Bota

Vdeka e Navalnyt! David Cameron: Putin fajtor, do mbajë përgjegjësi

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron tha se Putin është fajtor për vdekjen e liderit opozitar rus.

D.XH
Vdeka e Navalnyt! David Cameron: Putin fajtor, do mbajë
David Cameron

BRITANI E MADHE – Për vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka reaguar edhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Ai ka folur në konferencën e Sigurisë në Mynih, teksa e ka quajtur Navalnyn një luftëtar të jashtëzakonshëm, i guximshëm dhe që ishte i vendosur kundër korrupsionit. Ai tha se Navalny hoqi dorë nga gjithçka, vetëm që të mbronte atë që besonte. Cameroon tha se presidenti rus Vladimir Putin është përgjegjës për atë që mund t’i ketë ndodhur Navalnyt. Sekretari britanik deklaroi se nuk duhet të ketë aspak dyshime për natyrën e tmerrshme të regjimit të Putinit.

“Aleksei Navalny ishte një luftëtar i jashtëzakonshëm, i guximshëm kundër korrupsionit, hoqi dorë nga gjithçka, në fushatë, për atë që besonte. Putin është përgjegjës për këtë dhe askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim për natyrën e tmerrshme të regjimit të tij në Rusi, pas asaj që sapo ka ndodhur”, u shpreh Cameroon.

Aleksei Navalny vdiq sot në një burg të Siberisë. Ai ishte ndër kritikët më të mëdhenj të regjimit të Vladimir Putin./ZËRI/

Poll

MOS HUMB