LIVE UPDATES

Shkak një borxh, sherr masiv në Sarandë mes dy fiseve, mes tyre efektivë policie

➤12 persona, mes tyre efektivë policie janë përfshinë në një sherr pas mesnates në fshatin Gjashtë të Sarandës. ➤Dyshohet se sherri ka nisur për shkak të një borxhi, por ka degraduar deri në përplasje me armë zjarri dhe sende të forta. ➤Mësohet se Policia ka gjetur në vendngjarje gëzhoja pistolete dhe dy automjete të dëmtuara. ➤Efektivët e Policisë kanë hasur kundërshtim me dhunë dhe mosbindje nga të dyshuarit, të cilët janë arratisur. ➤Deri më tani vetëm 3 prej tyre janë paraqitur në Komisariat. ➤ Si pasojë e konfliktit janë plagosur Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi. ➤Autorët e dyshuar janë Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë, Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, po ashtu edhe ata janë efektivë të Policisë Kufitare Sarandë, Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë dhe Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë.

2 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Shkak një borxh, si nisi sherri në Sarandë, gjenden gëzhoja pistolete në vendngjarje

Shkak një borxh, sherr masiv në Sarandë mes dy fiseve, mes tyre
Foto ilustruese

SARANDË- 12 persona, mes tyre efektivë policie janë përfshinë në një sherr pas mesnates në fshatin Gjashtë të Sarandës. Dyshohet se sherri ka nisur për shkak të një borxhi, por ka degraduar deri në përplasje me armë zjarri dhe sende të forta. Mësohet se Policia ka gjetur në vendngjarje gëzhoja pistolete dhe dy automjete të dëmtuara. Efektivët e Policisë kanë hasur kundërshtim me dhunë dhe mosbindje nga të dyshuarit, të cilët janë arratisur. Deri më tani vetëm 3 prej tyre janë paraqitur në Komisariat. Si pasojë e konfliktit janë plagosur Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Mes autorëve të dyshuar janë Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë, Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, po ashtu edhe ata janë efektivë të Policisë Kufitare Sarandë, Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë dhe Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë. Duka, rezulton se është arrestuar më parë në Skoci, pasi u kap gjatë një operacioni të kultivimit të marijuanës.

Gjithashtu, autoritetet kanë identifikuar pjesëtarë të tjerë të fisit Sulejmani dhe Duka, mes tyre edhe një person me mbiemër Cocka. Dy nga të dyshuarit, Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka janë vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë. Po ashtu edhe Mihal Sulejmani është paraqitur në polici. /ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Sherr me sende të forta në Sarandë, plagosen dy persona, përfshihen edhe punonjës policie

Shkak një borxh, sherr masiv në Sarandë mes dy fiseve, mes tyre
Foto ilustruese

SARANDË- Disa persona janë përfshirë në një konflikt me sende të forta, në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku janë përfshirë edhe punonjës të policisë. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, ku si pasojë janë plagosur Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Mes autorëve të dyshuar janë Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë, Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, po ashtu edhe ata janë efektivë të Policisë Kufitare Sarandë, Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë dhe Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë. Duka, rezulton se është arrestuar më parë në Skoci, pasi u kap gjatë një operacioni të kultivimit të marijuanës.

Gjithashtu, autoritetet kanë identifikuar pjesëtarë të tjerë të fisit Sulejmani dhe Duka, mes tyre edhe një person me mbiemër Cocka. Dy nga të dyshuarit, Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka janë vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë. Po ashtu edhe Mihal Sulejmani është paraqitur në polici.

Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

"Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit. Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë. Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB