Bota

Zjarret në Los Angeles, Biden: Qyteti është kthyer si një zonë lufte

Po ashtu Biden denoncoi në të njëjtën kohë ata që përhapin lajme të rreme dhe kërkojnë të përfitojnë nga dezinformatat rreth katastrofës.

I.F
Zjarret në Los Angeles, Biden: Qyteti është kthyer si një
Joe Biden

LOS ANGELES- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha se Los Angeles duket si një zonë lufte për shkak të zjarreve shkatërruese. Biden gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë për zjarret shkatërruese denoncoi amerikanët që grabisin banesat e braktisura, duke iu bërë thirrje të mos përfitojnë nga kjo fatkeqësi natyrore.

"Më dukej sikur isha në një zonë lufte, me bombardime. Ka prova që banesat e braktisura po grabiten, unë denoncoj këtë krim dhe iu bëj thirrje qytetarëve të mos përfitojnë nga kjo fatkeqësi natyrore”, tha Biden. Po ashtu Biden denoncoi në të njëjtën kohë ata që përhapin lajme të rreme dhe kërkojnë të përfitojnë nga dezinformatat rreth katastrofës.

Dhjetë persona kanë humbur jetën nga zjarret ndërsa mijëra hektarë dhe shtëpi janë bërë hi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se nuk flakët nuk do të shuhen nëse nuk ndryshon moti. Mirëpo, në mes të gjithë kësaj situate tragjike kishte edhe nga ata që plaçkitën rrënojat dhe shtëpitë e braktisura. Autorët hyjnë në shtëpi dhe grabisin gjithçka gjejnë përpara. Në fakt, siç është bërë e ditur, deri dje ishin bërë 20 arrestime nga autoritetet, por autorët janë shumë më tepër. Autoritetet shpallën një shtetrrethim për të kontrolluar plaçkitjen. /ZËRI

Poll

MOS HUMB