Aktualitet

E arrestuan për një dënim 9-vjeçar, por gjykata konstaton se e kishte kryer! Lirohet 41-vjeçari nga Delvina (EMRI)

Besnik Banushi u arrestua pak ditë më parë në Rrethrrotullimin e Shijanit, në kuadër të operacionit të koduar 'Shijani'.

M.K.
E arrestuan për një dënim 9-vjeçar, por gjykata konstaton
Gjykata e Sarandës

DELVINË- Një 41 vjeçar nga Delvina i shpallur në kërkim për një dënim me 9 vite burg për abuzim seksual me të mitur është liruar pasi rezultoi se e kishte vuajtur më parë dënimin.

Besnik Banushi u arrestua pak ditë më parë në Rrethrrotullimin e Shijanit, në kuadër të operacionit të koduar 'Shijani'. Policia e Shtetit publikoi edhe pamjet e arrestimit, duke njoftuar se ndalimi ishte kryer pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj 41- vjeçarit ishte lëshuar një vendim i Gjykatës së Sarandës i datës 23 korrik 2026 që parashikonte 9 vite burg për një ngjarje të vitit 2012.

Pas arrestimit, familjarët e tij angazhuan një avokat për të vërtetuar se Banushi e kishte shlyer dënimin. Pas paraqitjes në gjykatë u konfirmua se ai e kishte vuajtur tashmë dënimin dhe u la i lirë.

Sipas familjarëve gjatë paraqitjes në gjykatë atij iu kërkua ndjesë, ndërsa iu komunikua se bëhej fjalë për një ngatërresë me dosjen./ZËRI

MOS HUMB