
FIRENZE – Djali më i pashëm në Itali për vitin 2019, Eduardo Santini ka thënë se do të heqë dorë nga pasionet për momentin dhe do t’i përkushtohet fesë së tij. Ai tha se do që të bëhet prift.
“Unë nuk do të modeloj më, as nuk do kërcej. Për momentin do t’i lë mënjanë pasionet e mia. Do të jem një prift, pasi dua t’i dedikohem fesë sime. Sigurisht që edhe pasionet nuk do t’i lë mënjanë”, ka thënë Eduardo.
Edoardo Santini u shpall mashkulli më i pashëm në Itali në një konkurs të vitit 2019, të organizuar nga grupi i modës ABE. Tani 21 vjeç, ai ka thënë në profilin e tij në Instagram se do të bëhet prift.
Santini pretendon se i është bashkuar një seminari afër Firences. Ai më tej deklaron se do të jetë tani e tutje në shërbim të Zotit dhe postoi foto duke u lutur në kishë./Zëri.ai/