Bota

Çmenduria e ish-kryeministrit britanik: U përgatita të bastisja Holandën për të grabitur vaksinat e COVID-19

Johnson tha se zëvendës shefi i shtabit të mbrojtjes të Britanisë në atë kohë, Doug Chalmers, i kishte thënë atij se një bastisje duke përdorur varka të vogla për të kaluar Kanalin dhe për të lundruar në ujërat holandeze mund të realizohej,

I.F
Çmenduria e ish-kryeministrit britanik: U përgatita të bastisja
Boris Johnson

LONDËR- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson në librin e tij ka shkruar se ai kishte urdhëruar gjeneralët e ushtrisë që të planifikonin një bastisje në një fabrikë holandeze për të siguruar 5 milionë vaksina kundër COVID, pasi Bashkimi Evropian kishte kërcënuar se do të ndalonte eksportimin e tyre në Britaninë e Madhe.

Johnson tha se zëvendës shefi i shtabit të mbrojtjes të Britanisë në atë kohë, Doug Chalmers, i kishte thënë atij se një bastisje duke përdorur varka të vogla për të kaluar Kanalin dhe për të lundruar në ujërat holandeze mund të realizohej, por kjo do bastisje do të krijonte probleme të rënda diplomatike. Ish-kryeminsitri britanik shkruan se Chalmers, i tha atij se ky mision nuk mund të kryhej në mënyrë të fshehtë dhe se nëse kapemi, duhet të shpjegojmë pse po pushtojmë një aleat të gjatë të NATO-s.

"Unë isha dakord me atë që të gjithë po thonin, por nuk doja ta pranoja me zë të lartë: sepse e gjitha kjo ishte çmenduri", shkruan Johnson librin e tij.

As ministria e mbrojtjes e Britanisë dhe as Chalmers, i cili aktualisht është kryetari i komitetit qeveritar për standardet në jetën publike, nuk ka dhënë asnjë koment për deklaratën e Johnson. Diskutimi për vaksinat kundër COVID u zhvillua mes Universitetit të Oksfordit dhe AstraZenecas, por dozat u prodhuan nga nënkontraktorë në Holandë dhe Britaninë e Madhe.

Në mars 2021, vaksinat u përdorën gjerësisht në Britani, por dozat e bëra në fabrikën holandeze ende nuk ishin miratuar nga BE. Si Britania ashtu edhe BE-ja kishin kontrata me AstraZeneca për vaksinat dhe BE-ja u përpoq të përdorte vaksinat e prodhuara në fabrikën holandeze. /ZËRI

Poll

MOS HUMB