Bota

‘Nuk mund ta besoj’, reagon bashkëshortja e Navalnyt

Gruaja e Aleksei Navalnyt, Yulia Navalnaya tha se nuk mund ta besojë lajmin se bashkëshorti i saj ka vdekur.

D.XH
‘Nuk mund ta besoj’, reagon bashkëshortja e Navalnyt
Aleksei Navalny dhe bashkeshortja e tij

RUSI – Bashkëshortja e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalnyt, Yulia Navalnaya ka reaguar për herë të parë për raportimit për vdekjen e liderit opozitar rus.

“Nuk e di a ta besoj këtë lajm të tmerrshëm. Nuk mund t’i besoj Vladimir Putinit dhe qeverisë së tij”, tha ai. Më pas, Yulia Navalnaya deklaroi se nëse lajmi rezulton i vërtetë, Putin dhe regjimi i tij duhet të mbajë përgjegjësi.

“Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus,” tha Navalnaya. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar sot se kritiku i Putin, Aleksei Navalny ka vdekur në burg në Siberi./ZËRI/

Poll

MOS HUMB