Bota

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, Turqia do të ekstradojë të dyshuarin kryesor

Ai pritet që ai të arrijë në shtetin maqedonas për t’u përballur me akuzat që janë ngritur kundër tij, si i përfshirë në vrasjen e të miturës 14 vjeçare.

f.t
Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, Turqia do të ekstradojë
Lupço Palevski dhe Vanja Gjorçevska

TURQI- Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë bërë kërkesë për ekstradimin e shtetasit maqedonas Lupço Palevski Palço, si i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.

Sipas njoftimit nga ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Krenar Lloga, Gjykata në Republikën e Turqisë ka miratuar ekstradimin e Palevskit dhe pritet që ai të arrijë në shtetin maqedonas për t’u përballur me akuzat që janë ngritur kundër tij, si i përfshirë në vrasjen e të miturës 14 vjeçare.

“Nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Lupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës vjen pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”– është shprehur Lloga.

Sipas Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut, procedura e ekstradimit e të dyshuarit Palesvki do të kryhet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa bëhet e ditur se atij i është caktuar edhe masa e sigurisë “Paraburgim”, i cili pritet që të aplikohet në momentin që ai do të mbërrijë në shtetin e Maqedonisë së Veriut.  Lupço Palevski, si i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Maqedoninë e Veritu u arrestua nga policia turke në Balikesiri, në datën 5 dhjetor të vitit 2023.

Vanja u rrëmbye nga ndërtesa ku jetonte me nënën dhe motrën e saj më 27 nëntor. Tre nga katër të dyshuarit që ndodhen në burg kanë pranuar fajin dhe rolet e tyre. Ata ia kanë hedhur fajin Ljupça Palevskin (i cili ndodhet ende në Turqi) si organizator dhe autor të vrasjes së 14-vjeçares. I vetmi në mesin e tyre, i cili nuk e pranoi fajin apo lidhjen me asnjë nga të dyshuarit e tjerë, është babai i vajzës, Aleksandar Gorçevski, i cili pretendon se nuk njeh asnjë prej tyre dhe se nuk e ka nxjerrë në pritë vajzën e tij. Megjithatë fjalët e tij nuk janë marrë parasysh në gjyq, pasi edhe ai si gjithë të tjerët ndodhet në burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB