Bota

Protestat në Serbi, studentët bllokojnë rrugët… duke pjekur mish: Sot do vendosim kush do presi derrin!

Përmes një postimi në rrjetet sociale ata kanë postuar foto duke pjekur një derr në rrugë

I.F
Protestat në Serbi, studentët bllokojnë rrugët… duke
Studentët në Serbi

BEOGRAD- Studentët në Serbi vazhdojnë me protestast e tyre dhe me bllokimin e rrugëve kryesore. Por, ndryshe nga më parë, ta kanë gjetur një metod tjetër të të protestuarit… duke gatuar në rrugë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ata kanë postuar foto duke pjekur një derr në rrugë, ku janë shprehur se sot do të marrin vendime të rëndësishme se kush do ta presë atë.

“Pasdite siç e dini do të shpallen disa vendime të rëndësishme. Se kush do ta presë derrin dhe kush do t'i ndajë pjatat do ta zbuloni në adresën tonë speciale. Mos e humbisni'', shkruajnë studentët.

Protestat në Serbi, studentët bllokojnë rrugët… duke

Në foton e publikuar studentët janë mbledhur rreth një derri që po piqet dhe janë duke pritur në radhë për ta prerë dhe për të ngrënë. Për shkak të studentave të mëdha që kanë shpërthyer në Serbi, universitetet e vendit janë bllokuar, deri sa të pranohen kërkesat e tyre. Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB