Energji & Mjedis

"Digjet" Italia! Termometri do të shënojë 50 gradë, vala më ekstreme në histori

Thyerja e një rekordi prej 48.8 gradë Celsius do të thotë afrimi i 50 gradëve Celsius, diçka që nuk është parë kurrë më parë në Itali apo në të gjithë Evropën.

F.I
"Digjet" Italia! Termometri do të shënojë 50
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Moti ekstrem me temperatura të larta ka prekur Europën dhe Ballkanin, por Italia duket se do të 'thyjë' historinë. Temperaturat mund të arrijnë 50 gradë Celsius në hije javën e ardhshme. Anticikloni afrikan do të synojë jugun e vendit, veçanërisht Siçilinë, ku mund të thyejë rekordin kontinental.

Duke filluar nga e hëna, temperaturat do të arrijnë në 45 gradë Celsius në zonat e brendshme midis Sirakuzës dhe Katanias. Dhe nëse erërat e thata kontribuojnë në nxehtësinë ekstreme, rekordi i mëparshëm evropian për vitin 2021, i vendosur në provincën e Sirakuzës më 11 gusht 2021, mund të thyhet.

Thyerja e një rekordi prej 48.8 gradë Celsius do të thotë afrimi i 50 gradëve Celsius, diçka që nuk është parë kurrë më parë në Itali apo në të gjithë Evropën. Rekordi aktual botëror i përket Luginës së Vdekjes, ku, më 10 korrik 1913, temperaturat arritën në 56.7 gradë Celsius, shkruajnë mediat fqinje.

Në kushte të tilla ekstreme: metalet fillojnë të zgjerohen (edhe pse nuk është e dukshme me sy të lirë), plastika e butë deformohet, gjalpi apo dylli që kanë pika shkrirjeje më të ulëta shkrihen plotësisht, ndërkohë që infrastruktura dhe rrjetet elektrike mund të rrezikojnë kolaps të menjëhershëm. Por më shqetësuese është se proteinat në trupin e njeriut nisin të denaturohen, çka mund të çojë në çrregullime mendore, marrje mendsh dhe humbje ndjenjash./ZËRI

Poll

MOS HUMB