LIVE UPDATES

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta zëvendësojë Hassan Nasrallah, Khamenei: Do të pendoheni

➤ Pas orëve të gjata, të pritjes, grupi i Hezollahut në Liban, ka konfirmuar vdekjen e liderit të tyre Hassan Nasrallah. ➤ Ky i fundit drejtoi Hezbollahun për më shumë se 3 dekada, ndërsa u vra në një sulm gjatë mbrëmjes, nga raketat izraelite. ➤ Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei shprehu besimin se vrasja e Nasrallah nuk mund të shkaktojë një përçarje në strukturën e Hezbollahut, ndërsa tha se Izraeli do të pendohej për aktin e kryer. ➤Vendin e Nasrallah në krye të grupit radikal pritet që ta zëjë Hashim Safdin, i cili është ende gjallë pas sulmit të së premtes, ku mbetën të vrarë disa udhëheqës të grupit. ➤Izraeli lëshoi disa urdhra evakuimi për banorët e periferisë jugore të Bejrutit Dahiyeh, por la shumë pak kohë që nga lëshimi i urdhrit e deri në momentin e fillimit të sulmeve. ➤ Netanyahu sulmoi OKB-në, duke e quajtur atë një "kënetë anti-izraelite", pas sulmit izraelit në Bejrut. ➤ Irani u betua për hakmarrje, duke e quajtur një "përshkallëzim që po ndryshon lojën". ➤ Nasrallah, filloi të perceptohej si një hero në botën arabe, duke u bërë një nga pikat e referimit të të ashtuquajturit "Boshti i rezistencës" i mbështetur nga Irani.

7 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Ali Khamenei merr masat, zhvendoset në një vend të sigurt brenda Iranit

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Ayatollah ali khamenei

IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zhvendosur në një vend të sigurt brenda Iranit, nën masa të larta sigurie, thanë të shtunën dy zyrtarë rajonalë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burimet, të cilat u njoftuan nga Teherani, thanë se Irani është në kontakt të vazhdueshëm me grupin militant të Libanit, Hezbollah, dhe me grupet e tjera përfaqësuese në rajon, për të vendosur për hapat e radhës, pasi Izraeli njoftoi se e ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një sulm ajror në Bejrut të premten.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha në një komunikatë në X se Nasrallahu, Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe një numër komandantësh të tjerë janë vrarë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e postuan një mesazh në X, ku thanë se “Hassan Nasrallahu nuk do të jetë më në gjendje ta terrorizojë botën”.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Izraeli i vazhdoi sulmet ajrore kundër Hezbollahut edhe të shtunën, teksa grupi militant shkrepi dhjetëra raketa drejt Izraelit.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se sulmet kundër Hezbollahut nuk do të ndalen.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Netanyahu i dha një paralajmërim të ashpër armikut të tij të vjetër, Iranit, duke thënë se "nuk ka vend në Iran ku Izraeli nuk mund të arrijë", nëse republika islamike vazhdon të përpiqet ta sulmojë Izraelin.

8 MUAJ ME PARE

Hezbollahu konfirmon vrasjen e Nasrallah, Khamenei: Izraeli do të pendohet, të gjithë jemi pranë popullit libanez

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
benjamin Netanyahu, Ali kahmenei dhe Hassan Nasrallah

LIBAN- Vrasja e Hassan Nasrallah ka ngjallur zemërim në Iran, me Ali Khamenei-n që paralajmëroi se Izraeli do të pendohet për veprimin e tij dhe i bëri thirrje të gjithë botës muslimane që të bashkohet dhe të qëndrojë pranë Hezbollahut dhe popullit libanez. 

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei shprehu besimin se vrasja e Nasrallah nuk mund të shkaktojë një përçarje në strukturën e Hezbollahut. Në deklaratën e tij të parë pas njoftimeve të ushtrisë izraelite theksoi se "Izraeli duhet të dijë se nuk mund të dëmtojë strukturën e fortë të Hezbollahut", pa iu referuar drejtpërdrejt vrasjes së Nasrallah.

