
GREQI- Një tërmet 5.2 Rihter ka goditur pak më parë Greqinë. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 19:29, 15 km me epiqendër në verilindje të Gavdos.
Thellësia e tërmetit ka qënë 11.6 kilometra dhe sipas mediave lokale, tërmeti ka zgjatur dhe është ndjerë në shumë zona të Kretës. Sipas ekpertëve në Greqi, priten edhe lëkundje të tjera në orët në vijim.
Njoftimi i ekspertëve:
“Së fundmi një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur zonën afër Gavdos, në një distancë prej rreth 45 km në jug të Sfakias. Është shumë herët për të vendosur nëse lëkundja kryesore, por priten pasgoditje. Megjithatë, tërmeti ndodhi në një distancë të konsiderueshme nga Kreta. Ne presim lajme nga Gavdos që është afër epiqendrës”.