Bota

Vijojnë protestat e studentëve në Serbi, kërkohet dorëheqja e Vuçiç

Protestës iu bashkuan edhe pedagogë dhe anëtarë të tjerë të stafit akademik.

I.F
Vijojnë protestat e studentëve në Serbi, kërkohet
Protesta në Serbi

BEOGRAD- Vazhdojnë protestast masive në Beograd, Serbi të organizuara nga studentët. Pak ditë pas protestës masive ku mbi 100,000 mijë persona morën pjesë, studentët janë organizuar sërish duke mbushur rrugët e Beogradit. Studentët e Fakultetit të Arteve bllokuan autostradën drejt Beogradit të Ri dhe më pas të gjithë rrethrrotullimin kryesor të kryeqytetit.

Me të mbërritur studentët, qarkullimi i automjeteve u ndërpre. Fakultetet e Vozhdovcit bllokuan pjesën drejt autostradës dhe pjesën tjetër drejt Beogradit të Ri, duke bllokuar kështu të gjithë kryqëzimin e Mostarit.

Studentët, të cilët shprehen se janë të zhgënjyer me qeverisjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç kërkuan dorëheqjen e tij si dhe shprehën revoltën ndaj korrupsionit qeveritar. Ata brohoritën “Të gjithë në bllokada” dhe u shprehën se nuk do të hiqnin dorë nga përmbushja e kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve pas shkatërrimit të një stacioni hekurudhor të rindërtuar në Novi Sad.

“Ejani në Mostar, nëse keni guxim”, ishte motoja e protestës së tyre e njoftuar prej disa ditësh për këtë të premte. Protestës iu bashkuan edhe pedagogë dhe anëtarë të tjerë të stafit akademik. /ZËRI

Poll

MOS HUMB