
DURRËS- Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Aliut, ndërsa në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku. Ky i fundit, deri më tani, mbante postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.
Ndërkohë, ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ndryshimin në drejtimin e Autoritetit Portual Durrës.
Aliu u prezantua në tetor të vitit 2025 si drejtuesi i ri i Portit të Durrësit. Më herët, më 27 gusht të po atij viti, ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit në Kosovë, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit. Në një reagim publik në atë kohë, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore që e kishte çuar drejt vendimit për t'u larguar nga detyra./ZËRI