“Kriminelët duhet ta dinë se janë shumë të vegjël dhe nuk mund të shkaktojnë dëme në strukturën e fortë të Hezbollahut në Liban. Të gjitha forcat e rezistencës në rajon do të qëndrojnë në krah të Hezbollahut," tha lideri iranian, duke shtuar se "fati i këtij rajoni do të vendoset nga forcat e rezistencës, të udhëhequra nga Hezbollahu... Të gjithë muslimanët duhet të qëndrojnë pranë popullit libanez dhe Hezbollahut, të cilët janë krenarë për aftësitë e tyre dhe të ndihmojnë në përballjen me regjimin uzurpues, të padrejtë dhe keqdashës".

Hezbollah ka konfirmuar se lideri Hassan Nasrallah u vra në sulmet masive izraelite në Bejrut më 27 shtator, tha në një deklaratë grupi militant, i cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

"Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, i është bashkuar shokëve të tij të mëdhenj, dëshmorë të pavdekshëm, të cilët i udhëhoqi për rreth 30 vjet”, tha Hezbollah në një deklaratë. Hezbollahu u zotua të vazhdojë luftën kundër Izraelit pavarësisht vdekjes së liderit të tij.

Kush do të udhëheq Hezbollahun pas vdekjes së Hassan Nasrallah?

Vdekja e liderit të Hezbollahut i cili drejtoi për 32 vjet, Hassan Nasrallah i jep një goditje të madhe grupit libanez të mbështetur nga Irani. Izraeli konfirmoi të shtunën në mëngjes se Nasrallah ishte vrarë, duke i dhënë fund orëve të pasigurisë mbi fatin e tij. Zëvendësimi i Nasrallahut është sfida tjetër për Hezbollahun, duke qenë se përveç kësaj, një numër i komandantëve të lartë të organizatës kanë humbur jetën në sulmet izraelite në muajt e fundit, duke ngritur pikëpyetje serioze për sigurinë e saj të brendshme.

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Hashim Safdin

Njeriu që shihet gjerësisht si pasardhësi kryesor i Nasrallahut, Hashim Safdin, i cili është ende gjallë pas sulmit të së premtes. Safuddin, i cili mbikëqyr çështjet politike të Hezbollahut është anëtar i Këshillit të Xhihadit të grupit dhe është kushëriri i Nasrallah. Lidhjet familjare të Safdinit dhe ngjashmëria fizike me Nasrallahun (madje edhe deri te çallma që ata mbajnë), si dhe statusi i tij fetar si "pasardhës i Muhamedit" do të llogariteshin në favor të tij si kreu i Hezbollahut./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

FOTOT- Një ditë pas sulmit të Izraelit, çfarë ka mbetur pas në Bejrut

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Shperthimi ne Liban

LIBAN- Forcat ajrore izraelite bombarduan periferinë jugore të kryeqytetit libanez gjatë gjithë natës duke shembur disa ndërtesa shumëkatëshe. Qëllimi i Izraelit ishte vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah që sipas tyre ishte i fshehur në një seli nëntokësore, ku mbahej edhe arsenali i luftës. Hezbollahu mohoi praninë e depove të armëve në ndërtesat e prekura. Një numër i madh familjesh u larguan nga shtëpitë e tyre brenda natës dhe shumë prej tyre enden akoma në rrugët e Bejrutit pa ditur se ku do të shkojnë.

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Foto nga rruget e Bejrutit ku u hodhen raketat
Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Foto nga rruget e Bejrutit ku u hodhen raketat
Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Foto nga rruget e Bejrutit ku u hodhen raketat
Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Foto nga rruget e Bejrutit ku u hodhen raketat
Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Foto nga rruget e Bejrutit ku u hodhen raketat
Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Foto nga rruget e Bejrutit ku u hodhen raketat
Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Foto nga rruget e Bejrutit ku u hodhen raketat
8 MUAJ ME PARE

Lufta në Liban/ Ushtria izraelite konfirmon vrasjen e liderit të Hezbollahut: Hassan Nasrallah nuk do të terrorizojë më botën!

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Hassan Nasrallah

IZRAEL- Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë bombardimeve në Bejrut u njoftua nga ushtria izraelite mëngjesin e së shtunës. Në një postim në llogarinë e tyre në Twitter, IDF tha se "Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën".  Gjithashtu ngjarja është konfirmuar nga Ministria e Jashtme izraelite.

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Postimi

Në një përditësim më të fundit, ushtria izraelite njoftoi se Ali Karchi, komandanti i frontit jugor në Hezbollah, dhe komandantë të tjerë të organizatës libaneze u vranë në goditjet e selisë nëntokësore të Hezbollahut.

"Aeroplanët luftarakë të Forcave Ajrore nën drejtimin e inteligjencës izraelite, sulmuan shtabin kryesor të Hezbollahut, i cili ndodhet nën tokë, nën një ndërtesë në zonë të banuar të Bejrutit. Sulmi ndodhi ndërsa zyrtarët e lartë të Hezbollahut ishin në selinë qendrore dhe ishin të përfshirë në koordinimin e aktiviteteve terroriste kundër qytetarëve të shtetit të Izraelit. Sulmi vrau Hassan Nasrallah, liderin e organizatës terroriste Hezbollah, së bashku me Ali Karchi, komandantin e frontit jugor të Hezbollahut, dhe komandantët e tjerë të Hezbollahut. Nasrallah ishte vendimmarrësi kryesor dhe miratuesi i vetëm i vendimeve. Gjatë 32 viteve të mandatit të terroristit Nasrallah si kreu i Hezbollahut, ai ishte përgjegjës për vrasjen e shumë civilëve dhe ushtarëve izraelitë dhe për planifikimin dhe ekzekutimin e mijëra akteve terroriste kundër shtetit të Izraelit.  Nasrallah iu bashkua luftës kundër shtetit të Izraelit më 8 tetor. Që atëherë, Hezbollahu ka vazhduar sulmet e tij kundër qytetarëve të shtetit të Izraelit dhe ka tërhequr shtetin e Libanit e të gjithë rajonin në një përshkallëzim lufte. IDF do të vazhdojë të dënojë këdo që promovon dhe angazhohet në terrorizëm kundër qytetarëve të shtetit tonë”.

Në të njëjtën kohë, në një konferencë të ofruar nga shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Herji Halevi, ai sqaroi se vdekja e Nasrallah nuk është fundi i operacionit.

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Herji Halevi

Sipas Halevit, "ky nuk është fundi i punës tonë", duke shtuar se sulmi që vrau Nasrallah ishte planifikuar për një kohë të gjatë "dhe u ekzekutua në kohën e duhur në një mënyrë shumë të mprehtë". Ai shtoi gjithashtu se IDF-ja "po punon për të përgatitur sulmet e radhës" dhe se ka një "rekord gatishmërie në të gjitha fushat".

Ushtria izraelite njoftoi sot se po vendos tre batalione rezervë për të forcuar mbrojtjen e komandës së saj qendrore, zonat operative të së cilës përfshijnë Bregun Perëndimor të pushtuar./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Kush është kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah që ishte objektivi kryesor i Izraelit në sulmet ndaj Libanit?

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Hassan Nasrallah

LIBAN- Hassan Nasrallah, sekretar i përgjithshëm i Hezbollahut, ka qenë në krye të grupit shiit libanez që nga viti 1992, kur zëvendësoi Abbas Musavi-n pas vrasjes së tij. Partia e tij e quajtur "Partia e Zotit" kaloi nga një grup ushtarak vendas në një parti politike me një numër të madh ndjekësish, si dhe mbajtëse të një arsenali të frikshëm lufte.

