Bota

Putin bën paraqitjen e parë publike pas vdekjes së Navalny-t

Presidenti është në një vizitë në Chelyabinsk, duke folur me punëtorët në një fabrikë industriale.

k.m.
Putin bën paraqitjen e parë publike pas vdekjes së Navalny-t
Vladimir Putin

MOSKË- Media shtetërore ruse ka publikuar një imazh të Vladimir Putin-it të fotografuar për herë të parë që kur vdekja e Alexei Navalny u raportua nga shërbimi rus i burgut.

Presidenti është në një vizitë në Chelyabinsk, duke folur me punëtorët në një fabrikë industriale.

TASS raporton se ai ka mbajtur një fjalim të shkurtër, pa përmendur lajmin për vdekjen e Navalny-t.

Kritiku më i madh i regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny vdiq në koloninë penale numër 3, në rrethin e Yamalo-Netets. Ai u ndje keq pas një shëtitjeje, humbi ndjenjat dhe ra në tokë. Menjëherë kanë mbërritur mjekët dhe ambulanca, por tashmë ishte tepër vonë. Autoritetet ruse kanë thënë se po hetojnë shkaqet e vdekjes. Në lidhje me vdekjen e tij, kanë reaguar liderët e vendeve perëndimore dhe organizatave të rëndësishme globale. SHBA u shpreh e tronditur për lajmin, duke shtuar se pret që gjithçka të konfirmohet. Më 9 gusht 2023, një gjykatë në Moskë e shpalli fajtor politikanin opozitar Aleksei Navalnyn, duke e dënuar 19 vite burg, me akuza, që kanë të bëjnë me ekstremizmin, për shkak të Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Përpara këtij akt-gjykimi, Navalny ishte duke vuajtur një dënim me 9 vite burgim. Ai dhe avokatët e tij kishin deklaruar se akuzat ndaj liderit opozitar të Kremlinit janë të motivuara politikisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB