
FIER- Vetëm 3 vjeçe, por sot u gjet e vetme në shtëpi, pa prindërit, duke na sjellë në mendje filmin që na gozhdon çdo fundvit përpara televizorit, me Kevinin e vogël.
E gjendur në një situatë të tillë, e vogla u tremb dhe alarmoi të gjithë pallatin me të qarat e saj. Fqinjët nuk e ndihmonin dot, por të shqetësuar dhe me qëllimin për të nxjerrë të voglën nga banesa në katin e pestë, në lagjen “29 Nëntori” në Fier, lajmëruan zjarrfikësit.
Ata u futën dritarja e apartamentit dhe e nxorrën vajzën që aty. 3-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe madje ka pozuar me punonjësin e zjarrfikëses që e shpëtoi, i cili u sot për të kishte pamjen e një heroi.