Qytetërim

Shtëpitë e Dua Lipës dhe Bebe Rexhës përfshihen nga zjarret në Los Angeles

Këngëtarja përmes një postimi në Instagram rrëfen se ajri është i ndotur dhe i bën thirrje fansave të tregojnë kujdes.

I.F
Shtëpitë e Dua Lipës dhe Bebe Rexhës përfshihen nga
Los Angeles

KALIFORNIA- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj gjendjen ne qytetin e dytë më të madhë në SHBA, Los Angeles pas zjarreve masive që janë aktivizuar në vend. Këngëtarja përmes një postimi në Instagram rrëfen se ajri është i ndotur dhe i bën thirrje fansave të tregojnë kujdes.

“Ajri i LA sot: I trashë sa mund të pritet me thikë dhe mban erë sikur jetojmë brenda një oxhaku,” shkroi 35-vjeçarja, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi ku shfaqej me maskë, një masë e domosdoshme për t’u mbrojtur nga ndotja e ajrit.

Shtëpitë e Dua Lipës dhe Bebe Rexhës përfshihen nga

Artistja gjithashtu iu drejtua shqetësimeve të ndjekësve për gjendjen e saj dhe të shtëpisë së saj në Los Angeles, duke rrëfyer se ka hasur vështirësi gjatë natës, por është mirë.

“Mbrëmë më duhej të flija në divan. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë. Unë jam mirë. Faleminderit që u interesuat për mua”, tha ajo në një tjetër postim.

Shtëpitë e Dua Lipës dhe Bebe Rexhës përfshihen nga

Po ashtu edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa është detyruar të largohet nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive që janë përhapur në Pacific Palisades dhe Hollyëood Hills. Këngëtarja së bashku me disa yje të tjerë britanikë si James Bourne nga Busted, Mark Oëen nga Take That dhe Liam 'Gatsby' Blackwell nga TOWIE, u detyruan të evakuonin shtëpitë e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, këngëtarja iu kërkon fansave të saj të bëjnë kujdes.

“Disa ditë shkatërruese dhe të frikshme në LA. Mendimet e mia janë me të gjithë miqtë e mi dhe njerëzit e qytetit që duhej të evakuonin shtëpitë e tyre. Do të ndaj disa faqe për këdo që dëshiron të ndihmojë dhe të dhurojë ndihma për strehimoret që aktualisht po strehojnë shumë njerëz të zhvendosur. Unë jam e sigurt dhe u largova nga qyteti. Dërgoj dashuri për të gjithë ata që po kalojnë kohë të vështirë, qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”, tha Dua Lipa.

Shtëpitë e Dua Lipës dhe Bebe Rexhës përfshihen nga

Po ashtu edhe shtëpia e Rihannës në Los Angeles u dogj për shkiak të zjarreve masive në që goditën qytetin. Edhe fituesi i çmimit Oscar, Mel Gibson tha se shtëpia e tij në Malibu u dogj. Gibson tha se jetoi në atë shtëpi për 15 vite, por çdo gjë e tij u shkatërrua. Deri më tani 10 viktima janë shënuar nga zjarret masive, ndërsa mbi 2 mijë ndërtesa janë djegur. Autoritetet lajmërojnë banorët të bëjnë kujdes dhe të mbajnë maska për shkak të nivelit të toksicitetit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB