Video

Thrilleri i Vanjës, si e çoi babai në duart e killerave

Qëllimi, sipas raportimeve të deritanishme ka qenë mbajtja peng e Vanjës deri në momentin që e ëma të dorëzonte një shumë të caktuar parash.

F.m
Thrilleri i Vanjës, si e çoi babai në duart e killerave
Vanja Gjorcevska

MAQEDONI E VERIUT- Në datën 27 Nëntor, ditën kur Vanja Gjorcevska u rrëmbye, askush nuk do ta besonte se babai i saj, Aleksandri do të kishte dhënë informacione te vrasësit në lidhje me lëvizjet e saj. Si çdo mëngjes, Vanja u nis për në shkollë, por këtë herë pa motrën, informacion që përmes babait të 14-vjeçares kishte përfunduar në veshët e rrëmbyesve, të cilët i zunë pritë të miturës dhe e morën peng.

Qëllimi, sipas raportimeve të deritanishme ka qenë mbajtja peng e Vanjës deri në momentin që e ëma të dorëzonte një shumë të caktuar parash.

Prindërit e 14-vjeçares ishin të ndarë. E ëma kishte trashëguar një pasuri të majme nga i ati, ndërsa babai, Aleksandri ishte një person që kishte shumë borxhe. Skenari për të dalë nga situata, ishte pengmarrja e vajzës së tij. Por, kjo nuk ndodhi kurrë.

Vanja u vra dy orë orë pasi u rrëmbye dhe nëna e saj nuk mori asnjë telefonatë nga ndonjë person që të kërkonte para. Bashkë me 14-vjeçaren, u gjet i varrosur dhe një 74-vjeçar që rezultoi të ishte pronari i makinës me të cilën u rrëmbye e mitura.

Velibor Manev, Vlatko Keshishev dhe Boret Videvski janë vënë në pranga, dëshmitë e të cilëve zbuluan dhe rolin e babait të të miturës. Ndërsa autori, Ljupço Palevski-Palço, një biznesmen e politikan që më pas është kthyer në personazh kontrovers, është ende në kërkim…

Poll

MOS HUMB