Aktualitet

Drogë në burgun e Korçës, i dënuari kapet me dy paketime kanabis (FOTO)

Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli u krye më 27 nëntor 2026 nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me administratën e burgut të Korçës.

zh.ll
Drogë në burgun e Korçës, i dënuari kapet me dy
lenda narkotike e gjetur

KORÇË- Një rast i posedimit të lëndëve narkotike është konstatuar në burgun e Korçës. Gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj të burgosurve, njërit prej tyre, shtetasit me inicialet A.Z., iu gjetën dy paketime me lëndë narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli u krye më 27 nëntor 2026 nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me administratën e burgut të Korçës. Ndërsa pas konstatimit, ndaj të dënuarit janë referuar veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

"Në datën 27.11.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në bashkëpunim me IEVP Korçë ka ushtruar kontroll për sende të ndaluara, ku gjatë kontrollit fizik të shtetasit të dënuar A.Z, ku i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva, e ndarë në 2 (dy) porcione.

Nga AMSEVP janë kryer veprimet e para procedurale, në përfundim të të cilave materialet proceduriale u dërguan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në gjendje të lirë, në ngarkim të të burgosurit shtetasit A.Z për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283/1 të Kodit Penal.", thuhet në njoftim./ZËRI

MOS HUMB