Në vitin 2021, vetë Nasrallah deklaroi se kishte 100,000 luftëtarë, një numër i konfirmuar edhe nga analistët. Protagonist i lidhjeve gjithnjë e më të ngushta me Iranin dhe me liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, lideri 64-vjeçar i Hezbollahut nuk është shfaqur në publik prej vitesh, për të shmangur rrezikun e vrasjes nga Izraeli. Për këtë arsye ai i mban fjalimet e tij nga vende që askush nuk i di dhe lëvizja shiite zakonisht thërret një demonstratë për t'i lejuar mbështetësit t'i shikojnë ato në ekrane të mëdha. Megjithatë, ky nuk ishte rasti në fjalimin që mbajti më 19 shtator, kur foli për herë të parë pas sulmeve dhe shpërthimeve të sinjalizuesve, akt që iu atribua Izraelit.

Izraeli "ka kaluar të gjitha vijat e kuqe", deklaroi Nasrallah, duke akuzuar shtetin hebre se ka shpallur luftë. Nasrallah pranoi atë ditë se sulmi ndaj pajisjeve të komunikimit të përdorura nga anëtarët e tij ishte një "goditje e rëndë" për Hezbollahun, por siguroi se "do të bëhemi më të fortë dhe do të jemi gati të përballemi me më të keqen".

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Hassan Nasrallah

Jeta e Hassa Nasrallah

Botëkuptimi i Nasrallahut ishte padyshim i kushtëzuar nga historia e tij personale. I lindur në Bejrut në vitin 1960 në një familje modeste, iu përkushtua studimit të Islamit që në fëmijërinë e hershme. Pasi filloi karrierën e tij politike në lëvizjen Amal, e themeluar nga kleriku iranian Musa al Sadr, e cila u fokusua kryesisht në komunitetin shiit libanez, ai u transferua në Irak për t'iu përkushtuar studimeve fetare në Najaf kur ishte 16 vjeç. Më pas ai u dëbua nga vendi në vitin 1978.

Udhëheqja e Hezbollahut dhe lufta e vitit 2006 mes Libanit dhe Izraelit

Pas kthimit në Liban, ai iu bashkua Hezbollahut në vitin 1982, grup që lindi pas pushtimit të Izraelit në Liban. Pas vrasjes së Musavit nga Izraeli në vitin 1992, Nasrallah u emërua sekretar i përgjithshëm i Hezbollahut. Në vitin 2006, Hezbollahu u bë e vetmja forcë e armatosur që detyroi Izraelin të tërhiqej nga një vend arab pas një lufte 34-ditore. Që nga ai moment Nasrallah filloi të perceptohej si një hero në botën arabe, duke u bërë një nga pikat e referimit të të ashtuquajturit "Boshti i rezistencës" i mbështetur nga Irani, e cila përfshin Hezbollahun, Hamasin, Xhihadin Islamik, Houthis, milicitë shiite në Irak dhe Sirinë e Bashar Al Asadit.

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Hassan Nasrallah

Pika e kthesës me sulmin e Hamasit më 7 tetor

Me sulmin më 7 tetor 2023  të nisur nga Hamasi në jug të Izraelit, i cili u pasua me shpërthimin e luftës në Gaza, filloi një kapitull tjetër në situatën e tensionuar në kufirin mes Libanit dhe Izraelit. Nasrallah tha se ai nuk ishte në dijeni të planit të sulmit të Hamasit, por e vlerësoi atë si një "akt heroik". Të nesërmen filluan sulmet me raketa kundër Izraelit në shenjë solidariteti me palestinezët.

Jeta private e Nasrallahut

I martuar me pesë fëmijë, Nasrallah mban gjithmonë çallmën e zezë të Sayyed-it, i konsideruar si pasardhës i profetit Muhamed. Në një intervistë të rrallë, ai deklaroi se ka luajtur futboll në rini dhe ende ka idhull Diego Armando Maradonën./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Lufta në Liban/ A u vra lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah pas sulmeve izraelite? Shteti hebre: E vështirë të jetë gjallë

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Hassan Nasrallah dhe Benjamin Netanyahu

LIBAN- Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit ka arritur ditën e 358-të, ndërsa tashmë fronti është zgjeruar në Liban. Ndërsa Netanyahu sulmoi OKB-në, duke e quajtur atë një "kënetë anti-izraelite", pas sulmit me raketa që shkatërroi gjashtë ndërtesa në Bejrut. Akoma nuk ka një numër të konfirmuar viktimash por frika mbetet për qindra vdekje, si pasojë e sasisë së madhe të eksplozivit të përdorur. 

