Energji & Mjedis

Parku fotovoltaik iu dha oligarkut mediatik?! Bashkia Vlorë mohon lajmet: Ka patur disa kërkesa por trualli nuk është i yni

Dy ditë më parë, “Kapitali” publikoi një investigim që ngriti dyshime serioze mbi procesin e trajtimit të pronës publike në Malin e Shashicës në Kaninë.

f.g
Parku fotovoltaik iu dha oligarkut mediatik?! Bashkia Vlorë mohon lajmet:
Ermal Dredha dhe Edi Rama

TIRANE- Disa ditë pas publikimit në media të një artikulli nga Kapitali, ku ngriheshin dyshime se Mali i Shushicës në Kaninë do ti jepej një oligarku mediatik me qëllim ndërtimin e një parku fotovoltaik, Bashkia e Vlorës sqaron sot se ka patur një interes të madh për këtë zonë, por bashkia e Vloorës nuk ka titull pronësie mbi të. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 831.7 hektarësh në Malin e Shashicës, për të cilën, edhe pse ekziston një vërtetim hipotekor si truall në emër të Bashkisë, nuk rezulton që Bashkia të jetë zotëruese ligjore e saj.

NJOFTIMI I BASHKISE:

Të nderuar banorë të Vlorës, por jo vetëm,
Në përgjigje të interesimit të disa mediave dhe në vazhdën e dizinformimit nga disa të tjera, sqarojmë se:
Është e vërtetë që prej 16 muajsh Bashkia Vlorë ka marrë disa kërkesa për një truall me sipërfaqe 831.7 ha, ku subjektet kërkuese synojnë të ndërtojnë një park fotovoltaik. Kërkesat janë depozituar përkatësisht në këto data:
1. 29.04.2024
2. 20.05.2024
3. 23.05.2024
Së fundmi, kërkesa është miratuar për t’iu përcjellë Këshillit Bashkiak.

Megjithatë, nga dokumentacioni i marrë nga Kadastra më datë 18.07.2025, me qëllim plotësimin e dokumenteve për mbledhjen e Këshillit, rezulton se trualli në zonën e Kaninës ka vetëm një vërtetim hipotekor si truall në emër të Bashkisë, por Bashkia Vlorë nuk figuron si zotëruese e titullit të pronësisë së këtij trualli.

Në këto kushte, Këshilli Bashkiak nuk mund të marrë një vendim në lidhje me këtë kërkesë.

Të gjitha komentet dhe insinuatat e tjera janë keqkuptime ose dizinformime me prapavijë keqdashëse.

Duke ju uruar një fillim jave sa më të paqtë, ju njoftojmë se nesër do të vijojmë me mbledhjen dhe shqyrtimin e projekt-vendimeve të tjera të rendit të ditës.

Parku fotovoltaik iu dha oligarkut mediatik?! Bashkia Vlorë mohon lajmet:

Çfarë thuhej në shkrim? Dy ditë më parë, “Kapitali” publikoi një investigim që ngriti dyshime serioze mbi procesin e trajtimit të pronës publike në Malin e Shashicës në Kaninë. Sipas raportimit, Bashkia e Vlorës dyshohet se ka qenë nën trysni të drejtpërdrejtë nga qeveria qendrore për të tjetërsuar 831 hektarë tokë kullosore, me qëllimin përfundimtar të ndërtimit të një parku fotovoltaik nga një biznesmen me ndikim nga Tirana.

Ky projekt ka shkaktuar rezistencë të fortë në terren. Banorët e zonës së Kaninës, të cilët jetojnë kryesisht nga blegtoria, kanë protestuar hapur kundër ndërhyrjes. Sipas tyre, kjo sipërfaqe është jetike për ekonominë lokale, pasi u shërben si kullotë për bagëtitë dhe strehë për dhjetëra stane që ndodhen aty prej vitesh./Zëri

Poll

MOS HUMB