Qytetërim

Fitorja 0-2 kundër Bjellorurisë, kuqezinjtë ngjitet në Ligën B, mbyllin grupin në krye me 15 pikë

Kuqezinjtë pas 6 ndeshjeve renditen të parët me 15 pikë, 10 më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë.

F.I
Fitorja 0-2 kundër Bjellorurisë, kuqezinjtë ngjitet në
kombëtarja shqiptare

HUNGARI-Shqipëria fitoi 0-2 kundër Bjellorusisë, duke siguruar ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë e mbyllin Grupin C1 në vendin e parë me 15 pikë, duke kurorëzuar me sukses një fushatë pozitive në këtë kompeticion. 

Në minutën e 28-të, Rey Manaj zhbllokoi rezultatin me një goditje të fortë nga kufijtë e zonës, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin e parë. Në pjesën e dytë në minutën e 57-të erdhi edhe momenti i Elseid Hysajt, duke vulosur rezultatin 0-2.

Kuqezinjtë pas 6 ndeshjeve renditen të parët me 15 pikë, 10 më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë. Me plot 15 pikë, Shqipëria siguron vendin e parë në grup dhe ngjitjen direkte në Ligën B edhe një shans për të shpresuar te kualifikimi i Euro 2028 përmes ‘play-off-it’ nëse nuk e bëjnë këtë përmes kualifikueseve. Shorti i kësaj të fundit do të hidhet me 6 dhjetor.

MOS HUMB