Bota

VIDEO- Beogradi “zien” nga protestat e studenteve, makina futet mes turmës dhe plagos dy prej tyre

Ajo është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

I.F
VIDEO- Beogradi “zien” nga protestat e studenteve, makina futet mes
Momenti i përplasjes

BEOGRAD- Në të gjithë Serbinë mijëra qytetarë mbajtën një grevë të përgjithshme, e cila u organizua nga studentët, të cilët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet. Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Sipas mediave serbe, një makinë goditi një grup qytetarësh, ku mbeti e plagosur një vajzë në Novi Beograd. Ajo është dërguar në spital për trajtim mjekësor.


Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se është arrestuar shoferja e cila me makinë ka goditur vajzën gjatë protestës. Më pas, me urdhër të autoriteteve serbe, M.S, 25 vjeçe, është dërguar në paraburgim për 48 orë për shkak të dyshimeve se ajo ka kryer veprën “vrasje e rëndë në tentativë”.

Greva e përgjithshme ose “mosbindja e përgjithshme civile”, siç e quajnë studentët ndryshe, nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe të çdo aktiviteti tjetër të përditshëm, si: shkuarja në dyqane apo restorante, kinema, etj. Autoritetet në Serbi pretendojnë se në organizimin e protestave të studentëve janë të përfshira shërbimet e huaja të inteligjencës dhe se mes studentëve ka “mercenarë të huaj”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB