Bota

Zjarret në Los Angeles, kush janë të famshmit që humbën shtëpitë e tyre

Më shumë se 1000 struktura janë shkatërruar ndërsa gjashtë vatra të mëdha janë ndezur brenda qytetit, i cili ka djegur vilat e aktorëve.

I.F
Zjarret në Los Angeles, kush janë të famshmit që humbën
Paris Hilton

LOS ANGELES- Paris Hilton, Billy Crystal dhe Adam Brody janë ndër personazhet e famshëm që kanë humbur shtëpitë në zjarret vdekjeprurëse që shpërthyen në zonën e Los Anxhelosit. Më shumë se 1000 struktura janë shkatërruar ndërsa gjashtë vatra të mëdha janë ndezur brenda qytetit, i cili ka djegur vilat e aktorëve.

Disa nga shkatërrimet më të rënda ishin në zonën piktoreske të Palisades të Paqësorit, ku për shkak të erës së fuqishme që përhapi flakët qindra hektarë janë djegur. Disa lagje në kodrat përballë maleve të Santa Monica dhe që zbresin në plazhet përgjatë Oqeanit Paqësor, u shndërruan në hi. Aktori James Woods, i cili luajti në filma duke përfshirë Nixon dhe Casino, shpërtheu në lot gjatë një interviste për CNN, teksa tha se vila e tij në Palisades u shkrumbua.

Zjarret në Los Angeles, kush janë të famshmit që humbën

“Një ditë je duke notuar në pishinë dhe të nesërmen ikën gjithçka”, tha ai.

Aktori Billy Crystal tha në një deklaratë se ai dhe gruaja e tij Janice ishin "zemërthyer" nga humbja e shtëpisë së tyre në Pacific Palisades ku ata kishin jetuar që nga viti 1979.

Zjarret në Los Angeles, kush janë të famshmit që humbën

"Ne i rritëm fëmijët dhe nipërit tanë këtu. Çdo centimetër i shtëpisë sonë ishte i mbushur me dashuri, kujtime të bukura që nuk mund të hiqen. Natyrisht, ne jemi të thyer, por me dashurinë e fëmijëve dhe miqve tanë do ta kalojmë këtë”, tha ai.

Po ashtu edhe Paris Hilton tha se kishte humbur shtëpinë e saj në Malibu.

“Të ulesh me familjen time, të shikosh lajmet dhe të shohësh shtëpinë tonë në Malibu të djegur plotësisht në TV live është diçka që askush nuk duhet ta përjetojë kurrë. Kjo shtëpi është vendi ku kemi ndërtuar kaq shumë kujtime të çmuara... Zemra dhe lutjet e mia janë për çdo familje të prekur nga këto zjarre”, tha ajo.

Zjarret në Los Angeles, kush janë të famshmit që humbën

Një shtëpi që thuhet se i përkiste Brody, i cili luan në shfaqjen e suksesshme të Netflix, Nobody Wants This, dhe gruas së yllit të Gossip Girl, Leighton Meester, u shkatërrua gjithashtu.

Zjarret në Los Angeles, kush janë të famshmit që humbën

Yjet e “The Hills”, Spencer Pratt dhe Heidi Montag, të cilët janë të martuar, humbën gjithashtu shtëpinë e tyre nga flakët.

“Po shikoj shtëpinë tonë të digjet në kamerat e sigurisë. Shtëpia jonë u dogj, por ne mundëm të dilnim në kohë, por mua më dhemb shtëpia që humba, por ne jemi të sigurt dhe kjo është më e rëndësishmja dhe Spencer është pranë meje”, tha Montag.

Zjarret në Los Angeles, kush janë të famshmit që humbën

Aktorja dhe këngëtarja Mandy Moore postoi një video teksa shtëpia e saj po digjej dhe ajo u evakuua nga shërbimet e emergjencës.

"Mirënjohëse për familjen time dhe kafshët shtëpiake që dolën mbrëmë para se të ishte vonë dhe mirënjohje të pafund për miqtë që na pranuan dhe na sollën rroba dhe batanije. Sinqerisht, jam në shok dhe ndihem e mpirë për të gjithë ata që kanë humbur, duke përfshirë familjen time. Shkolla e fëmijëve të mi është zhdukur. Restorantet tona të preferuara, janë dejegur. Shumë miq kanë humbur gjithashtu gjithçka. Komuniteti ynë është shkatërruar, por ne do të jemi këtu për të rindërtuar së bashku", tha Moore.

Zjarret në Los Angeles, kush janë të famshmit që humbën

Prezantuesja televizive Ricki Lake u tha ndjekësve se kishte humbur "shtëpinë e saj të ëndrrave", duke shtuar. Aktorët Sir Anthony Hopkins, John Goodman, Anna Faris dhe Cary Elwes gjithashtu thuhet se humbën shtëpitë e tyre. Miles Teller, më i njohur për rolin e tij në Top Gun: Maverick, dhe gruaja e tij, Keleigh Sperry, thuhet se humbën shtëpinë e tyre në Palisades Paqësor.

Zjarret në Los Angeles, kush janë të famshmit që humbën

Duke postuar në Instagram, Sperry ndau një foto të zjarreve dhe një emoji me zemër të thyer.

Ajo u bëri thirrje njerëzve që të linin tasa me ujë për kafshët e mbetura pas evakuimit të shtëpive të tyre. Yje të tjerë që u detyruan të largohen janë aktorët e Star Wars, Mark Hamill dhe aktori i Schitt's Creek, Eugene Levy. Në një postim në Instagram, Hamill e quajti zjarrin "më të tmerrshëm" që nga viti 1993, kur u dogjën 18,000 hektarë, duke shkatërruar 323 shtëpi në Malibu.

Zjarret në Los Angeles, kush janë të famshmit që humbën

Aktori Cameron Mathison ndau gjithashtu një video të shtëpisë së tij të kthyer në rrënoja të djegura. "Ne jemi të sigurt. Por kjo është ajo që ka mbetur nga shtëpia jonë e bukur", ka shkruar ai.

Këngëtarja legjendare Diane Warren, e cila kompozoi hite klasike, duke përfshirë If I Could Turn Back Time dhe I Don't Want to Miss a Thing, humbi gjithashtu shtëpinë e saj. Ajo postoi një foto të plazhit pranë shtëpisë së saj, duke thënë se prona që ajo kishte për gati tre dekada ishte zhdukur. Aktori Steve Guttenberg, i njohur për Police Academy qëndroi për të ndihmuar zjarrfikësit duke lëvizur makinat për të hapur rrugën për kamionët e zjarrfikësve në hyrje. Ai u kërkoi banorëve të tjerë të Paqësorit që të linin çelësat në makinat e tyre të braktisura në mënyrë që të mund të zhvendoseshin.

Zjarret në Los Angeles, kush janë të famshmit që humbën

Ndërkohë, shkolla e mesme Palisades Charter- e përdorur në klasikun horror Carrie të vitit 1976- është shkatërruar. Nominimet për Oscar janë shtyrë me dy ditë për shkak të zjarreve dhe ngjarje të tjera të mbushura me yje u anuluan gjithashtu. Premierat e filmave për Unstoppable, Better Man dhe Wolfman janë anuluar, si dhe ceremonia live e Screen Actors Guild Awards, ndërsa ngjarja e nominimeve për Oscar u shty. Ndërkohë, një flakë e re shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës, në Kodrat e Hollivudit, pranë vendit ku në shpatin e kodrës shtrihet shenja e famshme botërore e Hollivudit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB