Bota

U arrestua para 4 ditësh/ Lirohet nga paraburgimi Pavel Durov, lë miliona euro garanci

Durov duhet të paraqitet në stacionin e policisë dy herë në javë.

I.F
U arrestua para 4 ditësh/ Lirohet nga paraburgimi Pavel Durov, lë
Pavel Durov

PARIS- Pas katër ditësh paraburgim, miliarderi 39-vjeçar Pavel Durov, themelues i platformës së mesazheve të koduara Telegram, u përball dje me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Durov iu tha se po hetohet si pjesëmarrës në krimin e organizuar, shkelje të sigurisë dhe moskontrollimin e mesazheve të shpërndara në “Telegram”.

Gjyqtarët vendosën ta lirojnë me kusht, me një garanci prej 5 milionë eurosh dhe e ka të ndaluar të largohet nga Franca. Durov duhet të paraqitet në stacionin e policisë dy herë në javë.

Pavel Durov, ose ndryshe “rusi Mark Zuckerberg”, është shtetas i Francës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Pasuria e tij vlerësohet në 15.5 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes.

Në deklaratën e së mërkurës, prokurorët e Parisit thanë se Durov u vu nën hetim zyrtar mbi veprat e supozuara që përfshinin: Bashkëfajësi në administrimin e një platforme online për të mundësuar transaksione të paligjshme nga një bandë e organizuar, refuzimi për të komunikuar me autoritetet, bashkëfajësi në shpërndarjen kriminale të organizuar të imazheve seksuale të fëmijëve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB