TIRANË-Paketa fiskale 2027 do të prekë edhe automjetet, ku taksa e qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant do të hiqet me propozimin e ri. Në prill të këtij viti, qeveria miratoi një mekanizëm që redukton me 20% akcizën në rastet kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër. Por tashmë ndërhyrja e parashikuar është heqja e taksës së qarkullimit dhe transferimi i saj te taksa e automjeteve.
Heqja e taksës së qarkullimit do të krijonte hapësirë për ulje të çmimit final të naftës dhe benzinës deri në 32,4 lekë për litër. Qeveria po shqyrton mundësinë që të ardhurat e munguara të kompensohen përmes rritjes së taksës vjetore të automjeteve, ndryshimeve në taksimin e makinave të luksit dhe përfshirjes së automjeteve elektrike në skemën e taksimit.