Objektivi i këtyre sulmeve ishte lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, për të cilin Libani ende nuk e ka konfirmuar vdekjen. Megjithatë një burim i afërt me Hezbollahun, tha se Nasrallah është aktualisht i paarritshëm. Ndërsa sipas Izraelit, tashmë ai është ekzekutuar që në sulmin me raketën e parë.

“Është e vështirë të besohet se ai është gjallë”, thanë përfaqësues të ushtrisë izraelite në një deklaratë.

Vajza e liderit të grupit shiit, Zainab Nasrallah, u vra së bashku me kreun e njësisë raketore të organizatës, Muhamed Ali Ismail gjatë sulmit në ndërtesat civile.

Irani u betua për hakmarrje, duke e quajtur një "përshkallëzim që po ndryshon lojën" dhe duke theksuar se shteti hebre do të marrë "dënimin e duhur" shumë shpejt.

Sulmi izraelit u miratua nga kryeministri izraelit Netanyahu në telefon nga Nju Jorku, ku ndodhej në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Disa delegacione u larguan nga dhoma pas mbërritjes së tij, duke përfshirë ato turke dhe iraniane. Pavarësisht thirrjes në bllok për armëpushim, Izraeli ka shtuar sulmet ajrore gjatë natës, ndërsa u paralajmërua dhe një ndërhyrje tokësore./ ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Ajo që kishin më shumë frikë ndodhi! Izraeli sulmon Libanin, predha në ndërtesat civile, nuk jep kohë për evakuim

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Foto nga Libani

LIBAN- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë goditur disa ndërtesa ne Bejrut, Liban ku sipas dyshimeve të tyre, atje fshihen drejtues të Hezbollahut dhe ndodhet vendi i prodhimit të armëve.

Pas inteligjencës precize të IDF-së, IAF (Forcat Ajrore të Izraelit) aktualisht po kryen sulme ndaj objektivave strategjikë të terrorizmit që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah në zonën e Bejrutit. Ndër objektivat e goditura janë objektet e prodhimit të armëve, ndërtesat e përdorura për ruajtjen e armëve të avancuara dhe qendrat kryesore të komandës së organizatës terroriste”, tha IDF në një deklaratë.

Deklarata vjen disa orë pasi IDF filloi të godasë ndërtesat në lagjen Dahiyeh në Bejrutin jugor ndërsa Hezbollahu mohoi që armët janë duke u ruajtur në ndërtesat civile të shënjestruara nga sulmet izraelite.

Izraeli vret liderin e Hezbollahut në Liban, kush pritet që ta
Foto nga sulmi ne Libani

Lugina Beqaa, e vendosur në lindje të vendit përgjatë kufirit me Sirinë, ka qenë nën sulme të shpeshta ajrore nga Izraeli gjatë javës së kaluar, ritmi i të cilave tani është rritur akoma më shumë pasi ishin ndërprerë gjatë natës shkruan CNN. Izraeli lëshoi ​​disa urdhra evakuimi për banorët e periferisë jugore të Bejrutit Dahiyeh, por la shumë pak kohë që nga lëshimi i urdhrit e deri në momentin e fillimit të sulmeve. Qindra familje u mblodhën në bregdetin e Bejrutit për t'i shpëtuar bombardimeve. Sipas Izraelit, të shtunën në mëngjes Libani kishte goditur shtetin hebre me 10 predha.

“Pas sirenave që u dëgjuan pak më parë në zonën e Galilesë së Epërme, rreth dhjetë predha u identifikuan duke kaluar nga Libani në territorin izraelit”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Hezbollahu nuk ka lëshuar asnjë deklaratë duke marrë përgjegjësinë për sulmin. Ndërkohë, nga mediat vendase në Bejrut u raportua për tym që dilte nga lagjja jugore e qytetit Dahiyeh ndërsa dielli po dilte mbi kryeqytetin e Libanit./ ZËRI

Poll

MOS HUMB