristë mjedisorë. Pasi e keni mbaruar gjithë tokën publike që mund t’i jepni investitorëve strategjikë, tani po planifikoni hyrjen në zonat e mbrojtura, ku i përfshirë është edhe Edi Rama. Jo vetëm po shtyni afatin, por propozoni që ti jepen investitorëve edhe brigjet e lumenjve liqeneve etj,. Për stacione plazhi, oburra merrini dhe shkatërrojeni këtë vend. Kush ishin investitorët e huaj që thithën investimet strategjikë? Klientët e pushtetit, familjarë të Xhaçkës, gaztorët e oborrit! Këta ishin investitorët strategjikë? Për këta e bëtë? I hapët rrugë investimeve në Manastir, Plazhin e Pasqyrave, të Marinës etj., të gjitha zona të mbrojtura para se të vinte si ministre Kumbaro. Por edhe në Vjosë, Nartë, Velipojë, Divjakë, Karavasta dhe Kune. Keni futur zona të thella malore si të mbrojtura dhe keni hequr ato bregdetare për t’i hapur rrugë investimeve. Si ka mundësi që keni 9 vendime të pakonsultuara me asnjë ekspert? Si ka mundësi nuk ke bërë një ligj në mbrojtje të zonave të mbrojtura dhe jo betonizimit.

Në përgjigjen e saj ministra Kumbaro tha se falë investimeve të qeverisë, 5 milionë turistë vizituan zonat e mbrojtura gjatë këtij viti. Kumbaro theksoi se Ksamili në kohën e qeverisjes së PD u degradua në një Bathore të dytë. Sipas saj, sot ka zgjeruar sipërfaqen e zonave të mbrojtura me 21.5 përqind.

Mirela Kumbaro: Ju ndoqët parimin e çurbanizimit. Nuk është fjala vetëm për Tiranën. Ksamili u degradua në një Bathore të dytë. Ne sot po sistemojmë territorin me restaurime. Çdo rregullim është bërë me vendim të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Sot punojmë me thonj për xhevahirët tona. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është një arritje. Për herë të parë, kjo qeveri hartoi ligj për të mbrojtur zonat e mbrojtura mjedisore. Po evitojmë gjynahet e tranzionit. Shqipëria zgjeroi sipërfaqen e zonave të mbrojtura me 21.5 përqind. Sot po mbrojmë Vjosën, e shpallëm park kombëtar, në një vendimmarrje të rëndësishme. Zonat e mbrojtura i kemi kthyer në zona turistike. Kjo mundëson që territoret mos braktisen. 5.3 milionë vizitorë kishim këtë vit në parqet kombëtare. Nga turizmi zhvillohet edhe ekonomia. Parku Natyror i Drilon-Tushemishtit ka dalë në dritë si asnjëherë. Bukuritë që ne ndërtojmë i shijoni, ndërsa kur vini këtu shani. Do ndërtojmë Qendrën Shkencore në Vjosë. Do krijojmë zyrë të dedikuar për administrimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Krijuam Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë, Lumi i Shalës është kthyer në atraksion turistik, turizmi ka nisur të jetë i rëndësishëm edhe në veri

1 MUAJ ME PARE

Debate për ligjin e faljes së gjobave/ Bardhi: Nuk ka vendimmarrje të Këshillit të Ministrave! Gogu: Lërini lojërat!

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja,
Toni Gogu dhe Mirela Kumbaro

TIRANË-Ka nisur seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar në Kuvend, ku po diskutohet në lidhje me anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Deputeti socialist Toni Gogu i ka bërë thirrje opozitët të bashkohen për të miratuar projektligjin dhe të mos bëjnë lojra. Në përgjigje ndaj tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për projektligjin për faljen e gjobave. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi theksoi se për këtë projektligj nuk ka asnjë kërkesë për procedurë të përshpejtuar. 

Gazment Bardhi: Duke shfrytëzuar sensibilitetin që ka çështja, respektimi i rregullores është ajo që udhëheqës, ky projektligj është depozituar në datë 5 dhjetor para 2 seancave ju njoftuat se ka një kërkesë me procedurë të përshpejtuar, nuk ishte depozituar ende, nuk u hodh në votim, nuk ka asnjë vendim të kuvendit me procedurë të përshpejtuar, ai mund të e keni futur për miratim, madje komisionet e kanë marrë në shqyrtim, duke qenë jo qeveritar do duhet të sjellë mendim me shkrim këshilli i ministrave. Nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave.

Toni Gogu: Keni krijuar artificialisht një furtunë në gotë!  Të nderuar kolegë opozitarë na vjen keq, ne atë nismë që kemi diskutuar gjatë me qytetarët sot do ta bëjmë ligj dhe sot ato masa administrative të vendosura në mënyrë jo proporcionale do të anulohen doni apo jo ju! Lejini lojërat dhe na u bashkoni ta miratojmë bashkë.

1 MUAJ ME PARE

Sot seancë plenare/ Zhvillohet interpelanca me ministren Kumbaro, diskutohet projektligji për anulimin e gjobave

KUVENDI/ Përplasje fizike në Kuvend, Noka shtyn Shehajn nga Foltorja,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Sot Kuvendi zhvillon seancë plenare, ku në rend të ditës është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura. Më pas do të diskutohen dhe miratohen disa projektligje. Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Rendi i ditës:

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Në seancën e sotme do të diskutohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe projektligji “Për anulimin e masave administrative”. Projektligji u prit me kundështime dhe propozime nga opozita. 

Gjithashtu sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Gjithashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar””, i ndryshuar.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe projektligji “Për anulimin e masave administrative”.

Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar.

Në rend të ditës për diskutim është edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Kuvendi ka sot në rend dite edhe projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar, si dhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”./ZËRI

Poll

MOS HUMB