Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë, Rama dhe komisionerja Kos në konferencë të përbashkët

Samiti do të nisë në orën 10:00 dhe do të përmbyllet në orën 12;30 me një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane për Zgjerimin Marta Kos.

M.K.
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Tiranë, Rama dhe
Edi Rama dhe Marta Kos

TIRANË- Tirana do të presë më 27 nëntor Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes ku në fokus do të jenë reformat, bashkëpunimi mes vendeve të rajonit dhe avancimi i procesit të integrimit europian.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave nën temën 'Reforma, Rritje, Integrim-Drejt Europës së bashku'. Liderët e rajonit do të diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes dhe hapat që duhen ndërmarrë për përshpejtimin e reformave dhe integrimin ekonomik me Bashkimin Europian.

Samiti do të nisë në orën 10:00 dhe do të përmbyllet në orën 12;30 me një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane për Zgjerimin Marta Kos./ZËRI

MOS HUMB