Ekonomi

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës, rritet benzina

Benzina është shtrenjtuar me 1 lek, duke arritur në 195 lekë/litri.

F.I
Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës, rritet
foto ilustruese

TIRANË-Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Me ndryshimet e reja çmimi i naftës ulet me 2 lekë dhe do të shitet me 211 lekë/litri. Nga ana tjetër benzina është shtrenjtuar me 1 lek, duke arritur në 195 lekë/litri. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 12:30 dhe do të jenë vlefshme deri në vendimin e ardhshëm të Bordit të Transparencës.

Njoftimi i plotë i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë  10 Tetor 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora  12.30  dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Poll

MOS HUMB