Bota

Vrasja e liderit të Hezbollahut, reagon Biden: Drejtësia u vendos!

Biden e quajti vdekjen e tij si të drejtë për të gjithë personat që kanë vuajtur prej tij, duke përfshirë përfshirë mijëra amerikanë, izraelitë dhe libanezë.

I.F
Vrasja e liderit të Hezbollahut, reagon Biden: Drejtësia u vendos!
Joe Biden

UASHINGTON- Presidenti i SHBA Joe Biden ka reaguar pas vrasjes së liderit të Hezbollah, Hassan Nasrallahut. Ai e quajti vdekjen e tij si të drejtë për të gjithë personat që kanë vuajtur prej tij, duke përfshirë përfshirë mijëra amerikanë, izraelitë dhe libanezë.

“Vdekja e tij është një drejtësi për mijëra amerikanë, izraelitë dhe libanezë. SHBA mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër Hezbollahut, Hamasit, Houthis dhe çdo grupi tjetër terrorist të mbështetur nga Irani. Gjithashtu forcat ushtarake amerikane do të qëndrojnë në rajonin e Lindjes së Mesme për të penguar agresionin dhe për të zvogëluar rrezikun e një lufte më të gjerë rajonale”, tha Biden.

Vdekja e Hassan Nasrallahut cilësohet si një goditje e rëndë për Hezbollahun dhe mbështetësin e tij kryesor, Iranin. Hezbollahu është një grup militant dhe parti politike, i cili kontrollon shumicën e Libanit jugor. Gjithashtu Hezbollahu tha se Nasrallahu u vra gjatë bombardimeve izraelite në kryeqytet, Bejrut, më 27 shtator. Gjatë 30 vjetëve në krye të Hezbollahut, Nasrallahu e shndërroi këtë milici shiite në një forcë të madhe politike në Liban, si dhe në një armik të fuqishëm të Izraelit fqinj.

Hezbollahu, i cilësuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse Bashkimi Evropian e cilëson të tillë vetëm krahun e tij ushtarak, është gjithashtu anëtar kyç i të ashtuquajturit bosht i rezistencës i Iranit. Ky bosht është një rrjet i përfaqësuesve të Iranit dhe grupeve militante të mbështetura nga Teherani kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. /ZËRI

Poll

MOS HUMB