
SHBA- Donald Trump është vetëm në javën e parë të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, por duket se e ka një plan për një mandat më afatgjatë. Tashmë lëvizjet e ligjvënësve republikanë dhe mbështetësve të tij kanë filluar në mënyrë që Trump të ketë një mandat të tretë pas 4 viteve.
Në amendamentin e 22-të, në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shkruar shumë qartë se presidenti nuk ka të drejtë për më shumë se dy mandate në zyrën ovale, por kongresmeni Andy Ogles nga Tenesi dëshiron të rishikojë dhe ndryshojë tekstin e Kushtetutës. Republikani nuk e ka lënë me kaq por ka dorëzuar zyrtarisht edhe një kërkesë për diskutim.
Në arsyetimin e propozimit të tij kongresmeni shkruan se: Trump ka dëshmuar se është i vetmi politikan në historinë moderne që ka aftësinë të kthejë mbrapsht shkatërrimin dhe rrënimin e kombit tonë dhe është gjithashtu i vetmi që mund t'i rikthejë madhështinë Amerikës. Është e rëndësishme që t'i japim Presidentit Trump çdo mundësi, dhe jo vetëm kohë, për të kthyer pasojat katastrofike të administratës Biden.
Çfarë thotë amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA?
Amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA-së është i qartë dhe i paqartë për sa i përket kohëzgjatjes së presidencës dhe gjithashtu mandateve të presidentëve amerikanë. Amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA u propozua në 1947 dhe u ratifikua në 1951. Për shkak të këtij ndryshimi të veçantë, Franklin Roosevelt nuk u zgjodh për herë të 5-të si President i vendit, pasi kishte shërbyer katër mandate, në 1932, 1936, 1940 dhe 1944. Deri më sot, Franklin Roosevelt është i vetmi president që ka shërbyer më shumë se dy mandate në detyrë. Ai u nda nga jeta 90 ditë pas fitores së katërt elektorale.
Si reagoi Trump ndaj kësaj mundësie?
Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk është shprehur dhe nuk ka reaguar në lidhje me këtë propozim konkret. Megjithatë, Donald Trump është shprehur pozitivisht ndaj këtij propozimi disa herë në 8 vitet e fundit. Nëntorin e kaluar, pak pas fitores së tij në zgjedhje, ai i tha një grupi republikanësh në Mar a Lago: Unë ndoshta nuk do të kandidoj më nëse ju nuk vendosni ndryshe...
Deri më sot, kjo është një frazë që ai nuk e mohoi kurrë./ZËRI